Njeriu që terrorizoi Austin në Teksas me vendosjen e disa bombave vdekjeprurëse është vrare nga policia. I dyshuari u qëllua pasi ka qenë duke vendosur një tjetër eksploziv, këtë herë pranë një rruge ndërshtetërore.

Hetimet në vendngjarje tani i ka marrë në dorë FBI-ja. Ngjarja pason katër shpërthime bombash në Austin dhe një në Schertz, 104 km në jug të kryeqytetit.

Seria e shpërthimeve nisi në fillim të marsit me vrasjen e një 29 vjeçari; Viktima e dytë u bë një i ri 17 vjeçar, i cili gjeti një pako tek dera e shtëpisë dhe e futi brenda, duke bërë që të plagosej edhe nëna e tij;

Disa orë më vonë bomba e radhës lëndoi një grua hispanike 75 vjeçare, dy persona morën plagë të lehta në 18 mars dhe të marten, u regjistrua një shpërthim në një depo të FedEx-it në Schertz, duke lënduar lehtë një punonjës. edhe kjo pako-bombe, sipas policisë, do të duhej të ishte dërguar në Austin përmes postës.

Top Channel