Furgoni përplas karrocën, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

11/06/2018 23:30
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Një mjet tip furgon është përplasur me një karrocë, në të cilën udhëtonin 4 anëtarë të së njëjtës familje, dy prindërit dhe dy vajzat e tyre.

Të 4 familjarët që ndodheshin në karrocë, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku po marrin trajtimin mjekësor.

Ndërkohë nuk ka pasur pasoja për drejtuesin e furgonit, që është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel