Nuk është në planet e Mourinhos, mesfushori i Realit përfundon në orbitën e Galatasarayt

22/09/2026 13:21

Galatasaray ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit dhe në krye të listës së dëshirave të klubit turk është një emër i madh: Eduardo Camavinga.

Mesfushori francez i Real Madridit është kthyer në objektivin kryesor të Galatasaray, që synon të tentojë transferimin e tij në merkaton e janarit.

Sipas gazetës turke Fanatik, Camavinga është përparësia absolute e klubit dhe drejtuesit e Galatasarayt po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi.

Klubi turk do të përpiqet të bindë Real Madridin për ta lënë francezin të largohet përkohësisht, por operacioni duket i komplikuar.

Camavinga, sipas raportimeve të mëparshme, nuk po e konsideron largimin nga Real Madridi në këtë moment. Francezi dëshiron të vazhdojë aventurën në Madrid dhe nuk ka dhënë sinjale se po kërkon një ndryshim skuadre.

Megjithatë, Galatasaray nuk heq dorë dhe e ka vendosur 23-vjeçarin në krye të listës së objektivave për merkaton e dimrit.

Top Channel