Ashpërsohen polemikat në Spanjë mes Realit të Madridit dhe presidentit të La Liga, Javier Tebas.

Ky i fundit në orët e fundit kritikoi ashpër ankesat e klubit merenges për arbitrat pas humbjes në derbin e së dielës me Atletico Madrid.

‘Të pretendosh se arbitrat e kanë me Realin e Madridit do të thotë se jeton në një galaksi tjetër-kishte deklaruar ndër të tjerat Tebas që i konsideronte ato pretendime të Los Blancos si mjet për të mbuluar lojën e skuadrës në fushën e lojës.

Padyshim që nuk mund të mungonte reagimi i Realit të Madridit që doli me një komunikatë për shtyp duke ngritur akuza ndaj kreut aktual të La Liga. Në komunikatën e tij, klubi madrilen flet për një obsesion të Tebas kundrejt një klubi duke i përkufizuar deklaratat e tij të rënda, të pakuptueshme dhe të padenja për një drejtues organizmi.

‘Mendojmë se La Liga ka nevojë urgjente për një lider të aftë  që të menaxhojë dhe të vlerësojë plotësisht potencialin duke respektuar në të njëjtën kohë detyrën thelbësore të neutralitetit-lexohet në komunikatën e Realit të Madridit që nënvizoi gjithashtu sesi sjellja e Tebas dëmtom imazhin e futbollit spanjoll.

Top Channel