“Mbledhja e parë e BE-së me Shqipërinë si vend anëtar, rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen”, Rama: Transaksioni për Zvërnecin lirohet sapo të sqarohet pronësia e tokës
OSBE i ka dhuruar policisë gjashtë lexues portabël të pasaportave në fillim të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë.
“Një lajm i mirë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit në këtë fillim sezoni turistik… Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan sot Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ato do të shpërndahen fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë”, bën të ditur OSBE.
Top Channel