Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë
Perspektiva për një takim historik mes dy liderëve, Donald Trump dhe Kim Jong Un ka qenë lajmi kryesor i dy ditëve të fundit edhe në Korenë e Veriut.
Koreano-veriorët janë informuar hap pas hapi për gjithçka ndodhte në Singapor, përmes disa ekraneve gjigantë të vendosur kudo në Penian, ku televizioni qendror i Koresë së Veriut transmetonte “live” takimin.
Qytetarët ishin mbledhur në rrugët kryesore për të ndjekur “live” çfarë ndodhte, duke nisur nga lideri i tyre Kim Jong Un teksa zbriste nga avioni.
Televizioni shtetëror KCNA ka raportuar hap pas hapi detajet e takimit, përveç momentit të shtrëngimit historik të duarve mes dy liderëve.
Top Channel