Dita e Pyjeve, pema e njëmiliontë mbillet në Liqenin e Gramshit

21/03/2018 09:57

21 marsi është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, dhe kryeministri Edi Rama në urimin e tij të përditshëm “Mirëmëngjes”, thotë se pema e 1 miliontë në vend do të mbillet në liqenin e Gramshit.

Nëpërmjet një videje të postuar në profil, Rama rendit dhe përfitimet nga gjelbërimi i vendit. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Aksioni Kombëtar për Pyllëzimin e vendit që vijon pa ndërprerje dhe me lajmin e bukur se sot në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve mbjellim pemën e një miliontë në Liqenin e Gramshit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel