“Vetëdeklarimi i Vlora Hysenit do zbardhë udhëtimin dhe dorëzimin e saj”, Hoxha në “Top Story”: Ka dyshime për nxjerrje të të dhënave sekrete

22/09/2026 21:56

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, gazetarja Anila Hoxha dha detaje rreth udhëtimin dhe dorëzimit të ish kreut të SHISH, Vlora Hysenit.

Hoxha tha se dyshohet se pas arrestimit të Ergys Agasit dhe sekuestrimit të telefonit të tij, janë gjetur biseda me Vlora Hysenin dhe Embro Sulejmanin gjatë kohës që Agasi ishte në kërkim.

Më tej ajo shpjegoi se ka edhe dyshime se shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluçi provat sekrete që duhej t’ia kalonte SPAK, ja ka kaluar Agasit.

“Vetëdeklarimi i saj do të tregojë si ka ndodhur udhëtimi, si ka mbërritur në Kosovë dhe vetë dorëzimi

Përse procedurialisht duhet të trokiste policia në shtëpinë e Vlora Hysenit kur dihej nga sistemi tims që kreu i SHISH nuk ndodhej në shtëpi. Disa veprime hetimore nuk lënë shteg që të kryesh veprime të tjera kur e ke provën.

Kur një Prokurori Speciale me superfuqi i ka të gjitha njoftimet me një klik

Vepra penale që gjyqtarja Flojera Davidhi që në 2025 shpalli masa të tjera sigurie për zyrtarë të AKSHIT, biznesmenë, ish drejtues policie u dha për Vlora Hysenin dhe 2 persona të tjerë.

Me administrimin e disa provave të tjera, prova dixhitale, ose bisedat në telefona në muajin gusht gjatë arrestimit të Ergys Agasit gjasat do të jenë që do te jenë persona të tjerë që do të jenë në vështirësi përpara gjykatës.

Në këtë rrethanë të vështirë me 2 vepra penale, dhënie ndihme autorit dhe nxjerrja e akteve sekrete është edhe ish kreu i SHISH, për të cilën pretendohet se në telefonin e Agasit ka biseda me Vlora Hysenin dhe Embro Sulejmanin kur ishte Agasi në kërkim. Këto të dhëna ka dyshime nga SPAK, janë në vazhdën e komunikimeve kur Agasi ishte në kërkim.

Për Emrbo Sulejmanin dyshohet se ka përkrahur Ergys Agasin, ky shtetas dyshohet kur Agasi porosiste ushqime dhe kërkonte ndihma të tjera, Embro punonte si kryekamarier e ka asistuar Agasin me ushqime.

Në aspektin jo zyrtar, shumë i klasifikaur me një vendim gjyqësor që e ndalon të publikohet SPAK dyshon se Agasi fshihej në një zonë në qytetin e Durrësit, në zonën e njohur si vilat qeveritare.

Ndërkohë ka dyshime se gjatë një ekspertimi të laboratorit shkencor kur SPAK do ia kalonte këto të dhëna prokurorisë, këto të dhëna sekrete Fatjon Kalluçi, shefi i laboratorit shkencor të policisë, ia ka kaluar Agasit.

Ndërsa versioni zyrtar është që këto hetime janë në vazhdën e hetimeve të 2025 që kanë lidhje me dosjen e AKSHIT.

Për Prodën ende nuk ka një status të caktuar”, tha Hoxhaj.

Top Channel