Në fillim të këtij muaji u hapën 26 qendra shëndetësore verore që do të ofrojnë shërbim 24 orë për pushuesit dhe kjo u servir si një sukses i madh.

Por, këto qëndra, jo vetëm që këtë vit u hapën me vonesë, pasi sezoni turistik ka nisur shumë më herët, por ato nuk janë furnizuar ende me barnat dhe materialet e konsumit që duhet të kenë në dispozicion për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas dhe turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë bregdetin shqiptar dhe jo vetëm.

Në këtë situatë janë të 26 qendrat e hapura për këtë sezon.Tenderi për furnzimin me barna dhe materiale konsumi në Ministrinë Shëndetësi nuk ka përfunduar ende.

Kjo konfirmohet edhe nga një dokument ku vihet re se ka pasur ankesë, çka do të thotë që tenderi nuk është mbyllur. Edhe këto barna që janë për momentin për të ofruar ndihmë të shpejtë, u janë marrë borxh spitaleve.

Nga ana tjetër, pushuesit nuk janë të orientuar se ku ndodhen qendrat shëndetësore.

Top Channel