Vendi nën pushtetin e flakëve/ 39 vatra në 24 orët e fundit, situata më problematike në Fier dhe Himarë. Mbi 800 forca të angazhuara në terren
Ndaj kërkesave të artistëve për Teatrin Kombëtar ka reaguar sërish kreu i shtetit Ilir Meta, i cili bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje. Ai i bën apel qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve.
“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thotë Meta në mesazhin e tij.
Presidenti Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.
Top Channel