Pas trailer-it të “FIFA 19”, edhe rivali më i madh i kësaj video-loje futbolli prezantoi në konferencën E3 trailer-in e tij.
Klubet e futbollit përfitojnë një tarifë ditore nga FIFA për futbollistët që marrin pjesë në Kupën e Botës.
Rally Albania po mbyll këtë të martë etapën e dytë të këtij edicioni, që ka zhvendosur dhjetëra prej pilotëve drejt Ersekës.
Durrësi ishte stacioni i radhës së mbledhjeve të qeverisë jashtë kryeqytetit, ku kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin për rritjen e pensioneve.
Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane.
Lulzim Basha ka përshëndetur takimin mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësi të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor.
“France Football” ka publikuar dy ditë përpara nisjes së Botërorit formacionin ideal të këtij kompeticioni.
Pak orë para se Kim Jong-un dhe Donald Trump të shtrëngonin duart me njëri-tjetrin në një resort turistik luksoz në Singapor, mediat ndërkombëtare raportuan një lajm të pazakontë dhe të çuditshëm.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Nënkampionët e Kukësit janë skuadra më aktive në këtë merkato verore, duke bërë disa prezantime brenda pak ditësh pasi nga dita e premte nisen për në Slloveni për fazën përgatitore në Slloveni. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i skuadrës verilindore, Nderim Nexhipi ka theksuar se për momentin nuk ka asgjë zyrtare.
Nuk mund të bëhet art nëse nuk ke një vend të stabilizuar. Ky argumenti që ngrenë artistët në mbrojtje të territorit të Teatrit Kombëtar. Një territor që deri më tani ka qenë ekskluzivisht i teatrit, ndërsa me projektin e ri do të jetë një hapësirë tjetër multifunskionale në kryeqytet.
Athina dhe Shkupi pritet që të arrijnë marrëveshjen më të madhe midis tyre që do të mbyllë një konflikt dhjetëravjeçar për çështjen e emrit të fqinjit verior të Greqisë.
Zv/ministrja e Financave dhe ekonomisë Dajna Sorensen thotë se ekonomia shqiptare prej disa vitesh po krijon punësim me ritme të qëndrueshme.
Pas ngjarjes së rëndë ku 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u vra nga ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave po verifikon procedurat e ndjekura nga policia pasi rezulton se maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe mesa duket nuk gjeti zgjidhje.
“Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës së punës në prokurori të ndryshme për shkak të lëvizjeve të shumta”.
Sipas raportit të fundit të OSBE-ODIHR, shit-blerja e votës është shndërruar në problem kryesor të zgjedhjeve shqiptare. Në Komisionin e Reformës Zgjedhore bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi tha se ky fenomen është i vjetër, prek disa aspekte të procesit dhe kërkon ndërhyrje disaplanëshe.
Fluksi i emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes vijon teksa vetëm këtë të martë policia kufitare ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, disa km nga Kapshtica, 11 klandestinë sirianë.
Ka nga ata që i thonë ‘jo’ parave, madje edhe tundimit. Pas shumë zërave të merkatos që e bashkonin me Barcelonën, Antoine Griezmann ka vendosur të qëndrojë te Atletico Madrid deri në vitin 2023.
Gjykata e Apelit Administrativ ju dha të drejtë 27 banorëve të Tropojës dhe Margegajt që kundërshtojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e hidrocentralit Dragobia.
Lëvizjet e një femre janë po aq të rëndësishme sa forma e saj fizike për të qenë tërheqëse.
Cristiano Ronaldo do të ketë një ketë një kundërshtar më shumë në Botërorin e Rusisë. Bëhet fjalë për ‘Telstar 18’, topi që do të përdoret gjatë gjithë këtij evenimenti i prodhuar nga kompania e veshjeve sportive ‘Adidas’.
Një 12-vjeçar është gjetur i pajetë në vaskat e peshkut në zonën D, të ish-Kënetës në Durrës.
Pasi shtyu për shtatë muaj turneun e saj ‘El Dorado’ për shkak të problemeve vokale, Shakira ka bërë një shfaqje të madhe ku ka performuar hitet e saj ndër 20 vite karrierë.
Aktorja Hilary Duff është në pritje të një vajze me të dashurin e saj këngëtar Matthew Koma.
Fituesi i sezonit të tretë të America’s Got Talent (Amerika Ka Talente), Neal Boyd, ndërron jetë në moshën 42-vjeçare.
Nuk është as mbledhje e grupit parlamentar, as një ditë e ndërtimit të ndonjë aksioni specifik. Kryetari Lulzim Basha mori gjatë së martës urimet për ditëlindjen e tij të 44-ët që nga deputeti më i ri deri tek më i vjetri, lideri historik.
Avokatët francezë thonë se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk i merituan £92,000 paundë dëmshpërblim për fotot topless të Kate Middletonit, për shkak se nusja tjetër në familjen mbretërore, Meghan Markle, ka pozuar për foto seksi.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi në Durrës një takim me Prefektët, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme, Drejtoritë Vendore dhe Komisariate.
Të enjten do të nisë edicioni i 21 i Kupës së Botës në futboll dhe ka shumë rekorde që mund të thyhen siç është rasti i Gjermanisë.
Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest shtëpie dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, Albert Riska, i arrestuar në 9 maj të këtij viti për korrupsion.
Le të zbulojmë se cilat zakone janë krijuar për shkak të ndikimit të shenjës tonë zodiakale.
Shumë prej nesh dëshirojnë të mësojnë rutinë të re për tu kthyer në formë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Në fakt, nuk është një objektiv kaq i thjeshtë për t’u arritur, por është e mundur gjithmonë të ndryshosh stilin e jetës.
“Si i ndikohen jetët e tyre nga puna jonë? Si mund t’ua përmirësojmë jetën?”
Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar socialistët në ditëlindjen e partisë së tyre, duke u uruar suksese në përmbushjen e detyrimeve qeverisëse.
Këtë vit janë ndër më të nevojshmet në valixhet për në plazh dhe flasim për kostumet e plazhit “vintage”.
Pamje të rënda nga një aksident në Florida të SHBA po bëjnë xhiron e botës, për një qëllim të vetëm, sensibilizimin e njerëzve për vendosjen e rripit të sigurimit në makinë.
Kuzhinieri Bedri Llanaj gatuan për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” një recetë interesante me pjepër.
Pasditeve, pas orarit të mësimit, të rinjtë dhe fëmijët e Njësisë 10 stërviten dhe luajnë në palestrën e rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës e gjimnazit “Qemal Stafa”. Pas tre shkollave të para që i janë bashkuar nismës për t’i mbajtur dyert hapur për banorët e zonës, “Qemal Stafa” është shkolla e katërt që i ka vënë hapësirat e saj sportive në shërbim të të rinjve që duan të merren me sport.
Donald Trump dhe Kim Jong un bënë histori me një shtrëngim dore: përballja e shumëpritur e dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.
Ndërkohë që njerëzit frikësohen për të folur për shëndetin e tyre mendor, këngëtarja ka vendosur të shprehet dhe i kërkon të gjithëve të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm.
Këngëtari Justin Bieber dhe aktorja Hailey Baldwin dukeshin të pandarë këtë fundjavë në Miami.
Shtëpitë e fshatit Dukat në Vlorë po grabiten në masë. Jo vetëm banesat e emigrantëve të cilët nuk banojnë në fshat dhe gjejnë çdo gjë të shkatërruar kur kthehen, por edhe ajo e kryetarit të fshatit janë grabitur.
Perspektiva për një takim historik mes dy liderëve, Donald Trump dhe Kim Jong Un ka qenë lajmi kryesor i dy ditëve të fundit edhe në Korenë e Veriut.
Duket sikur situata po nxehet midis yllit të muzikës Nick Jonas dhe aktores Pryianka Chopra sepse këngëtari i “Jealous” ka ftuar yllin e “Quantico” në dasmën e kushëririt të tij Rachel Tamburelli.
Sa do të vazhdojnë punimet për aksin kombëtar Tiranë-Durrës, sidomos tani që jemi në sezonin e verës dhe numri i turistëve pritet të shtohet nga dita në ditë? A ka akse të tjera që janë kaq problematike drejt pikave turistike?
Evolucioni ka të bëjë kryesisht me ‘mbijetesën e më të fortit’. Por kur bëhet fjalë për një fushë të gjerë dhe të larmishme të natyrës, edhe mashtrimi mund t’ju mbajë gjallë.
Thirrja e babait të Mavri Mihalit nëpërmjet Top Channel detyroi organet e drejtësisë të ndryshojnë disa nga vendimet e dhëna për vrasjen e të riut dhe autorët.
Në pritje të Fair Play Financiar, Inter është duke ndjekur gjurmët e Radja Nainggolan. Zikaltrit kanë marrë konfirmimin nga belgu, që ndihet i lumtur të bashkohet me trajnerin Spalletti.
Zv.ministrja e Brendshmë Rovena Voda deklaron se nuk ka kërkesë zyrtare nga ndonjë vend i BE-së apo vetë KE-ja për ndërtimin e një kampi emigrantësh në Shqipëri.
Spanja ka filluar përgatitjet e saj për Botërorin e Rusisë eveniment që ajo do ta nisë me derbin iberik ndaj Portugalisë. Në kuadrin e këtyre përgatitjeve përfshihet edhe ajo për sistemin VAR.
E pra, kemi ngrënë me shije, mes të qeshurave dhe bisedave interesante, por në momentin që duhet të ngrihemi nga tavolina nuk na pëlqen që do të duhet të lajmë enët. Por nga ana tjetër, aktivitetet shtëpiake nga të cilat sigurisht që nuk mund të lirohemi, edhe sikur të kesh lavastovilje.
“Top Arena”, një “show” që do të shoqërojë tifozët gjatë gjithë Kampionatit Botëror të Futbollit që starton më 14 qershor.
Shumë intelektualë polakë kërkojnë që reformimi i sistemit të drejtësisë të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane: Me apelin dramatik që i drejtojnë Brukselit, ata bëjnë përpjekje të shpëtojnë demokracinë në Poloni.
Ai nuk ka çfarë të humbasë më, vetëm mund të fitojë. Pikërisht kjo e josh trajnerin e kombëtares gjermane në misionin e mbrojtjes së titullit. Në Kampionatin Botëror në Rusi mund të ketë surpriza.
Ariana Grande konfirmon raportimet përsa i përket fejesës së saj me komedianin Pete Davidson. Fansat e Grande kanë filluar diskutimet në Twitter për dasmën e saj.
Kampioni olimpik i skive, Bode Miller dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë një tragjedi. Vajza e tyre 19-muajshe, Emeline Gier është gjendur pa jetë në pishinën e fqinjëve të tyre në Cota de Caza në jug të Los Angelesit.
Dy lagje në Tiranë do të kenë tashmë rrjet të ri ujësjellësi duke marrë zgjidhje dhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Rrymat e mistershme të mikrovalëve që mbërrijnë nga cepi tjetër i galaktikës e kanë origjinën tek retë gjigante të grimcave të diamanteve që vërtiten rreth yjeve të porsalindur.
Kjo javë ka ardhur me një sërë ndryshimesh sa i përket renditjes së këngeve në “The Top List”, përveç kreut, ai nuk ndryshon, mbetet i njëjtë. Për 6 javë rresht, Unikkatil dhe projekti i fundit muzikor, “Ni Milion Rrugë” vazhdon të mbajë fronin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Një aksident me 9 persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Për kryeministrin Rama dhe pse shifrat e papunësisë janë në një rënie rekord, sfida mbetet komplekse. Por në një status në Facebook, ai thotë se objektivi ambicioz është që pagat e ulëta të rriten gjithashtu.
Kompani japoneze e prodhimit të makinave, Suzuki, synon të godasë tregun botëror me dy versione të reja të makinave me konsum të ulët.
Një 33-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të martës pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë të bekuara me asetet e tyre mahnitëse.
Milani ka bërë gati kontratën e re për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, e sipas saj paga e tij do të rritet nga 2 milionë euro në 3, plus bonuset.
Ka qenë një lëvizje për të cilën është folur shumë në sezonin e kaluar, por sulmuesi një vit më parë spanjolli kaloi nga Real Madrid tek blutë e Chelsea.
Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Europë, e jo vetëm, e padyshim që parashikimet e tij për skuadrat kanë vlerë.
Sapo ka dalë nga shtëpia kur makina i ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në 07.30 të mëngjesit në lagjen “1 Maji” të Fierit.
Mirëmbajtja e tubacionit të gazit të TAP që kalon në Shqipëri do të bëhet në sajë të një marrëveshje mes kompanisë shqiptare të gazit Albgaz dhe asaj italiane SNAM, për krijimin e një shoqërie të përbashkët.
Reagimi i Aleancës për Teatrin, kundër projektligjit që parashikon prishjen e godinës, do të përshkallëzohet. E premtja e ardhshme, është afati i fundit që aktorët dhe Shoqëria Civile i japin qeverisë që të tërhiqet nga ky projektligj.
Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout, e cila sot kulmton me të martën e fundit të saj, teksa nesër është dhe data 13.
Sipas Meteoalb, moti deri në fundjavë, do të jetë kryesisht i kthjellët por orët e pasdites fuqizojnë përkohësisht vranësirat në zonat malore ku priten shira të izoluar.
Mund të jesh e bukur dhe seksi edhe nqs je në të 50-tat. Është e vështirë të besosh se disa nga femrat më të bukura në botë kanë jetuar më shumë se gjysmë shekulli.
Me Marsin në favorin tuaj sot arrin të vësh në lëvizje një punë të madhe pa u lodhur shumë.
Një ngjarje tronditëse në familje është shënuar këtë herë në Mjekës të Elbasani. Një 50-vjeçar ka dhunuar e ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.
Pagjumësia apo çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë.
Turqia ka nisur operacione anti-terroriste në rajonet Kandil dhe Sinxhar në Irakun verior. Ka qenë vetë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ka konfirmuar edhe ndërhyrjen ushtarake.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për rëndësinë që ka UNMIK-u për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe mbrojtjen e komunitetit serb atje, ndërkohë që është shprehur i shqetësuar, për siç ka thënë, sulmet e shpeshtuara të shqiptarëve mbi serbët.
Kroacia dhe Serbia kanë forcat e veta ajrore, ndërsa Mali i Zi është futur nën ombrellën e NATO-s. Po ku është Bosnjë-Hercegovina dhe cila është perspektiva e rajonit?
Në Singapor është zhvilluar takimi më i rëndësishëm për paqen globale, ai mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong un.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Singapor u mbajt takimi ndërmjet Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un.
Atleti kuban Juan Migeel Echevarria ishte protagonist në Diamond League, që ka ndaluar në stacionin e radhës, në Stokholm të Suedisë.
Vetëm pak ditë më parë, në mbledhjen e G7-ës në Kanada, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump propozoi rikthimin e Rusisë në këtë grup.
Kryeministri spanjoll tha se vendi i tij do të pranojë një anije me emigrantë, të bllokuar në Mesdhe, me qëllim që të evitojë një katastrofë humanitare.
Belgjika vijon të bindë, teksa ka fituar pastër edhe miqësoren e fundit, para se të niset për në Rusi, për të garuar për kampionatin botëror.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness e bëri të qartë të ardhmen e sulmuesit Robert Lewandowski.
Çmimi i Madh i Kanadasë nuk ishte gara më e mirë për Lewis Hamilton.
Karim Benzema ka fituar tre herë radhazi Champions League-n me Realin e Madridit, por ka tre vite që nuk grumbullohet me Francën, që pas skandalit me Mathieu Valbuena, për të cilin gjykata doli në përfundimin se sulmuesi francez ishte i pafajshëm.
“Fiks Fare” denoncoi sorollatjet e një qytetari nga Patosi, i cili, megjithëse është gjymtuar, nuk ka gjetur ende zgjidhje nga institucionet e drejtësisë.
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) i ka dalë në mbrojtje trajnerit të kombëtares bardhekaltër, Jorge Sampaoli.
Zinedine Zidane, ish-trajner i Real Madrid, tha se nuk e di se çfarë do të bëjë 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i kampionëve të Evropës.
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Parkun Arkeologjik të Apolonisë është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
Projektligji për lidhjen e kontratës për realizimin e projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, përveç reagimeve fillimisht politike e më pas nga aktorët e përfshirë deri më tani në mbrojtje të kësaj godine, ka ngjallur reagimin edhe të juristëve.
Këtë të hënë ishte dita e Shkodrës për The Voice Kids. Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, aspirantët për të qenë pjesë e spektaklit provuan zërin, stilin dhe përçuan emocionet e tyre.
Investimet e huaja direkte u rritën me 61.6% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një javë pasi Top Channel denoncoi përdorimin e pesticideve të rrezikshme, apo të paregjistruar në bujqësi, ka reaguar Ministria e Bujqësisë.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?