Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak orë më parë ka reaguar me anë të një postimi në “X” për masat e vendosura ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Në reagimin e tij, ai ka paralajmëruar shkarkim të menjëhershëm nga detyra për Hysenin, ndërsa në momentin që ai do të kthehet në Tiranë, do të zgjidhet dhe kreu i ri i SHISH.

Gjykata e Posaçme i caktoi masën “arrest me burg” dhe pezullim nga detyra, kryetarja e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në shkresë.

Top Channel