Cristiano Ronaldo beson se asnjë futbollist tjetër nuk ka bërë më mirë se ai për sukseset e arritura. 5 herë fituesi i Topit të Artë theu rekordin në këtë sezon me Real Madrid duke fituar 5 trofe.

Pavarësisht vështirësive në pjesën e parë të sezonit, portugezi tregoi edhe një herë kualitetin e tij të lartë si sulmues, teksa në 13 ndeshje të luajtura në 2018 ka shënuar plot 21 gola.

‘Njeriu duhet të ketë shumë besim dhe unë kam besuar gjithnjë që askush nuk është më i mirë se unë, të paktën ne fushën e blertë. Në planin personal dhe kolektiv unë kam patur një vit përrallor. Fitova 5 trofe (Champion League, UEFA Supercup, World Club Cup, Kampionatin Spanjoll dhe Superkupën e Spanjës), gjithashtu Topin e Artë dhe FIFA Best Player’, tha Ronaldo.

Top Channel