Lajmet kryesore të ditës, 12/06/2018 – Ora 16:00

12/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BASHA: INTEGRIMI MBAHET PENG NGA QEVERIA

Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama si bllokues të integrimit të vendit. Peshqit e mwdhenj duhet të përfundojnë në rrjetën e drejtësisë, tha Basha. Tahiri të dënohet dhe Xhafaj të largohet.

SHKOLLAT SI QENDRA KOMUNITARE

Gjimnazi “Qemal Stafa” në kryeqytet i bashkohet nismës së bashkisë si qendër komunitare. Palestra e shkollës do qëndrojë hapur për të rinjtë dhe fëmijët e zonës.

LIROHET DEKANI I ARRESTUAR PËR KORRUPSION

Gjykata e Elbasanit la në arrest shtëpie dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, Albert Riska, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar. Riska u arrestua më 9 maj të këtij viti për korrupsion.

“REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT”

Athina dhe Shkupi zyrtar pritët të zyrtarizojnë marrëveshjen më të madhe mes tyre. Burime diplomatike konfirmojnë se emri I zgjedhur është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe marrëveshja do nënshkruhet këtë fundjavë në Prespë.

SKUADRA MË E PASUR E BOTËRORIT

Franca është skuadra më e kushtueshme e Botërorit të Rusisë me kosto 1,41 miliardë euro kur të gjitha skuadrat vlejnë 12,6 miliardë. Pas saj vjen Anglia dhe e treta Brazili.

Top Channel