Zelensky njofton marrëveshjen e re për dronët, Ukraina kërkon të forcojë mbrojtjen ndaj Rusisë

22/09/2026 13:23

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se një marrëveshje e re për dronët është gati për t’u nënshkruar, ndërsa Ukraina kërkon të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në luftën me Rusinë.

Zelensky, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se gjatë vizitës do të zhvillojë rreth 20 takime me zyrtarë amerikanë, liderë evropianë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive amerikane.

Ai nuk bëri të ditur se cilat vende do të jenë pjesë e marrëveshjes për dronët.

Presidenti ukrainas theksoi se prioritetet e Kievit janë afrimi i paqes dhe mbrojtja e popullsisë, ndërsa njoftoi se Ukraina do të paraqesë propozime për sigurinë dhe masa për uljen e tensioneve.

Në fokus të bisedimeve do të jetë gjithashtu forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe sigurimi i financimit të nevojshëm nga partnerët ndërkombëtarë.

Top Channel