Debati për koncesionin e aeroportit të Vlorës u zhvendos mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën.

Ylli Manjani dhe Arion Sulo diskutuan për ndryshimin e strukturës së aksionerëve të konsorciumit, largimin e partnerit turk dhe rolin e autoritetit kontraktor në këtë proces.

Debati u përqendrua te pyetja nëse ndryshimet në kontratë përbëjnë shkelje ligjore apo mund të konsiderohen korrupsion.

Pjesë nga debati:

Ylli Manjani: Më thuaj çfarë di unë, a kupton?

Arion Sulo: Zoti Pacolli kishte 48 për qind të aksioneve, mori dhe 40 për qind të turqve, të cilët diheshin që do iknin dhe ky është problemi i parë korruptiv i autoritetit kontraktor që ishte Ministria e Infrastrukurës dhe Energjitikës,

Ylli Manjani: Pse ishte korruptiv?

Arion Sulo: Sepse, ti e di shumë mirë si jurist.

Ylli Manjani: Unë nuk e di tani ça di unë. Pse ishte thuaje ti. Se ça di unë, e them unë.

Arion Sulo: Është retorike o burrë, duro, mos ndërhy për çdo gjë. Është ekspertiza se tenderi u fitua nga konsorciumi sepse turqit kishin ekspertizë në ndërtimin e aeroporteve dhe menaxhimin e ndërtimeve të tyre. Nuk e kishte asnjë kompani shqiptare. Dhe kur ikën ata, zonja Balluku duhet të bënte prapë tender.

Ylli Manjani: Me të thënë?

Arion Sulo: Me ligj

Ylli Manjani: Ku e ke? Cilin ligj?

Arion Sulo: Hape aty e ke. Si ndërhyn, për çfarë po ndërhyn. Ligji i koncesioneve. Ikën një me ekspertizë, kriteret cilat janë, bie ekspertiza. Si u fut ky tjetri, si i la aksionet? Tani çfarë ndodh, Balluku në draft kontratë e ndryshon. E ndryshon që nuk duhet kjo ekspertizë e huaj dhe 98 për qind i kalojnë Pacollit, Mabeksit.

Grida Duma: Pra, nuk duhet të ketë më ekspertizë?

Anila Hoxha: Ishin tre që merrnin koncesion

Arion Sulo: Po pra, ndryshon kontrata. Kjo është shkelja e parë dhe është bërë qëllimisht

Ylli Manjani: Është shumë korrupsion, a ishin tre

Arion Sulo: Një sekondë

Ylli Manjani: Shpjegoje tamam

Arion Sulo: Ta tashë po nuk do t’a marrësh vesh

Ylli Manjani: Ishin tre ortakë, nuk po e thua

Arion Sulo: Si u shitën aksionet e turkut 4 mijë euro

Ylli Manjani: Kujt ia shiti?

Arion Sulo: Pacollit

Ylli Manjani: Dhe ku është korrupsioni këtu?

Arion Sulo: 4 mijë euro

Ylli Manjani: Ku është korrupsioni? Në tregun privat që shet aksione?

Arion Sulo: Zonja Balluku…

Ylli Manjani: Po ç’hy zonja Balluku këtu?

Arion Sulo: Se ishte ministre, ishte autoriteti kontraktor, nuk e zëvendësoi firmën me ekspertizë në menaxhimin e ndërtimit, se e thotë ligji i koncesioneve.

Ylli Manjani: Pse, se nuk e zëvendësoi është korrupsion?

Arion Sulo: Po, shkelje ligji

Ylli Manjani: Tani është shkelje ligji, jo korrupsion?

Arion Sulo: A është shkelje ligji apo jo?

Ylli Manjani: A është shkelje ligji apo korrupsion?

Arion Sulo: Shkelje ligji. Rri pra e dëgjo deri në fund se i di këto, nuk i thua qëllimisht. Mirë bën, nuk ka problem.

Top Channel