“Nuk ka një kohezion”/ Çështja e Veliajt, analisti Curri në “Top Story”: Kushtetuesja i bie gozhdës, Gjykata e Lartë patkoit

21/09/2026 21:35

Analisti Arjan Curri foli në “Top Story” për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, qëndrimet e ndryshme mes Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë.

Ai u shpreh se shteti nuk është në një kohezion, duke shtuar se “Gjykata Kushtuese i bie gozhdës, ndërsa Gjykata e Lartë i bie patkoit”.

“Bashkia është bërë më e ashpër tani që Veliaj nuk është, sepse kur ai ishte i lirë ishte i butë herë pas here. Me sa duket e dinë që edhe një vit kanë dhe duan të përfitojnë sa më shumë.

Unë e shikoj si një përplasje interesash pushtetesh, të bëj në qasje sempliste, Kushtetuesja e zëmë se është e Veliajt, le të themi se Gjykata e Lartë është e Ramës meqë e la në burg, këtu do të shohim që këtu shteti ynë nuk ka një kohezion. Gjykata Kushtuese i bie gozhdës, ndërsa Gjykata e Lartë i bie patkoit.

Të Kushtetueses thonë që këta të Gjykatës së Lartë nuk dinë, qëllimi është që të gjithë luftojnë të gjithë. E keni keni parë mbledhjet e KLGJ që flasin si laca lagjes, e njëjta ndodh edhe në KLP por pak më të kulturuar. Veliajt kur t’i mbarojë mandati do ta ketë më të lehtë të dalë nga burgu”, u shpreh Curri.

Top Channel