“Më përdorin si kokë turku, si Facebook edhe Cambridge Analytica, por e vërteta është që të gjithë dinin gjithçka dhe të gjithë “besohej të vepronim në mënyrë perfekte të duhurën”, nga ana ligjore.

Kjo është deklarata e Alexander Kogan, akademiku amerikan me prindër emigrant sovjektik, dhe docent i psikologjisë në Cambridge.

Nëpërmjet aplikacionit të tij, ai ka përpunuar të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook, për tia kaluar më pas Cambridge Analytica, shoqëria e konsulencës dhe propagandës politike e impenjuar mes të tjerash që nga 2016 për të mbështetur fushatën presidenciale të Donald Trump. Por ai mohon të ketë mashtruar këdo. Madje ai vë në dyshim dhe faktin se ato të dhëna mund të kenë pasur rol kyç në fitoren e Trump.

“Idea ime është se duan të më përdorin si kokë turk, qoftë Facebook, qoftë Cambridge Analytica. Ndërsa ne ndershmërisht mendonim se po vepronim në mënyrën perfekte të duhur, mendonim të gjithë se po bënim diçka normale”, ka thënë Kogan për BBC 4.

Ai shton se është siguruar nga drejtuesit e Cambridge Analytica se transferimi i të dhënave dhe konsulenca e tij me ta ishte “perfekte ligjore në kushtet e kontratës”.

Top Channel