Përveç institucioneve amerikane dhe europiane, mbi Facebook nis beteja dhe e miqve të tij, i biznesmenëve që falë Mark Zuckerberg janë pasuruar.

Në vazhdën e skandalit të Cambridge Analytica, bashkëthemeluesi i WhatsApp, Brian Acton i bërë miliarder pasi ia shiti aplikacionin e tij pikërisht Zuckerberg, i është bashkuar lëvizjes #deletefacebook dhe ka ftuar ndjekësit e tij të largohen nga rrjeti social.

Fjalë të pakta ato të shkruara nga Acton në Twitter. “It is time”, është koha, të ndjekur nga hashtagu deletefacebook, që kohët e fundit është shfaqur mjaft. Ky postim në 11 orë mblodhi 9 mijë pëlqime, 600 komente dhe është shpërndarë nga 4 mijë persona.

Për Acton, që në 2014, bashkë me themeliuesin tjetër Jan Koum, shiti WhatsApp tek Facebook për 19 miliardë dollarë, privatësia duket se është temë e rëndësishme. Një muaj më parë ai investoi 50 milionë dollarë tek Signal, çati që mbi të gjitha ofron sekret të plotë të mesazheve.

Top Channel