Belgjika bind edhe ndaj Costa Ricës, shkon me moral të lartë në Rusi

11/06/2018 23:53

Belgjika vijon të bindë, teksa ka fituar pastër edhe miqësoren e fundit, para se të niset për në Rusi, për të garuar për kampionatin botëror.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez, mposhti Costa Ricën me rezultatin 4-1, në miqësoren e luajtur në Bruksel.

Fillimisht ishte Bryan Ruiz që kaloi në avantazh miqtë, por belgët përmbysën rezultatin brenda 45 minutave të para, me golat e Mertens dhe Lukakut.

Në pjesën e dytë ishte sërish Lukaku që shënoi golin e tretë, ndërsa rezultatin 4-1 e vulosi sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Mitchy Batshuayi.

Ajo që ra në sy te Belgjika, nuk ishin vetëm 4 golat, por edhe loja e bukur, e pasur me raste të shumta për shënim, nga ana e Hazard me shokë, që bëjnë pjesë ne grupin e skuadrave që synojnë triumfin në Rusi.

Top Channel