Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Europë, e jo vetëm, e padyshim që parashikimet e tij për skuadrat kanë vlerë.

Brazili është ekipi favorit mendon trajneri i ri i Napolit, duke e lidhur me faktin se përveçse një sulmi të fortë, kësaj here amerikano-latinët kanë edhe një mbrojtje solide.

“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën më favoritët”, ka deklaruar Ancelotti.

Por janë edhe dy kombëtare të cilat Ancelotti i evidenton, Belgjika e Kroacia, sipas tij janë dy ekipet që do të bëjnë diferencën.

Top Channel