Detaje të reja mësohen nga dorëzimi te autoritetet shqiptare në kufi me Kosovën, i kryetares së SHISH, Vlora Hyseni.

Vlora Hyseni ka mbërritur në kufirin e Shqipërisë rreth orës 19:00, pasi është marrë nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës. Sipas verifikimeve të kryera nga policia, Hyseni gjatë ditës së sotme ndodhej në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë ditës së sotme Vlora Hyseni ka qenë në Prishtinë, por nuk ka njoftuar autoritetet për këtë. Në momentin kur ka mësuar se pala shqiptare ka kërkuar ndihmën e palës kosovare për kërkime nëse ishte në territorin e Kosovës apo jo Vlora Hyseni, atëherë ajo ka marrë kontakt me palën kosovare ka kërkuar që ta eksportojnë.

Pas përfundimit të vizitës, Hyseni është kthyer në Kosovë dhe, sipas të dhënave paraprake, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve kosovare për t’u eskortuar drejt pikës kufitare të Morinës, ku më pas është marrë nga autoritetet shqiptare.

Pas mbërritjes në Shqipëri, procedurat vijojnë sipas vendimit të autoriteteve kompetente.

Brenda ditës së sotme pritet që Hyseni të shkojë në banesën e saj, ku do t’i komunikohet masa përkatëse.

Ndërkohë, brenda 48 orëve pritet të zhvillohet seanca gjyqësore, gjatë së cilës do të vlerësohet masa e sigurisë.

Në këtë seancë pritet t’i komunikohet zyrtarisht masa e kërkuar nga autoritetet, ndërsa pala gjyqësore do të paraqesë edhe provat.

Top Channel