Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Këngëtari Justin Bieber dhe aktorja Hailey Baldwin dukeshin të pandarë këtë fundjavë në Miami.
Tre vite pas publikimit të romancës midis tyre në 2015, 24-vjeçari dhe 21-vjeçarja kalojnë një fundjavë flirtuese në Florida. Bieber dhe Baldwin gjithashtu vizituan konferencën e kishës VOUS të shtunën dhe të dielën.
“Sapo mbërritën në Miami, të dy nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri për asnjë sekondë,” tregon një burim për E! News.
Fotot e publikuara shfaqin Bieber dhe Baldwin duke festuar deri në orët e vona të natës e më pas duke u larguar për në hotelin e Bieber në të njëjtën makinë.
Këngëtari dhe modelja kanë deklaruar se janë single dhe thjesht po përpiqen të forcojnë shoqërinë e tyre duke kaluar një fundjavë ndryshe.
Top Channel