E mërkurë, 13 Qershor 2018
18:06
Ivanov: Marrëveshja me Greqinë, e dëmshme. Nuk e firmos!

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi se “marrëveshja me Greqinë është e dëmshme” dhe se ai nuk do ta firmosë atë.

17:49
Lopetegui kthehet në shtëpi: Jam i trishtuar, por shpresoj që Spanja të fitojë Botërorin

Julen Lopetegui u largua pasditen e së mërkurës nga grumbullimi i Spanjës në Rusi, pasi gjatë paradites Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) e shkarkoi nga posti i trajnerit për faktin se nuk e njoftoi për kontratën që kishte nënshkruar me Realin e Madridit.

17:40
Pas 19 vitesh, Del Piero ndahet nga gruaja

Alessandro Del Piero, ish-futbollisti i famshëm i Juventusit dhe kombëtares italiane, është ndarë nga bashkëshortja e tij pas 19 vitesh martesë.

17:27
Gjermania mbërrin në Rusi me dyshime dhe çështjen “Erdogan”

Gjermania ka mbërritur në Rusi për Botërorin e këtij viti, ku do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar përpara 4 vitesh në Brazil.

17:27
Prodhimet bujqësore, Rama e pranon: Pesticidi i rrezikshëm ekziston, por…

Kryeministri Edi Rama citon eksportet dhe sipas tij analizat e kryera nga BE, për të kundërshtuar akuzat se prodhimet shqiptare bujqësore rriten e piqen artificialisht dhe krejtësisht jashtë standardeve të vendosura nga Bashkimit Europian.

17:16
Një arsye më shumë për të qenë tifozë të Spanjës

Fernando Hierro ka pak orë që është emëruar trajneri i Spanjës, pas atij shkarkimi me bujë të Julen Lopeteguit.

17:08
Uniformat më të shëmtuara të historisë së Kupës së Botës (Foto)

Uniformat, për mirë apo për keq, kanë shkruar historinë e kombëtareve në Kupën e Botës.

16:56
Lauren vjedh vëmendjen në Essex (FOTO)

Ajo pranoi së fundmi se refuzoi ofertën për t’u bërë pjesë e reality show “Love Island”.

16:32
Klodiana Vata: Menaxherët i shohin këngëtaret si burim fitimi

Këngëtarja bukuroshe Klodiana Vata ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku foli për projektet e saja të reja muzikore.

16:25
Siguria në kufij, BE trefishon buxhetin e saj

BE do të vendos një trupë prej 10 mijë rojash në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë sipas planeve që do të bëjnë që blloku të trefishojë deri në 5 miliardë euro në vit shpenzimet e tij për vënien në shënjestër të emigracionit në bllok.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 13/06/2018 – Ora 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:49
Autobiografia e Clinton, “mollë” sherri në Serbi

Autobiografia e Hillary Clintonit është kthyer në “mollë” sherri në Serbi. Institucioni që përfaqëson komunitetin shqiptar në vend mohoi të ketë kërkuar përfshirjen e këtij libri në kurrikulat e nxënësve shqiptarë pas reagimit të ashpër të një ministri serb, i cili kujtoi rolin e bashkëshortit të saj në fushatën e bombardimeve gjatë luftës së Kosovës.

15:41
Shitet në Londër çanta më e shtrenjtë

Çantat Hermes Birkin ishte parashikuar të dominonin këtë sezon e si për të vërtetuar se janë më të kërkuarat e momentit, një e tillë u shit në Londër për 162,500 paundëve, është pse ishte 10-vjeçare.

15:34
Sezoni turistik, 6 lexues portabël pasaportash për policinë kufitare

OSBE i ka dhuruar policisë gjashtë lexues portabël të pasaportave në fillim të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë.

15:18
Prokurorët “fluturues”! Dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ

Transferimi i prokurorëve, nga një prokurori në tjetrën, teksa zgjidh një mungesë atje ku shkon, hap një tjetër atje ku ishte.

15:17
Qindra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit

Qindra besimtarë dhe jo vetëm e kaluan natën në Kishën e Shna Nout dhe rrethinat e saj në Laç. Pjesëmarrja masive bëri që kolona e automjeteve të zgjatej disa kilometra.

15:11
Provimi i matematikës, maturantët kaluan testin më të vështirë

Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon paraqitjen e nxënësve në ambientet ku mbahet provimi, 1 orë e gjysmë përpara, por për testimin e matematikës, nxënësit ishin në shkollë shumë më herët.

15:09
Koncesioni i HEC-it në Kalivaç, shpallen fituesit, do investojnë 125 milionë euro

Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet me koncesion nga bashkimi mes kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.P.K”. Pas mbylljes së tenderit në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Energjisë njoftoi se ka nënshkruar kontratën përmbyllëse që i hap rrugë ndërtimit të hidrocentralit, të lënë pezull prej vitesh.

15:02
Tatimet kërkojnë taksën e qirave, çdo shtëpi në bregdet, 15% detyrim për të ardhurat

Të gjitha familjet në zonat turistike të vendit që japin apartamente apo banesa me qira duhet t’i deklarojnë tek tatimet dhe të paguajnë taksën 15 për qind.

14:57
Hoteli luksoz që priti Kim Jong-Un në Singapor (FOTO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jung-Un, qëndroi në hotelin St.Regis, Singapor, një nga më luksozët në qytet.

14:57
Minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e statusit

Ish minatorët e minierës së Memaliaj iu bashkuan protestës së minatorëve në gjithë Shqipërinë në lidhje me statusin e minatorit.

14:56
Dëmtohet “Piramida”, kapen hajdutët që hynë për skrap

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ose e njohur ndryshe si “Piramida” u sulmua të martën nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur.

14:50
Durrës, mbytet në det 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

14:41
Gjermania s’ka vendosur, përfaqësuesi i Merkel: Do flasim në kohë. Në Shqipëri problem korrupsioni

Qeveria gjermane ende nuk ka marrë një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por Christian Lange, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, thotë se Berlini do të shprehet në kohë për takimin e Këshillit Europian, programuar për më 28 qershor.

14:37
“Vendi i parë në Europë pa qese”, Rama: Landfilli i Durrësit do të mbyllet

Kryeministri e pa me sytë e tij se çfarë ndodh në vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano të Durrësit. Në takimin për projektet e këtij qarku Edi Rama shprehu angazhimin për shndërrimin e këtij vendi në park.

14:29
Nuk janë në Botëror, por kanë blerë më shumë bileta!

Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike. Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion ku do të zhvillohen 64 ndeshje.

14:17
Art me ushqimet për të joshur fëmijët

Nëse ndonjëherë keni hasur vështirësi me fëmijët ose nipërit tuaj për të ngrënë perimet, atëherë shihni këto ide dhe mos hezitoni të provoni.

14:12
Largoi Lopeteguin, Spanja emëron menjëherë trajnerin e ri

Spanja i befasoi të gjithë duke shkarkuar vetëm një ditë para Botërorit trajnerin Julen Lopetegui, por i menjëhershëm ka qenë edhe zëvendësimi i tij me trajnerin e ri.

14:08
Liberalizimi i vizave me Kosovën, Veseli në Strasburg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Strasburg lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

14:06
Kujdestaria e fëmijëve, “mollë” sherri për Jolie dhe Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë përfshirë në një mosmarrëveshje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, që vazhdon edhe kur kanë kaluar më shumë se 20 muaj nga divorci i tyre.

14:02
“Aquarius” drejt Spanjës, 900 emigrantë të tjerë në Itali

Një skuadrilje anijesh me qindra emigrantë të shpëtuar nga anija “Aquarius”, po udhëton drejt Spanjës.

13:57
Irani pa atlete në Botëror, reagon portugezi Queiroz

Trajneri i skuadrës iraniane të futbollit, Karlos Queiroz, i ka kërkuar “Nike” t’i kërkojë ndjesë ekipit të tij, pasi kompania amerikane tha se nuk mund t’i pajiste futbollistët me atlete të reja për Kampionatin Botëror për shkak të sanksioneve.

13:53
Mediat koreanoveriore: Takimi Trump-Kim, fitore e madhe

Koreja e Veriut e ka cilësuar takimin Trump-Kim Jong un si një fitore të madhe për vendin me median shtetërore që raportojnë se SHBA do të heqë sanksionet.

13:46
Alec Baldwin për president. Trump: “Unë të shpëtova karrierën!”

Aktori i “Saturday Night Live”, Alec Baldwin, deklaroi në një intervistë me Howard Stern të hënën se nëse do të kandidonte për president në 2020, ishte “i sigurt se do të fitonte”.

13:43
Rihanna dhe Sandra Bullock në filmin e ri “Ocean’s 8”!

Ocean’s 8 është filmi më i fundit ku si asnjëherë më parë mbizotërojnë femrat! Emra të njohur të Hollywood si Cate Blanchett, Sandra Bullock dhe Rihanna sjellin në ekran një ide të re të filmave të suksesshëm Ocean’s XXX.

13:33
Ngjarja e “Don Boskos”, SHÇBA: Policia është në rregull, hetimet për kallëzimin i vijoi prokuroria

Pas hetimeve, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi penale të policëve për ngjarjen në “Don Bosko” ku një 31-vjeçar vrau një 18-vjeçare dhe më pas veten.

13:14
Shpresat, Bushi zbulon emrat që janë gati për kombëtaren e madhe

Trajneri i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për ecurinë e skuadrës dhe gjendjen e lojtarëve gjatë tre ndeshjeve miqësore të zhvilluara në periudhën Maj-Qershor.

13:07
FIFA merr vendimin, Kupa e Botës 2026, në 3 shtete dhe me 48 skuadra

SHBA, Kanadaja dhe Meksika do të presin finalet e e Kupës së Botës 2026, pas votimit që anëtarët e FIFA-s kanë dhënë të mërkurën në Moskë.

13:02
Lideri i Islandës, çfarë tatuazhi në shpinë! – FOTO

Quhet Aron Gunnarsson dhe është kapiteni dhe lideri i Islandës në Euro 2016. Gunnarsson ishte ai që bëri të famshme thirrjen “Uh” të tifozëve në atë eveniment dhe Islanda fitoi zemrat e miliona tifozëve dhe ishte po ai që mori refuzimin e Cristiano Ronaldos për të shkëmbyer fanelën me të.

13:01
“Sofra Dardane”, këngëtarë e ansamble interpretuan në Bajram Curri

Ansambli autokton “Rugova” nga Kosova u shpall fitues me çmimin e parë në edicionin e 16-të të Festivalit Folklorik Sofra Dardane që u zhvillua në qytetin e Bajram Currit.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 13/06/2018 – Ora 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:56
Çështja e Teatrit, Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

Ndaj kërkesave të artistëve për Teatrin Kombëtar ka reaguar sërish kreu i shtetit Ilir Meta, i cili bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje. Ai i bën apel qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve.

12:44
Furnizimi me ujë, Veliaj: Dyfishojmë kapacitetin e Bovillës

Pas financimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të projektit për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe ndërtimin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, Tirana është gati për paketën e dytë të investimeve: zgjerimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në zona të cilat, vitet e fundit, kanë njohur zhvillim të madh.

12:41
Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Ivanov braktis takimin me Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

12:41
Nga kombëtarja në klube, trajnerët që dështuan

Real Madrid njoftoi 24 orë më parë se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Lopetegui, nuk vonoi reagimi i federatës spanjolle që e shkarkoi trajnerin, vetëm një ditë para startit të Botërorit, që pritet të jetë ndër më të vështirët për Spanjën.

12:36
Matura, zhvillohet provimi i matematikës

Sot maturantët në të gjithë vendin kanë zhvilluar provimin e tretë të detyruar të maturës shtetërore, atë të matematikës.

12:24
Si do të humbasë kilogramët e shtatzënisë Khloe Kardashian! – FOTO

Dy muaj pas lindjes së vajzës True Thompson, ylli i Keeping Up With The Kardashian po formulon një plan se si të humbasë kilogramët e shtatzanisë në një mënyrë të shëndetshëm.

12:07
E paprecedentë, Spanja shkarkon trajnerin 1 ditë para Botërorit

Një tërmet i vërtetë ka ndodhur në futbollin spanjoll, dy ditë para debutimit të Spanjës në Kupën e Botës, që starton nesër, Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të shkarkojë Julen Lopetegui pasi trajneri i kombëtares pranoi një ditë më parë për të drejtuar Real Madrid për 3 sezonet e ardhshme.

12:02
Tesla pushon nga puna mbi 3.000 persona

Elon Musk deklaroi të martën se kompania e tij do të pushojë nga puna 9% të punëtorëve.

12:01
Morën peng 46-vjeçarin për borxhin e ish-gruas, ndalohen dy vëllezërit

Ish gruaja e S. Braçe, 46 vjeç, nga Hekali i Mallakastrës u kishte marrë borxh 1600 euro dy vëllezërve, Lani dhe Olen Boraj nga Ksamili i Sarandës, por nuk ua ka kthyer.

11:56
Rama: Në korrik përfundon studimi për Tiranë-Durrës, aks rrugor me pagesë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Durrës për projekte të rëndësishme infrastrukturore që janë pjesë e Paketës së Rindërtimit.

11:51
Qyteti fantazmë… nën pushtetin e vullkanit – FOTO

Nuk kishte më kohë për të ngrënë. Dreka e së dielës u ndërpre në mes, ushqimi mbeti mbi tavolinë. Fëmijët braktisën lodrat e tyre, ndërsa rrobat ende vareshin në telat në oborrin e shtëpisë. Kafshët ngordhën të ngurtësuara.

11:45
“Zgjohu! Je i goditur në kokë!” Trump i përgjigjet De Niro

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sulmoi më së fundmi yllin e HollyWood Robert De Niro pas fjalimit eksploziv të këtij të fundit një ceremoni të ndarjes së çmimeve.

11:31
Usain Bolt zbret në fushë me legjendat e Francës

Kanë kaluar 20 vjet, por brezi i futbollistëve që kanë qenë protagonistë në Botërorin e vitit 1998 duket se nuk e ka humbur shkëlqimin e tij.

11:20
Të domosdoshme për verën!

Ka disa veshje dhe aksesorë që në verë nuk do të lodhemi për ti veshur. Të freskëta, të letha, sandale komode dhe aksesorë të rafinuar.

11:18
Largohet nga grupi kitaristi i “30 Seconds To Mars”!

Tomo Milicevic ka deklaruar se largimi nga 30 Seconds To Mars ishte “zgjidhja më e mirë për të gjithë”.

11:16
“Kultura Gjirokastrite” në Presidencë, Meta: Ndërgjegjësim për dashurinë për trashëgiminë kulturore

Kreu i shtetit Ilir Metaka marrë pjesë në “Mbrëmjen e Kulturës Gjirokastrite” ku u shpreh mbi rëndësinë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, sidomos të rinjve dhe fëmijëve me dashurinë për trashëgiminë e të parëve tanë.

11:14
E kush nuk do të donte një ftesë në darkën e Jennifer Lawrence!

Jennifer Lawrence ftoi për darkë një listë të gjatë të yjeve të Hollywood në shtëpinë e saj në New York City.

10:50
Debat për ligjin për Teatrin, në Kuvend mungon ministrja. Protestojnë artistët

Këtë të mërkurë artistët janë ftuar në Komisionin e Medias për të diskutuar mbi projektligjin e ri për teatrin. Së bashku me ta, ishte thirrur edhe Ministrja e Kulturës, e cila nuk u paraqit, por veç ministres, indiferentë janë treguar edhe deputetët e mazhorancës, të cilët kanë bojkotuar komisionin, një fakt që ka irrituar artistët.

10:44
“Të fortët” e vegjël pushtojnë Parkun e Liqenit

Gati për Taekwondo? Mos u trembni! Nuk është ndeshje e vërtetë, por dyluftime Taekwondo nga fëmijët e mrekullueshëm te Fushat Multisportive, në Parkun e Madh.

10:40
Ronaldo “injoron” Messin, flet për “Topin e Artë”

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e Botërorit Rusi 2018, në prag të tij ka folur ylli portugez Cristiano Ronaldo.

10:28
Partizani i Beogradit dokumentar për Fadil Vokrrin – VIDEO

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një ataku kardiak, ndërsa të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore

10:22
TopAwards/ Largohet nga klasifikimi një prej këngëve më të vjetra

Pavarësisht se nga java në javë, “The Top List” i shtohen projekte të reja muzikore, shumë këngë kanë mundur ta përballojnë konkurrencën, duke qëndruar për një kohë të gjatë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

09:45
Kreu i Kushtetueses kalon vettingun, avokati i Bashkim Dedjes akuza për relatoren

Me dy vota pro, dhe me votën kundër të relatores Xhensila Pine, Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese e kaloi sprovën e vettingut.

09:27
BE përshëndet emrin e ri të Maqedonisë

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn e pershëndetën përmes një deklarate të përbashkët zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës.

09:22
Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira

Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa pasditja fuqizon përkohësisht vranësirat në zonat malore, ku priten shira të izoluar.

09:20
Italia, në shënjestër për anijen; Thumbon Macron: Cinizëm italian

Emanuel Macron e akuzoi qeverinë italiane për “cinizëm dhe papërgjegjshmëri” pas mbylljes së porteve të vendit për anijen e ndihmës me qindra emigrantë në bord.

09:14
Ujori, shenja e ditës

Hëna sot të bën të jetosh një ditë plot pasion dhe gjallëri dhe në situata më të vakëta.

09:07
Fluks në Kishën e Laçit; Qindra pelegrinë kalojnë natën brenda dhe jashtë objektit

E paimagjinueshme është paraqitur situata mbrëmë në Kishën e Shën Ndout. Dukej sikur e gjithë Shqipëria kishte zbarkuar në Laç.

08:42
Rusia, skuadra organizatore më e dobët e një Botërori?

Me ndeshjen e parë Rusi-Arabi Saudite jepet sinjali për fillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Shpresat e tifozëve dhe të kryetarit të shtetit, Putin janë të mëdha. Ekziston rreziku që ata të zhgënjehen shumë.

08:35
Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

08:02
John Alite në Kosovë: Do formoja ushtrinë time, sikur ta dija që shqiptarët janë kaq trima

Biri i një emigranti shqiptar, ish mafioz, tashmë i penduar, me lidhje me familjen e famshme të krimit Gambino, në vitet 80-90, pritet në Prishtinë me duartrokitje.

05:57
Haradinaj: Kosova synon anëtarësimin në NATO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në NATO si dhe daljen në ndihmë secilit që ka nevojë. Këto deklarata Haradinaj i ka bërë pas zbulimit të memorialit për ushtarët e KFOR-it, që kanë humbur jetën në Kosovë.

01:54
Kosovë, qeveria ‘dritë jeshile’ rritjes së pagave

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë. I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i 1 shkurtit, që parasheh pezullimin e vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave.

01:04
“Aquarius” niset drejt Spanjës, e shoqërojnë anije italiane

Organizata humanitare që po kujdeset për 629 emigrantët e bllokuar në një anije të ndalur në afërsi të brigjeve malteze, thotë se dy anije italiane do t’i ndihmojnë ata të hyjnë në portin spanjoll të Valencias.

00:26
“Skandali i Nobel-it”, akuza zyrtare për përdhunim

Fotografi francez që është në qendër të skandalit, që bëri që çmimi Nobel për letërsinë, i këtij viti, të shtyhej, është akuzuar për përdhunim.

00:20
Qytetarët durrsakë kërkojnë zgjidhje për vendin që helmon qytetin

Ndërsa Qeveria po mban mbledhjen e saj të radhës në qytetin bregdetar të Durrësit, opozita dhe qytetarë protestuan pranë vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano duke kërkuar zgjidhje të problemit që po helmon qytetin.

00:13
Ylli i Sampdorias përfundon te Arsenali

Pas një sezoni mjaft të mirë me Sampdorian, Lucas Torreira zgjoi interesin e një sërë klubesh, që hapën një ankand për blerjen e tij.

E martë, 12 Qershor 2018
23:44
Basha përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ka përshëndetur marrëveshjen mes Tsiprasit dhe Zaevit, për emrin e ri të Maqedonisë.

23:21
Studimi i fundit, “Të rinjtë, gjithnjë e më budallenj”

Të rinjtë po bëhen gjithnjë e më budallenj. Koeficientet e inteligjencës kanë filluar të bien me nga shtatë pikë për gjeneratë, në një tendencë që sipas shkencëtarëve, është shumë shqetësuese…

22:52
Francës i “ngrin gjaku”, Mbappe dëmtohet… nga shoku i skuadrës

Kylian Mbappe është dëmtuar vetëm pak ditë përpara debutimit në Botëror të Francës në ndeshjen ndaj Australisë.

22:25
Top Show/ Klosi: Nuk do të lejohet prodhimi i qeseve

Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e së martës se po studiohet nga ana e qeverisë marrja “e një vendimi radikal për ndalimin e qeseve plastike në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

21:49
“Shqipëria turistike”, pas pak në “Top Show”

Plazhe si Karaibet, peshk vetëm për 7 euro, Shqipëria destinacioni i kësaj vere… Këta janë titujt joshës të revistave ndërkombëtare.

21:48
Apeli i UEFA-s nuk amniston Jashanicën

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

21:36
Maqedonia dhe Greqia, 27 vjet përplasje për një emër

Gjithçka filloi në vitin 1991, me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë. Ish-Republika Jugosllave e quajti veten Republika e Maqedonisë dhe zgjodhi një flamur, që Greqisë i kujtonte simbolet helene.

20:54
Ditëlindja e PS, Veliaj: E vetmja forcë progresive që bën shtet, qytet, e Europë në Shqipëri

Në këtë 27-vjetor të Partisë Sociaslistë, nuk ka munguar urimi i Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

20:41
Rama e Bushati përshendesin në anglisht paktin Shkup-Athinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përshëndetën që të dy në anglisht marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

20:38
Denoncimi në “Fiks Fare”: Gruaja më hidhte valium në gjellë dhe prostituonte

Një qytetar denoncon në “Fiks Fare” se ka rënë pre’ e mashtrimit të një prostitute, e cila jo vetëm i ka vjedhur paratë e kursyera, por i jepte fshehurazi valium për të ushtruar prostitucion në banesën e tij.

20:30
Kullat e Dervish Aliut destinacion turistik, por kanë degraduar

Kullat e Dervish Aliut janë monument kulture që nga viti 1978. Që nga ajo kohë, kjo ndërtesë nuk ka parë asnjë investim. Të shumtë janë vizitorët që kërkojnë të hyjnë në kullë, por dera e saj është e mbyllur pasi hyrja do të rrezikonte jetën e tyre.

20:17
Nga Norvegjia në Durrës. Turistët tërhiqen nga antikiteti

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku numri i vizitorëve është 33% më shumë se një vit më parë, një grup turistësh norvegjezë ndjekin me vëmendje ciceronin.

20:11
Me dhjeta, mbledh kanaçe

Për filozofin gjerman, Frederic Niche, ajo që nuk të vret, të bën më të fortë! Kjo shprehje e gjen veten në historinë e Ledjanit, që jeton në një familje ekstremisht të varfër, e megjithatë arrin të sfidojë moshën, mundësitë e tij fizike dhe mendore, vetëm e vetëm që t’i sigurojë bukë familjes së tij.

20:10
Pelegrinazhi i shpresës

Në Kishën e famshme të Sna Nout në majë të kodrës që rri sipër qytetit të Laçit, ëdo vit numri i pelegrinëve rritet dhe ata janë nga të gjitha besimet. Ata mendojnë se ndjekin gjurmët e shenjtëve.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 12/06/2018 – Ora 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:56
Mjekët e plazhit pa ilaçe

Në fillim të këtij muaji u hapën 26 qendra shëndetësore verore që do të ofrojnë shërbim 24 orë për pushuesit dhe kjo u servir si një sukses i madh.

19:53
Divjakë, unaza bujqësore, e prishur

Aksi që lidh fshatrat e Divjakës me autostradën Lushnje-Rrogozhinë është quajtur ndryshe unaza bujqësore e Divjakës.

19:39
Ditëlindja e PS! 27 vite të historisë së partisë më të votuar në Shqipëri

Kanë kaluar 27 vjet nga 12 qershori i vitit 1991, kur Partia e Punës vendosi t’i përshtatej kohës së re, duke ndryshuar emër per t’u ndare nga e kaluara. Lindi Partia Socialiste e Shqipërisë, me kryetar Fatos Nanon, që shumë shpejt do të kalonte në një opozitë të vështirë.

19:10
Si e përfytyrojnë Zotin të krishterët: me fytyrë rinore dhe tipare femërore (Foto)

Zoti ka një fytyrë rinore dhe tipare femërore. Kështu të paktën mendojnë shkencëtarët e Karolinës së Veriut (SHBA), të cilët kanë krijuar një skicë të Zotit duke u bazuar në atë që mendojnë të krishterët amerikanë.

19:00
Arrihet marrëveshja me Greqinë, Maqedonia nga sot me emër të ri

Është përfundimtare dhe zyrtare. Athina dhe Shkupi arrijnë më në fund paktin për emrin dhe bien dakord që zgjidhja të jetë: Republika e Maqedonisë së Veriut.

18:37
Qeset “non grata”? Rama: Po studiojmë ndalimin me ligj

Pas çdo fryrje lumenjsh në Shqipëri, në anë të tyre sheh të “dekoruar” bimësinë dhe pemët me qese të shumëllojta, që uji merr me vete. Pamje të tilla janë bërë të zakonta prej vitesh dhe kuptohet lehtësisht se ndotësit kryesorë janë qeset plastike.

18:16
BMW M5, protagoniste në “Mission Impossible: Fallout”

Filmi i gjashtë i sagës “Mission Impossible” do të shfaqet në kinema duke nisur nga 27 korriku i këtij viti.