Kylian Mbappe ka qenë shumë pranë kalimit te Liverpool kur ishte ende pjesë e Monacos. Këtë prapaskenë e tregoi vetë kapiteni i kombëtares franceze në një intervistë për The Athletic.

Gjithçka ndodhi në vitin 2017 përpara se  Mbappe të vendoste të bashkohej me Paris Saint Germainin, siç konfirmoi disa muaj më vonë zv/presidenti i Monaco, VadimVasilyev,  edhe pse klubi i Principatës kishte arritur marrëveshjen me Realitn e Madridit për kalimin e sulmuesit në kryeqytetin spanjoll për 180 milionë euro. Ishte tentativa e parë e dështuar e Los Blancos

‘Ka ndodhur shumë kohë më parë, kur isha te Monaco. Duhej të merrja një vendim dhe isha shumë pranë kalimit te Liverpool-tregon Mbappe-nëna ime e admironte shumë Klopp dhe Liverpooli ishte destinacioni i saj i preferuar. Donte që të shkoja atje. Nuk e mora në konsideratë ofertën sepse doja të luaja në qytetin tim, Paris. Nuk doja të lija vendin tim derisa të rritesha edhe ca, por nëna ime gjithnjë më thoshte: ‘Liverpool, do të luash në Anfield, do të jetë çmenduri për ty’’.

Në intervistën e tij Mbappe pranoi se nëna e tij udhëtoi drejt Liverpool për të nisur bisedime me ‘The Reds’ dhe mbeti e mahnitur nga ajo që pa atje.

‘Shkoi te Liverpool dhe u dashurua-vijon rrëfimin e tij Mbappe-ndoqi disa ndeshje për të parë ambientin sepse donte të imagjinonte sesi të do të ishte për mua të luaja në atë stadium’

Edhe vetë futbollisti arriti të takohej me Klopp në atë kohë, por nuk u arrit në asnjë marrëveshje dhe kështu Mbappe në 2017 kaloi te Paris Saint Germain; u dha me huazim pa paguar asgjë në shkëmbim të pagesës së 180 milionë eurove në 2018. Pas 7 sezoneve në Paris, në vitin 2024 ai më në fund u transferua te Reali i Madridit.

Top Channel