Ilir Gjyla është trajneri i ri i Lushnjës. Presidenti i skuadrës e njëkohësisht kryebashkiaku i qytetit, Fatos Tushe ka bërë prezantimin e teknikut ku theksoi se Gjyla do të drejtojë skuadrën e Lushnjës, jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit aktual, por edhe atë të ardhshëm që kjo skuadër do ta luajë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa trajneri Gjyla në fjalën e tij theksoi se skuadra e tij do të respektojë kampionatin deri në fund për t’iu drejtuar më pas futbollistëve askush nuk do ta ketë të sigurt vendin te Lushnja nëse ata nuk respektojnë veten e tyre

Ilir Gjyla është trajneri i tretë që drejton Lushnjën në këtë sezon në Kategorinë Superiore pas Artan Banos dhe Hysen Dedjas. Pas 26 javëve kampionat, Lushnja është në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Top Channel