E mërkurë, 21 Mars 2018
16:03
Gaz Paja bëhet pjesë e nismës “Dhuro kohë, rrëmbe buzëqeshje”

“Dhuro kohë, rrëmbe buzëqeshje” vijon…

15:35
Cindy Crawford bëhet nostalgjike

Duket se dimri dhe temperaturat e ftohta që e karakterizojnë, nuk janë të preferuarat e saj.

15:19
Zhvishet Belen Rodriguez

Disa ditë më parë u shfaq me bikini, ndërkohë sot nuk ka duruar më dhe është zhveshur plotësisht.

15:19
Përmbytja e Shkodrës, Ademi: Të shpallet emergjenca civile e pjesshme

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë në një lidhje direkte për Top Channel se duhet të shpallet menjëherë gjendja e pjesshme e emergjencës për përmbytjet në Shkodër. Ajo thotë se numri i familjeve në nevojë sa vjen dhe rritet.

15:06
Beyonce dhe Jay Z kapen “mat” në Xhamajka

“OTR II” është projekti më i ri muzikor i divës së muzikës, Beyonce, i cili vjen në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, rreperin Jay Z.

14:55
Roli i Britanisë në Ballkan; Përse Boris Johnson është kthyer në Pro-BE

Roli që Britania po merr në afrimin e vendeve të Ballkanit me BE-në vazhdon të ngjallë interesin e opinionistëve britanikë, të fokusuar këtë herë jo më tek Theresa May, por tek sekretari i saj i jashtëm, Boris Johnson.

14:51
Kylie Jenner dhe Travis Scott “braktisin” vajzën e tyre

Janë bërë prindër rreth dy muaj më parë, dhe për këtë arsye nuk kanë pasur mjaft kohë për të kaluar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

14:42
Kombëtarja kontroll të enjten; Lojtarët në stërvitje, Berisha në gjendje jo të mirë

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjen nën urdhrat e Panuccit më e kompletuar se ditën e parë. Elseid Hysaj i është bashkuar skuadrës sëbashku me Berat Gjimshitin, ndërkohë që Etrit Berisha, jo në gjendje optimale vazhdon stërvitjen i diferencuar.

14:42
Kokaina/Xhafaj-prokurorisë: Thërrisni Bashën dhe Berishën. Kreu i PD: Akt i dënueshëm

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kërkoi drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për të dhënë informacione si persona që kanë dijeni lidhur me 613 kg kokainë që u kapën në Durrës.

14:39
Martohet krimineli më i bukur në botë?

Jeremy Meeks, aktualisht cilësohet si një ndër meshkujt më të bukur në botë, por e kaluara e tij ka qenë jo fort e mirë.

14:32
U mbollën 100 mijë pemë, Veliaj: Aksioni vijon edhe më tej

Në ditën botërore të pyjeve, Bashkia e Tiranës mbolli pemën e njëqindmijtë madje e kaloi këtë shifër me 800 peme më shumë të cilat u mbollën në zonën e Bathores.

14:30
Minatorët mësyjnë qeverinë, kërkojnë miratimin e statusit

Pas dy mësymjesh në drejtim të derës së kryeministrisë, zyrtarë të Këshillit të Ministrave dolën për të takuar minatorët, që protestonin prej gati dy orësh, për të biseduar me qeverinë për hartimin e një statusi të veçantë.

14:30
Justin Bieber me siguri do të pendohet pasi të shohë këtë foto

Chantel Jeffries, është ish e dashura e këngëtarit Justin Bieber.

14:26
Stuhia shkatërron serat në Urën Vajgurore, era hedh në tokë të mbjellat

Moti i keq me stuhi ere ka shkatërruar serat në shume fshatra të Urës Vajgurore. Qindra hektarë me sera dhe të mbjella janë dëmtuar gjatë këtyre ditëve.

14:16
Plastika kërcënon oqeanet, paralajmërimi britanik: Të investojmë te ujërat e detit

Sasia e plastikes në oqeane brenda një dekade mund të trefishohet nëse nuk merren masa për frenimin e fenomenit. Një raport i qeverisë britanike tregon se plastika, nuk është e keqja e vetme me të cilën përballet detet e botës, të cilët i kërcënon edhe rritja e nivelit, ngrohja e oqeaneve dhe ndotja.

14:12
Gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Hahn: Kjo sjellje nuk ka vend në demokraci

Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dënon fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës, duke thënë se një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci.

14:12
Weinstein mbush 66 vjeç, aktorja e uron me fjalë fyese

Ndërkohë që kompania e Weinstein ka shpallur falimentin, pronari i saj Harvey Weinstein ka festuar 66 vjetorin e tij të lindjes.

14:04
BE, tre kushte Shqipërisë për fondet e bujqësisë: Thjeshtoni aplikimet

Edhe pak ditë zgjat koha për aplikimin e fermreëve që duan të përfitojnë fonde subvencion nga shteti.

14:03
E ardhmja?! Griezmann: E vendos para botërorit

Antoinne Griezmann nuk dëshiron të shkojë në Botërorin e Rusisë me hijet e dyshimit për të ardhmen e tij.

13:59
Meghan Markle zbulon detaje të reja nga dasma me Princ Harry

Në 19 maj do të organizohet një nga evenimentet më të mëdha të vitit, që është dasma e princ Harry me Meghan Markle.

13:59
Bisedimet me Trump, Koreja e Veriut: Vendimi, jo nga sanksionet

Vetëbesimi e jo sanksionet na çuan të kërkonim bisedime me Korenë e Jugut dhe SHBA. Ky është qëndrimi i regjimit të Koresë së Veriut, i shprehur përmes një editoriali në median shtetërore KCNA.

13:55
Facebook Gate, Kogan: Unë, kokë turku!

“Më përdorin si kokë turku, si Facebook edhe Cambridge Analytica, por e vërteta është që të gjithë dinin gjithçka dhe të gjithë “besohej të vepronim në mënyrë perfekte të duhurën”, nga ana ligjore.

13:51
Paris, transport falas për të ulur ndotjen e ajrit

Kryebashkiakia e Parisit kërkon ta bëjë falas të gjithë transportin publik, në një përpjekje për të reduktuar ndotjen e ajrit, por përballet me kundërshtinë e ashpër të kreut të autoritetit rajonal të transportit, që pretendon se ky hap do të godasë taksapaguesit.

13:50
Ariana Grande shtatzëne?

Është vetëm 24-vjeçe dhe aktualisht është një ndër këngëtaret më të mira, por duket se tashmë do të bëhet edhe nënë për herë të parë.

13:47
Bashkëthemeluesi i WhatsApp: Është ora të fshijmë Facebook

Përveç institucioneve amerikane dhe europiane, mbi Facebook nis beteja dhe e miqve të tij, i biznesmenëve që falë Mark Zuckerberg janë pasuruar.

13:41
Reshjet e shiut, bllokohet përkohësisht rruga pranë Viroit

Reshjet e shiut kanë bllokuar përkohësisht gjatë orëve të mëngjesit aksin nacional pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër.

13:27
Ronaldinho, si Romario dhe Bebeto, nga futbolli në politikë

Nga futbolli në politikë, kjo është rruga që ka vendosur të përshkojë Ronaldinho duke ndjekur gjurmët e 2 kampionëve të tjerë brazilianë Romario dhe Bebeto.

13:24
Falimentojnë pronarët e Milanit?

Kredibiliteti i pronësisë kineze të Milanit merr një tjetër goditje. Gjykata e Shenzhenit deklaroi falimentimin e ‘Jie Ande’, kompania e përkufizuar si kasaforta e Yonghong Li, pronari dhe presidenti i klubit kuqezi.

13:18
VV hedh serish gaz lotsjellës, Kuvendi boshatiset për herë të dytë

Kuvendi i Kosovës u rimblodh paraditen e sotme për seancën e demarkacionit, e cila nuk arriti të përfundonte një ditë më parë pavarësisht se zgjati për orë të tëra deri në mbrëmje vonë. Por ndërsa pritej që të niste votimi, deputetë të lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotsjellës duke i detyruar deputetët e tjerë që të dalin nga salla.

13:17
NBA, Houston ndal vrullin e Portland

Houston frenon Portland Trailblazers në ndeshjen e radhës së NBA. Në Moda Center, skuadra teksane fitoi ndaj vendasve të Portland 115-11 duke ndërprerë serinë e 13 fitoreve radhazi të kësaj skuadre.

13:13
Ilir Gjyla në pankinën e Lushnjës

Ilir Gjyla është trajneri i ri i Lushnjës. Presidenti i skuadrës e njëkohësisht kryebashkiaku i qytetit, Fatos Tushe ka bërë prezantimin e teknikut ku theksoi se Gjyla do të drejtojë skuadrën e Lushnjës, jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit aktual, por edhe atë të ardhshëm që kjo skuadër do ta luajë në Kategorinë e Parë.

13:13
Ish kryeministri Berisha takohet me ambasadorin e SHBA Donald Lu

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar sot me ambasadorin e SHBA Donald Lu.

13:04
Letra e Xhafajt, Basha: Akt i dënueshëm, të gjurmohen Olsi Rama dhe Agron Xhafa

Akt i dënueshëm e quan kreu i PD-së, Lulzim Basha letrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për prokurorinë, ku i kërkon të thirren vetë kreu i PD-së dhe deputeti Sali Berisha.

13:02
“Përkthimi” i Bashës për raportin e FMN-së: PPP, vjedhje e parave të shqiptarëve

Rilindja Urbane ka qenë shpërdorim i madh i parave të shqiptarëve pa asnjë përfitim, thotë kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat.

12:46
Paratë e PD-së, Balla: KQZ dështoi, të hetojë prokuroria

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbardhi paratë e PD-së, socialisti Taulant Balla thotë se së shpejti do të ketë ndryshime ligjore për transparencën e financimeve të partive.

12:42
Qitje me armë në varrezat e fshatit, qëllojnë mbi policinë kur largohen

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve.

12:16
Festa e Muxhahedinëve, në Tiranë me opozitarët iranianë edhe Giulani

Festën e Sultan Novruzit, apo praktikisht Vitin e Ri iranian, opozita iraniane në mërgim e kremtoi në Tiranë, me një mbledhje madhështore të mijëra pjesëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve MEK.

12:10
Përmbytjet në Shkodër, bashkë me ujin dhe peshqit në rrugë

Sërish në NënShkodër dhe lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ka pasur rritje të nivelit të ujit.

11:39
Gjysmëfinalet e Kupës, përcaktohen çiftet

Është hedhur sot shorti për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku katër ekipet gjysmëfinaliste Skënderbeu, Flamurtari, Laçi dhe Kukësi kanë mësuar verdiktet e tij.

11:30
SHBA, ekzekutohet bombëvënësi në Austin

Njeriu që terrorizoi Austin në Teksas me vendosjen e disa bombave vdekjeprurëse është vrare nga policia. I dyshuari u qëllua pasi ka qenë duke vendosur një tjetër eksploziv, këtë herë pranë një rruge ndërshtetërore.

11:21
Meta: Shkollimi dhe edukimi i rinisë, investimi më i madh për shoqërinë

Investimi më i madh për shoqërinë është shkollimi dhe edukimi i rinisë, është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racor.

11:19
Skandali i Facebook, pas tij fshihet Steve Bannon

Arkitekti i skandalit për vjedhjen e të dhënave personale të Facebook është ish-kryestrategu i Donald Trump, Steve Bannon.

11:12
Izraeli e pranon, në 2007 sulmoi reaktorin bërthamor në Siri

Ushtria izraelite pranoi zyrtarisht se në vitin 2007 kishte shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor në Siri. Ajo tha se ofensiva ajrore në rajonin lindor të Deir Al Zour kishte eliminuar një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe të gjithë rajonin.

11:11
Nis vettingu i gjyqtarëve, “anëtari i Kushtetueses fshehu gjysmë milioni dollarë”

Seanca e parë dëgjimore e Vettingut nisi me Fatos Lulon, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese prej pesë vitesh.

11:06
Dekriminalizimi, Prokuroria çon për gjykim ish-deputetin Shkëlqim Selami

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe çuar për gjykim çështjen ndaj ish-deputetit Shkëlqim Selami nën akuzën e “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”, pasi ka fshehur arrestimin e tij në Itali për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”.

10:55
Rëndohet situata në Shkodër nga përmbytjet, Mesi mbledh Komitetin e emergjencave

Zv. kryeministrja Senida Mesi ka mbledhur sot Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile për të intensifikuar përpjekjet për ti ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në Shkodër.

10:14
Droga e Maminasit, Xhafaj: Basha dhe Berisha në prokurori si persona që kanë dijeni

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kërkon prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Hajdarmataj të thërrasë si persona që kanë dijeni për drogën e Maminasit, kreun e PD-së, LulzimBasha dhe deputetin Sali Berisha.

10:08
Itali, arrestohen 19 anëtarë të Camorras e Ndranghetas, mes tyre edhe shqiptarë

19 persona janë arrestuar në një operacion të policisë Italiane në Romë dhe Napoli, duke sekuestruar armë dhe kokainë.

09:57
Dita e Pyjeve, pema e njëmiliontë mbillet në Liqenin e Gramshit

21 marsi është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, dhe kryeministri Edi Rama në urimin e tij të përditshëm “Mirëmëngjes”, thotë se pema e 1 miliontë në vend do të mbillet në liqenin e Gramshit.

09:56
Fier/ Vjedhin makinën e policit, e përplasin gjatë arratisjes

Një automjet tip “Benz” në pronësi të Engjëllush Alliaj me detyrë gardian ne burgun e Fierit. Është përplasur në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës.

09:29
TopAwards/ Miriami, Elvana dhe Gjiko me nga dy këngë në “Top 20” e kësaj jave

Klasifikimi i “Top Awards”, përmes votave të publikut, tregon se cilat janë këngët dhe artistët më të preferuar të javës.

09:14
BE, mesazh pozitiv Kosovës; Mogherini: Perspektive europiane për Prishtinën

Mesazhin optimist që nisi me Shqipërinë, Federica Mogherini e vazhdoi edhe me Kosovën. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, deklaroi se Kosova është pjesë e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe çdo gjë e parashikuar për të tjerët është e mundur edhe për Prishtinën.

09:13
Skandali i privatësisë, Facebook humb 50 miliardë dollarë për dy ditë

Nathaniel Meyersohn, CNN Money – Vlera e aksioneve të Facebook ra për të dytën ditë rresht, me -3% këtë të martë, duke shënuar ditën më të keqe të kompanisë në katër vite. Facebook vlen 49.4 miliardë dollarë më pak në bursa këtë javë.

08:58
Ronaldo: Askush më mirë se unë!

Cristiano Ronaldo beson se asnjë futbollist tjetër nuk ka bërë më mirë se ai për sukseset e arritura. 5 herë fituesi i Topit të Artë theu rekordin në këtë sezon me Real Madrid duke fituar 5 trofe.

08:56
Trump i telefonon Putin-it; McCain e kritikon

Donald Trump është kritikuar ashpër nga senatori John McCain për telefonatën e urimit të bërë Vladimir Putinit pas fitores së pritshme të tij në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

08:46
Kush ha fast food përjashtohet nga Kombëtarja!

Gareth Southgate ka vendosur rregulla të hekurta për kombëtaren angleze në përgatitjet e Kupës së Botës: Në hotelin e kombëtares ishullore janë hequr fast-food dhe shurupet.

08:40
Gati kontrata e re, 3 milionë euro në sezon për Cutrone

Askush nuk mendonte se ai do të arrinte deri këtu, por ajo paraqitje në miqësoren e verës kundër Bayern Munchen bërë që të sigurojë një vend në ekipin e të kuqezinjve. E javë pas javë e ndeshje pas ndeshje Patrick Cutrone ka treguar se ka shumë vlera dhe mund të japë shumë tek ky Milan që po rilind.

08:27
Kërkohej nga Italia për tentativë vrasje, arrestohet në Lezhë

Një 40-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar nga policia e Lezhës për llogari të autoriteteve italiane.

08:23
Dybala nxeh gjakrat në Madrid, darkë me Diego Simeone

Udhëtimi i Paulo Dybala në Madrid ka “çmendur” mediat spanjolle që e kanë lidhur menjëherë argjentinasin me Realin, por tashmë i takon ekipit tjetër kryeqytetas në Spanjë.

08:20
Arrestimi i Fran Frrokaj, avokati: Gjykata u nxitua, bashkia nuk shpall tapi për tokën

Mbrojtesi ligjor i kryetarit të bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, deklaroi se gjykata u nxitua kur dha arrest me burg për klientin e tij. Edhe pse vendimi u zbut, tre ditë më vonë, ai do të apelohet pasi sipas tij nuk është i drejtë.

08:15
Kisha e Laçit, nisin 13 të martat që kulmojnë me festën në 13 qershor

Kanë nisur të martat e pelegrinazhit në Kishen e Shën Andonit në Laç.

08:10
Demarkacioni serish në Kuvend, kërkohen 80 vota

Demarkacioni i vijës kufitare me Malin e Zi është kthyer në mollë sherri prej kohësh në arenën politike në Kosovë, e seancë pas seancë votimi është shtyrë disa herë për shkak se nuk sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes.

08:10
Dita Botërore e sindromës Dawn, kërkohet më shumë vëmendje nga shteti

Wenkli Muzhaqi është tre vjeç, por ai ka lindur me sindromin Dawn.

00:46
Paralajmërimi i sinoptikanit grek: Të enjten pritet stuhi në Shqipëri

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

E martë, 20 Mars 2018
23:46
Egjipt, telefonata falas për çdo gol të Salah

Përveçse po ‘pushton’ Premier Leaguen, me golat dhe asistet e tij të pafundme, Muhamed Salah ka ‘pushtuar’ tashmë vendin e tij të lindjes, Egjiptin.

23:32
Edhe Starova në Superligën e Kosovës, nënshkruan me Feronikelin

Vetëm pak ditë pasi u largua nga klubi i Partizanit, Sulejman Starova ka gjetur një tjetër pankinë për të vijuar karrierën e tij si trajner.

22:54
Kosovë, Demarkacioni votohet të mërkurën në orën 10

Kuvendi i Kosovës u mblodh këtë të martë në një seancë të jashtëzakonshme, në tentativën e katërt për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

22:51
Valë grabitjesh në Kuçovë

Qyteti i Kuçovës është kthyer në shënjestrën e hajdutëve profesionistë. Vetëm 5 ditët e fundit, në këtë qytet janë vjedhur gjatë natës 2 biznese dhe 3 banesa.

22:19
Shkodër, Prençi si Ademi: Të shpallet emergjenca në disa zona

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi në Shkodër se, disa nga argjinaturat në këtë qark janë në rrezik dhe në disa zona problematike të Shkodrës duhet të shpallet emergjenca civile e pjesshme.

21:40
Fotot e ndeshjes së parë të Shqipërisë në eliminatoret e një Botërori

“Rusi 2018”, kompeticioni më madhor futbollistik për kombëtaret në rang global, ka nisur numërimin mbrapsht, por shumë pak prej tifozëve shqiptarë mund ta mbajnë mend ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare të Shqipërisë.

21:08
Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë në Maqedoni

Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen dhe vendimin e ka argumentuar për shkaqe morale.

20:56
Manjati rusogrek i PAOK-ut, ndihmë Putinit për ushtarakët e arrestuar në Turqi

Manjati rusogrek dhe president i ekipit të futbollit të PAOK-ut të Selanikut, Ivan Savidis, i cili shkaktoi reagime të shumta brenda dhe jashtë Greqisë me hyrjen e tij në fushë duke pasur një pistoletë në brez, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të ndërmjetësojë me homologun e tij turk, Erdogan, për të liruar dy ushtarakët grekë të arrestuar ditë më parë në brendësi të kufirit turk në lumin Evro.

20:42
5 HEC-e brenda Parkut “Korab-Koritnik”, shkatërrohet monumenti “Gryka e Vanave”

“Fiks Fare” denoncoi shkatërrimin e monumentit natyror “Gryka e Vanave” në Kukës. Për vite me radhë, institucionet shtetërore, me vendime të dyshimta kanë dhënë leje koncesionare për HEC-e, leje mjedisore dhe në fund ndërtimi, brenda Parkut Natyror “Korab-Koritnik”.

20:10
Vrau 32-vjeçarin në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Policia e Dibrës thotë se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e ndodhur në orët e mëngjesit të së martës në zonën e Maqellarës.

20:04
Të braktisur në spital, pavioni kthehet në shtëpi

Artan Muçodani, 58 vjeç ka mbërritur në shërbimin e e neurologjisë me ishemi cerebrale, por pasi është mjekuar e ka kthyer spitalin si një vend strehimi, pasi familjarët e kanë braktisur.

20:00
Test edhe për drogën në timon

Në jo pak raste, aksidente të rënda edhe me pasoja për jetën janë shkaktuar nga drejtues mjetesh të droguar, ndaj për këtë arsye përveç testit të alkoolit, që aktualisht kryehet në terren, se shpejti pritet të aplikohet për herë të parë edhe testi për narkotikët.

20:00
Këto janë fotot më mahnitëse të vitit 2018 nga “Sony”

Jeni në zotërim të një aparati profesional “Sony” dhe mendoni se mund të shkrepni fotot më të bukura të mundshme? A do të guxonit që fotot tuaja t’i hidhnit në një konkurs botëror për të përcaktuar më të bukurat e një viti?

19:57
Përmbytjet në Shkodër, Basha: Të shpallet emergjenca! Rrezikohen jetë njerëzish

Lulzim Basha thotë se gjendja në Shkodër për shkak të përmbytjeve sa vjen e përkeqësohet.

19:24
KQZ zbardh paratë e PD: 31 mln lekë për konsulenca dhe shpenzime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017, ku detajohen në zëra të ardhurat dhe shpenzimet e forcës kryesore në opozitë për aktivitet normale dhe ato elektorale.

19:17
Komanda e KFOR-it në Kosovë i kalon një “serbi”

Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm në Kosovë, në ofrimin e një ambienti të sigurtë dhe lirisë së lëvizjes.

19:10
Kosovë, ministri i Shëndetësisë: S’ka reformë pa rritjen e pagave

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili tha se ky dikaster po përpiqet të investojë në shëndetësi, por theksoi se nuk mund të ketë reforma në këtë sektor, pa rritjen e pagave për personelin shëndetësor.

19:06
Borxhi dhe kreditë kërcënojnë ekonominë, FMN: Jo koncesione të pakërkuara

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet prerazi se praktika aktuale e dhënies së koncesioneve, nga qeveria shqiptare me propozime të pakërkuara duhet elemenuar.

19:05
Debati për Demarkacionin, Haradinaj përplaset me deputetët e Vetëvendosjes

Parlamenti i Kosovës debaton për çështjen e Demarkacionit, më saktë përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

19:00
F1, “Mad Max” sfidon Hamilton-Vettel. Por, “titullin e fitoj…”

Tifozët e kanë pagëzuar me emrin “djaloshi i artë” i Formulës 1, ndërsa mediet e quajnë jo pa shkak si “Maksi i çmendur”, për shkak të parakalimeve të guximshme në kufijtë e ekstremit, që shpesh kanë prodhuar “flakë” në pistë dhe në bokse.

18:55
Milani i Gattusos, i denjë për Championsin

Viti 2018 po i jep Gennaro Gattusos emocione, në skuadrën ku ai njohu shkëlqimin më të madh si futbollist.

18:07
Në Beograd hapet ekspozitë për krimet e luftës në Kosovë

Mbrëmjen e të hënës u çel në Beograd një ekspozitë me foto dhe video të pazakonta për serbët.

18:00
Trump komunikon me Putinin pas rizgjedhjes si president i Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me homologun e tij rus, Vladimir Putin gjatë kësaj të marte, sipas asaj që komunikon një zyrtar i administratës me agjencinë e lajmeve “Reuters”, që gjithsesi mbetet i rezervuar në detaje.

17:31
Shqipëria U21, Manaj e Sherri kërkojnë rezultate pozitive ndaj Sllovakisë

Kombëtarja shqiptare e Shpresave (U21) ka vijuar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese me Sllovakinë, në të cilat do të mungojnë disa lojtarë për shkak të grumbullimit me Kombëtaren A.

17:25
Gjyqtari kushtetues u dorëhoq para vettingut, KPK dorëzon në Prokurori hetimin administrativ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ, gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

17:25
Juve e Napoli, “hija” e Botërorit mbi titullin në Serie A

Në kohën kur gjysma e kombëtareve të globit po përgatiten për ndeshjet miqësore, klubet europiane më të mëdha të futbollit po bëjnë llogaritë sesi mund ta marrin veten pas të ashtuquajturit “virus” të FIFA-s.

17:11
Skandali “Cambridge Analytica”, Parlamenti britanik kërkon Mark Zuckerberg

Skandali i shpërthyer me atë që po njihet si “Cambridge Analytica” mund të dërgojë vetë Mark Zuckerberg para një komiteti parlamentar britanik.

17:09
Bombat në seri, panik në qytetin Austin të Teksasit

Autoritetet amerikane po hetojnë nëse një pako-bombë, që shpërtheu të martën në depon e kompanisë “FedEx” në Teksas, ka lidhje me atë që dyshohet të jetë një vënës serial bombash.

17:05
Londër, nis “eksodi” i diplomatëve të dëbuar pas helmimit të ish-spiunit

Në Londër ka nisur eksodi i diplomatëve rusë dhe familjeve të tyre, të cilët po lënë Britaninë e Madhe pasi u dëbuan për shkak të sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Salisbury.

16:41
Objektivi i Mogherinit: Negociata pa kushte për Shqipërinë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini foli për një objektiv që i ka vendosur vetes për 3-4 muajt në vijim.

16:21
Mashtrimi në Facebook, si ndodhte “shënjestrimi psikografik” i votuesve amerikanë?

“Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shënjestruar amerikanët me mesazhe të caktuara.

15:50
Rama në Bruksel: Hapja e negociatave, e merituar

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit “Miqtë e Shqipërisë” në Bruksel, ka kërkuar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke theksuar se vendi ynë nuk po kërkon dhuratë apo ndonjë favor të pamerituar, por kërkon hapjen e negociatave, gjë që sipas tij e meriton.

15:41
FMN: Shqipëria rritje të shpejtë ekonomie, por mund të mos zgjasë shumë

Një mision i FMN, nën drejtimin e zonjës Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 7-20 mars 2018, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP). Në përfundim të vizitës, misioni doli në konkluzionet se Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon, por thekson se ky ekziston risku që ky ritëm mund të mos zgjasë shumë.

15:33
Debutuesit Lika dhe Prenga: Ëndërr që të luajmë me kombëtaren

Ka filluar ditën e hënë grumbullimi edhe i përfaqësueses A të Shqipërisë dhe në konferencën e parë për shtyp janë paraqitur dy emrat e rinj të listës, Herdi Prenga dhe Bujar Lika, që Panucci ka përzgjedhur për ndeshjen miqësore përballë Norvegjisë.

15:11
Gjykata për Korrupsionin; Te Krimet e Rënda do shkojnë vetëm dosjet që i përkasin SPAK

Gjykata e Krimeve të Rënda, krijuar prej 14 vitesh tashmë do të ketë vetëm kompetencat e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila pritet të ngrihet sipas ligjeve të reja të reformës.

15:06
Vjedhja e tokave në bregdet; Frrokaj punësoi në bashki, ish-punonjësen e dënuar

Policia i qëndron në derën e shtëpisë kryetarit të Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Pas seancës së djeshme kur Gjykata vendosi që kryebashkiaku të qëndrojë në arrest shtëpie, ai kërkoi që të dërgohej në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Rile, pjesë e ish-komunës Shën Koll, ku Fran Frrokaj ka qenë kryetar për tre mandate rresht.