E hënë, 11 Qershor 2018
19:05
Të rinjtë demokratë “dërgojnë” Ramën në Kolumbi

Të rinjtë demokratë i kanë “prerë” biletën vetëm vajtje kryeministrit Edi Rama për në Kolumbi.

18:27
Mamaja e re nisi biznes stolish me 500 dollarë, tani vlen 1 miliard (FOTO)

Shtatzënë dhe me burrin pa punë, Kendra Scott duhej të gjente një mënyrë për të bërë parà.

18:20
Bashkia e Shkodrës nxjerr në shitje Vllazninë

Skuadra e Vllaznisë mbylli muajin e kaluar sezonin më të errët në historinë e saj, që kulmoi me rënien për herë të parë nga elita e futbollit shqiptar.

18:19
Demi, reklamuesja e saj më e mirë! (FOTO)

Provimi i linjës së saj të re “Isawitfirst.com” në Ibiza, duket se nuk ka fund.

18:01
Në pritje të CAS-it, UEFA zgjedh Kukësin në vend të Skënderbeut

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) duhet ende të japë një përgjigje për rastin e dënimit të Skënderbeut, por ndërkohë në skuadrat pjesëmarrëse të Champions-it këtë vit, përfaqësuesi i vetëm shqiptar është Kukësi.

17:47
Rally Albania 2018, përplasje dhe surpriza në etapën e parë

Pas prologut në rrethinat e Tiranës, edicioni i 14 i Rally Albania impenjoi protagonistët e kësaj gare ekstreme në kilometra të tëra të vështira drejt maleve të Dibrës.

17:39
Çudia rumune! Pas protestave antiqeveritare, protestë pro Qeverisë

Qeverisë së Sorin Grindeanut iu deshën pak më shumë se 20 ditë pas betimit që të vihej përballë qytetarëve rumunë dhe protestave masive.

17:31
Arrestohet aktori i famshëm hollivudian

Vince Vaughn, aktori i famshëm i Hollivudit, është arrestuar nga Policia e Los Angeles.

17:02
Kim Jong Un bën selfie-n e parë në Singapor

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shijuar një shëtitje “surprizë” në Singapor mbrëmjen e së hënës, vetëm disa orë para samitit me Presidentit e SHBA, Donald Trump.

17:02
Çfarë pritet nga takimi Trump-Kim Jong-un?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të kënaqura me ecurinë e bisedimeve dypalëshe me Korenë e Veriut.

16:28
Një kampion bote shkon trajner te Nizza

Patrick Vieira rikthehet në vendlindje pas 23 vjetësh, për të marrë detyrën e trajnerit te Nizza. Pas eksperiencës në Amerikë te New York City, ish ylli francez i mesfushës ka marrë vendin e lënë bosh nga Lucien Favre, që kaloi te Dortmund.

16:19
26 stadiumet më të çuditshme të botës (Foto)

Futbolli luhet në të gjithë botën, madje edhe në vendet ku nuk na shkon mendja kurrë.

16:07
Negociatat, Bushati: Opozita kërkon të vetëpërjashtohet. Të jetë më konstruktive

Në një bashkëbisedim me studentët, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se opozita po kërkon të vetëpërjashtohet nga procesi i hapjes së negociatave, duke kërkuar që ajo të jetë më konstruktive.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 11/06/2018 – Ora 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:49
Nis festivali “Sofra Dardane”

Janë 40 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që do të konkurrojnë në “Sofrën Dardane”.

15:31
Recitali i Ardian Trebickës, mbrëmjen e 13 qershorit tek Amfiteatri

Pas një mungese të gjatë në skenë dhe ekran, këngëtari Ardian Trebicka rikthehet me një koncert recital mbrëmjen e 13 qershorit në Amfiteatrin e Kodrave të Liqenit. Prej vitesh ai është tërhequr nga skena e spektakleve, ndaj edhe pse është pjesë e muzikës live mbrëmjeve, emocionet e spektatorit përmes koncerteve, i kanë munguar.

15:28
Netët e Poezisë; Mblidhen në Korçë 30 autorë nga rajoni

“Netët Korçare të Poezisë” bashkuan 30 poetë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Pas dy mbrëmjeve poetike, ku janë prezantuar krijimet e poetëve të njohur ballkanas, poeti dhe publicisti i njohur Luan Rama ka fituar çmimin “Kurora e Poezisë”.

15:28
Një breshkë 45-vjeçare bie në rrjetat e peshkatarëve

Breshka e llojit Kareta-Kareta me një peshe prej 40 kg ka rënë mëngjesin e sotëm në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit.

15:25
Vrau gruan, Çelnik Shaholli: E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme

Ka dalë para gjykatës së Durrësit Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 42-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. 43-vjeçari njihet me masën e sigurisë.

15:19
Integrimi, Hahn: Nuk ka kapërcim fazash për Ballkanin Perëndimor

Procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor nuk ka kapërcim fazash është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.

15:15
Krimet ushtarake, shtohen dezertimet

Veprat penale ushtarake gjatë gjysmës së parë të këtij viti kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

15:03
Papunësia, më e ulëta në 30 vite

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri shënoi në tremujorin e parë të këtij viti nivelin më të ulët në gati 30 vjet. Sipas INSTAT për periudhën janar mars, shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 12.5 për qind me një rënie prej gati 1.7 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

14:43
Mbushen gropat e autostradës, devijohet trafiku në Tiranë-Durrës

Qytetarët që udhëtuan këtë të hënë nga Tirana në drejtim të Durrësit përmes autostradës u përballën me një trafik të rënduar. Shkak u bë nisja e punimeve për shtimin me asfalt të gropave në segmentin Mbikalimi Rinasit-Vorë.

14:37
Vrasja e gjyqtares Hafizi, çështja i “ngec” Krimeve të Rënda

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin që çështjen ndaj Fadil Kasemit për vrasjen e bashkëshortes së tij gjyqtares Fildeze Hafizi ta gjykojnë Krimet e Rënda.

14:36
Hyundai 8 milionë makina të shitura në kohë rekord

Hyundai ka arritur një tjetër rekord shitjesh në Indi, plot 8 milionë makina në harkun kohor të 19 vite e 6 muaj.

14:33
Sandalet bizhu, më të bukurat e stinës

Me rastin e 20-vjetorit të mitit televiziv “Sex and the City”, sigurisht që nuk mund të rimë pa folur për këpucët.

14:26
Gjirokastër, tregjet pa kontroll

Janë të paktën 60 shitësit e vegjël ambulantë të produkteve ushqimore që dalin çdo ditë buzë rrugëve në Gjirokastër.

14:25
Porositë për tifozët britanikë: Kujdes në Rusi!

Rusia është një vend magjepsës e miqësor dhe Kupa e Botës duhet të shndërrohet në dritare mikpritjeje drejt kombit më të madh të planetit.

14:25
Kopjet në Maturë, Nikolla: Dëshirë vrastare për të përfituar politikisht

Aludime politike, i ka cilësuar Lindita Nikolla pretendimet për kopje dhe dalje të testit të Maturës Shtetërore.

14:11
Porsche 911 i ri, më tepër fuqi, më tepër teknologji

Porsche është më pak se 6 muaj larg nga lançimi i modelit të saj më të ri, 911, e cila pretendohet se do të jetë edhe makina më e shpejtë e më e avancuar se rivalet.

14:03
KLD shtyn mbledhjen për shkak të kuorumit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte parashikuar një sërë diskutimesh të rëndësishme, por për shkak të kuorumit, mbledhja u shty për të martën në orën 18.30.

14:01
Paradë yjesh në Roland Garros, shfaqet dhe Zidane

Rafa Nadal ngriti për të 11-tën herë lart kupën në Roland Garros dhe spektaklin e spanjollit nuk e kanë shijuar vetëm dashamirësit e këtij sporti, por edhe shumë yje të kinemasë dhe muzikës.

13:58
Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova në sitën e vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seancë dëgjimore më 14 qershor me prokurorin e Apelit të Tiranës, Gentian Trenova.

13:54
Polestar 1 del në shitje në 2019, por në korrik shkon në Festivalin e Shpejtësisë

Teksa është ende në fazën formuese të saj, e në 2019-ën pritet që të prezantohet versioni përfundimtar i makinës hibride, firma ka vendosur që të bëjë debutimin e parë muajin e ardhshëm në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.

13:24
Nuk ka Vetting për Llallën, KPA merr vendimin

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm mund ta shijojë në Gjermani, aty ku ndodhet për momentin, daljen nga drejtësia me vullnetin e tij.

13:17
​Kosovë, Krabal: Element i rëndësishëm për integrimin, lufta ndaj korrupsionit

Pas aplikimit, Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

13:10
F1, modelja e mbyll garën një xhiro para në Kanada

Edhe pse Formula 1 është perfekte, ajo drejtohet nga qënie humane, ndaj dhe gabimet janë të paevitueshme. Kështu ndodhi edhe në garën e fundit të F1, kur modelja Winnie Harlow, që duhej të valëvistë flamurin më katrorë, e ka bërë atë veprim një xhiro para përfundimit të garës.

13:09
Përfundon blloku i banimit te Ambasada Amerikane, Veliaj: Në 3 vite, Tirana ka ecur me të pestin

Blloku i banimit që kufizohet nga rrugët “Stavro Vinjau”, “Qamil Guranjaku” dhe “Pjetër Budi” në Njësinë 2, pranë Ambasadës Amerikane, nuk kishte njohur investime prej gati 20 viteshdhe sot me një sipërfaqe 24 mijë m2 është transformuar tërësisht.

13:02
Pi aksidentalisht lëngun e pesticideve, në gjendje të rëndë 4-vjeçari

Ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur ka gjetur një shishe me lëng pesticide që përdorej për bimë e insekte, dhe e ka pirë aksidentalisht. Vogëlushi 4-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët.

13:01
Yjet e Botërorit, kush do të shkëlqejë në Rusi 2018?

Rusia këtë vit do të shkëlqeje si kurrë më pak në aspektin futbollistik. Për një muaj në fushën e lojës do të zbresin yjet e këtij sporti dhe spektakli është i garantuar.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 11/06/2018 – Ora 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:58
Ahmetaj: Niveli më i ulët i papunësisë, vetëm në maj mbi 3 mijë punësime

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj tha se papunësia është në shifrat me të ulëta, duke iu referuar dhe raportit të INSTAT.

12:52
Devijimi i lëvizjes në Tiranë-Durrës, shefi i trafikut: Kaloni nga Elbasani dhe nga Ndroqi

Nga mëngjesi i sotëm, autostrada Tiranë-Durrës është mbyllur në disa segmente, për shkak të rikostruksionit.

12:32
Bllokohet rruga e Valbonës, protestë e banorëve kundër HEC-eve

Banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë zhvilluan një protestë, ndërsa thuajse të gjitha njësitë tregtare në Valbonë iu bashkuan thirrjes për protestë dhe mbyllën aktivitetin e tyre. E gjithë kjo në shenjë solidariteti me banorët që kërkojnë të mos ndërtohen hidrocentrale në grykëderdhjen e Valbonës.

12:32
8 armët më të mëdha të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Shekulli i 20-të duket si një nga epokat më shkatërruese të njerëzimit, me dy Luftëra Botërore dhe disa konflikte me ndërprerje që përfshijnë rajonet anembanë globit.

12:27
Nga Monza në Montreal, 50 fitoret e Vettel

Ashtu si edhe legjenda më e madhe e automobilizmit Michael Schumacher ai është një gjerman. Ka të njejtin talent dhe ego si Schumacher dhe që në hapat e tij të parë në 2007 tregoi se është një ‘i përzgjedhur’ për këtë sport.

12:15
Rritet numri i fëmijëve me probleme në shikim, depisitim në shkolla të ndryshme

Numri i fëmijëve me probleme në shikim është rritur vazhdimisht. Të paktën kështu tregojnë mjekët okulistë, megjithatë një shifër zyrtare mbi këtë problematikë nuk ka, pasi në Shqipëri mungon një databazë që të japë të dhëna zyrtare e konkrete.

12:11
Kamenica: Delilah, roli i ëndrrave të çdo mezzo-sopranoje

Mezzosopranoja Vikena Kamenica pas një karriere të gjatë në TKOB, është ngjitur dhe në skenat ndërkombëtare e pikërisht në Francë me veprën “Samson and Delilah” nga Saint Saens, në një rol që siç e thotë dhe ajo është roli i ëndrrave që çdo mezzosoprano ka në karrierën e saj artistike.

12:08
Alibeaj: Rama po ngre kamp refugjatësh në Shqipëri. Përgënjeshtron kryeministria

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke iu referuar disa raportimeve në mediat vendase, por edhe të huaja, për ngritjen e një kampi ku do të priten refugjatë të huaj, deklaroi se Rama po bën pazar me Shqipërinë, e me shqiptarët.

12:06
Vrau bashkëshorten, Gjykata e dënon me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm ditën e sotme shtetasin Sadetin Sula, për vrasjen e bashkëshortes së tij.

12:00
Videot anti-stres; Miliona klikime në Youtube për klipet me fëshfërima

Duken të çuditshme, e ndonjëherë edhe të frikshme, por videot e zhurmave të lehta dhe pëshpërimave po kthehen në një sensacion të internetit dhe në një mënyrë fare të pabesueshme për të bërë para.

11:57
Rama: Në 10 vitet e ardhshme, 250 mijë të punësuar në turizëm

Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme në Durrës me të punësuarit në turizëm, Kryeministri Rama u shpreh se parashikohet që në 10 vitet e ardhme turizmi të ketë një rritje të madhe, ku parashikohet se numri i të punësuarve të shkojë deri në 250 mijë.

11:55
Recetë/ Fileto viçi me krem mashurkash

Mashurkat në fakt nuk janë asgjë tjetër përveçse varietete të ndryshme të fasules së zakonshme. Më shumë se sa nga forma apo shija dallimin më të madh ne ia bëjmë vetë, nga mënyra e përdorimit. Në vende të ndryshme ato thirren me emra të ndryshëm. Diku quhen fasule franceze, diku tjetër fasule kacavjerrëse etj.

11:52
Kur ndeshja e futbollit ndërpritet nga… një tufë bletësh! (VIDEO)

Një moment i mahnitës kur ndeshja e futbollit ndërpritet nga një një tufë bletësh që hyjnë në fushë e për pasojë lojtarët u detyruan të shtriheshin në fushë.

11:40
Serwer: Për Kosovën në OKB vendos Moska jo Beogradi

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka theksuar se për ulësen e Kosovës në OKB nuk vendos Beogradi, por Moska. Sipas tij, ky synim është vështirë të arrihet me negociata edhe nëse do të pajtohej Beogradi.

11:30
Vendosi mbylljen e xhamive, Erdogan kërcënon Austrinë

Pas njoftimit të Austrisë për mbylljen e xhamive Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet.

11:29
Alibeaj: Hapja e negociatave i jep fund arbitraritetit të Ramës

Opozita ka qenë e pranishme sot në Komisionin e Ligjeve ku kërkoi që çelja e negociatave të jetë prioritet i Kuvendit. Enkelejd Alibeaj tha se janë dhe dy javë derisa të meret vendimi dhe është hapësira “për të cilën ju dhe kryeministri juaj ka mundësi për të dhënë prova të forta që po, do çeljen e negociatave”.

11:28
Vetting për Llallën? Sot vendimi nëse ish-Kryeprokurori do t’i nënshtrohet procesit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të marrë sot një vendim nëse ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla i nënshtrohet procesit të Vettingut pas dorëheqjes.

11:22
Dimensioni ushtarak i samitit Trump – Kim

Samiti i Singaporit mund të stabilizojë një nga rajonet më të militarizuara në botë. Pas dy Koreve të armatosura në maksimum gjenden partnerë aleancash, që gjithashtu janë rivalë mes tyre.

11:17
Brazili, i vetmi që s’ka munguar në Botëror

Nëse ka një skuadër që nuk ka munguar asnjëherë në Kupën e Botës, ai është Brazili.

11:13
Rokadë në policinë e Tiranës, ndryshojnë shefat e komisariateve

Shefat e dy komisariateve të Tiranës janë ndryshuar pas një urdhri të fundit. Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për shefat e komisariateve 6 dhe 2.

11:09
Dietë vegane për t’u dobësuar

Dieta vegane ka qenë mjaft e përhapur vitet e fundit dhe bëhet fjalë për një regjim ushqimor ndryshe nga ajo vegjetarianë, që përjashton çdo lloj produkti me origjinë shtazore, përfshi dhe mjaltin dhe vezën.

10:59
Deti, arma sekrete e Nadal

Ka vetëm një vend që Rafael Nadal vijon të kthehet pas çdo triumfi, humbje, apo dëmtimi. E ai është deti.

10:56
“Telashe” për Islandën, humbet kompjuteri me punën e 20 viteve!

Hirushja e Botërorit 2018, Islanda u përball me një problem jo shumë të zakonshëm përpara se të nisej për në Rusi.

10:55
“Nëse duhet e kafshoj unë Suarez!”

Të zotët e shtëpisë shpresojnë në një paraqitje dinjitoze në Botëror edhe pse në letër i favorizon vetëm fakti që luhet në tokën e tyre.

10:49
Punimet në autostradë, Vasili: Po 10 milionë turistë nga malet si kaçakë do kalojnë?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shpreh shqetësimin për riparimet në këtë kohë në autostradë, duke thënë se mbyllet rruga për turistët.

10:48
Ushqimet e duhura për një lëkurë të bronztë

Dëshirë e të gjithave që pas muajve të dimrit, më në fund me verën të lirohemi nga veshjet e rënda dhe ndonjë gram më shumë. I ftohti kërkon një ushqyerje me të pasur me yndyrna, që duhen hequr.

10:30
Dhunohet brutalisht dhe hidhet në rrugë, vdes 20-vjeçarja shqiptare

Mediat italiane shkruajnë për një vajzë 20-vjeçare shqiptare e cila është dhunuar për vdekje, dhe ka ndërruar jetë në spital.

10:20
“Serbia vazhdon të punojë kundër Kosovës. Marrëveshja, shumë larg”

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Agim Zogaj vlerësoi se marrëveshja finale apo historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ende e largët. Zogaj theksoi se Serbia po vazhdon të punojë kundër Kosovës.

10:12
E ardhmja e Hazard tek Chelsea varet nga Conte

Eden Hazard, para se të vendosë për të ardhmen e tij, dëshiron të dijë se çfarë do të ndodhë me Antonio Conte, e mbi të gjitha nëse ai ka ndërmend të qëndrojë tek Chelsea.

10:09
Nordikët ua kaluan sërish vendeve të tjera

Pa u ndier fare, siç e kanë zakon, vendet nordike (Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Islanda, Ishujt Faroe, Groenlanda dhe ishujt Aland), kanë zënë vendin e parë në botë për risi në fushën e energjisë së rinovueshme, dhe kanë ndërmend ta mbajnë gjatë.

09:48
Shira të përkohshëm pas mesditës, temperaturat rriten me 2 gradë Celcius

Paraditja vijon kryesisht e kthjellët por mesdita shton vranësirat në të gjithë vendin duke sjellë shira të përkohshëm në veri dhe zonat lindore.

09:36
Konkurrencë e fortë për Rafinha, Barca s’di kujt t’ia japë

Për qendërmesfushorin e Barcelonës, i cili në merkaton e dimrit kaloi tek Interi në formën e huazimit, nuk kanë të munguar ofertat.

09:25
Shkëndija në Champions League, faza përgatitore në Slloveni

Shkëndija e Tetovës nisi të dielën grumbullimin për fazën përgatitore para pjesëmarrjes në eliminatoret e Champions League. Fillimisht ekipi do të punojë në Tetovë, ndërsa faza kryesore, ku do të luhen edhe tre takime kontrolluese, do të zhvillohet në Slloveni prej 20 qershorit deri më 2 korrik.

09:21
Hamilton jep alarmin: Nëse vijojmë kështu s’konkurrojmë ndaj Ferrarit

Luis Hamilton ka dalë i zhgënjyer me vendin e 5-të në Çmimin e Madh të Kanadasë, vend i cili bëri që britaniku të parakalohej në renditjen totale nga Vettel me 1 pikë.

09:16
Bricjapi, shenja e ditës

Hëna sot është gati të përmbushë dëshirat e tua! Ke shumë dashuri për t’u dhuruar të tjerëve dhe duhet të gjesh mënyrën e duhur për të treguar atë që ndjen pa u ndjerë e detyruar.

08:59
Një çapkëne si Charlote; Princesha e vogël vjedh vëmendjen në ndeshjen e të atit

Princesha Charlote është padyshim çapkënia e familjes mbretërore britanike. Edhe pse vetëm 3 vjeçe, ajo ka ditur më së miri të tërheqë vëmendjen e fotografëve gjatë ndeshjes së POLO-s, ku luante dhe babai i saj, Duka i Cambridge.

08:54
Takimi Trump-Kim; Koreja e Veriut: Raport të ri me SHBA

Një ditë para samitit historik, koreja e veriut hap mundësinë që të krijojë një raport të ri me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i koresë së veriut Kim Jong un kanë mbërritur tashmë në Singapor dhe po bëhen gati për takimin e shumëpritur, ndërsa nga vendi i izoluar komunist vjen sinjali i një ndryshimi të mundshëm.

08:49
Nis riparimi i rrugës Tiranë-Durrës, bllokohen disa segmente

Rruga Tiranë-Durrës prej së hënës do të bllokohet në disa pjesë të saj për shkak se do të nisë riparimi i pjesëve të dëmtuara rëndë.

08:46
Makina përplas burrë e grua, ndërron jetë bashkëshorti

Një çift bashkëshortësh që po ecnin në këmbë janë përplasur mbrëmë nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur kthesa “Institutit të Misrit”.

08:40
Arrat dhe peshku zgjasin jetën

Do të jetosh më gjatë? Ha më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrezikun për të vdekur, në veçanti për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

08:37
2 në 3 femra nuk i hedhin rrobat që si bëjnë

Femrat janë gjerësisht të kritikuara për zakonin e tyre të të ankuarit se nuk kanë asgjë për të veshur, kur në të vërtetë dollapi i tyre është duke shpërthyer nga rrobat.

08:29
10 mënyra si të eliminoni aromat e këqija në shtëpi

Çdo shtëpi ka ngjyrat, stilin dhe erërat e veta. Nëse doni që banesa të ketë erë të mirë jo vetëm për ju, por edhe për miqtë, është e rëndësishme të vini në jetë disa metoda natyrale që mund të jenë shumë efikase.

08:11
Protesta për Teatrin Kombëtar; Robert Ndrenika: Vetëm Erdogan sillet në këtë formë

Aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën sërish në mbrëmje përpara godinës së Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar vendim për shembjen e tij.

08:11
Trump në Twitter, sulmon aleatet e SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një seri mesazhesh të zemëruara në Twitter duke kritikuar aleatët e afërt të SHBA vetëm pak orë pas largimit nga Samiti i dështuar u G7 në Kanada.

E diel, 10 Qershor 2018
22:52
Mbi 600 emigrantë të bllokuar në det, Italia e Malta “mbyllin portet”

Një anije me mbi 600 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, e që janë në bordin e anijes Aquarius, ende nuk e di se cili do të jetë fati i tyre, pasi Italia dhe Malta refuzuan që ata të zbresin nga anija në territorin e tyre.

në Mesdhe ka mbetur në det të hapur pasi iu refuzua ndihma nga Italia dhe Malta.

22:33
Probleme financiare dhe përjashtim nga Europa League, Bonucci qetëson tifozët

Nga Kanadaja, ku ka shkuar bashkë me familjen e ish-shokun e skuadrës, Chiellini, për të ndjekur garën e Formula 1, kapiteni i Milanit mundohet të qetësojë tifozët kuqezi.

22:08
F1, Vettel triumfon në Kanada dhe rrëmben kreun

Sebastian Vettel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë duke parakaluar me 1 pikë rivalin e tij, Hamilton, në garën për pilotin më të mirë në Formula 1.

21:35
Edhe 4 ditë, Brazili ‘Samba’ në miqësore

teksa duhen edhe 4 ditë që të fillojë Kupa e Botës, kombëtarja braziliane e futbollit argëtoi mijëra tifozët e pranishëm në stadiumin e Vjenës edhe pse ishte autore e një prove që poshtëroi disi ekipin vendas në miqësore.

21:20
“Italia nuk del nga Eurozona”

Qeveria italiane nuk ka qëllim që të largohet nga euro dhe planifikon që të fokusohet në shkurtimin e niveleve të borxhit dhe dëshiron të rrisë rritjen ekonomike përmes investimeve dhe reformave, ka thënë ministri i ri i Ekonomisë.

20:53
Makina përplaset me çiklomotorin, ndërron jetë i riu

Në rrugën e Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet tip Audi ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi A.Gj. 23 vjeç banues në Fushë – Kuqe.

20:34
Zvicra frikë nga huliganët, me policinë e saj në Rusi

Zvicra bëhet kombëtarja e parë që zbarkon në botërorin rus me policë me vete. Përfaqësuesja helvetike ka krijuar një ekip prej 5 ekspertësh që do të shoqërojnë lojtarët në çdo dalje. Detyra e tyre primare është garantimi i sigurisë sidomos në ndeshjet e ashtuquajtura me rrezik të lartë.

20:28
“Mbresa parisiene”, kryeqyteti i Francës me sytë e një shqiptari

Historitë shqiptaro franceze kanë qenë gjithmonë intriguese. Ato janë histori kulture, shkëmbimesh, lufte e dashurie.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 10/06/2018 – Ora 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:55
Kapen 2,5 ton marijuanë në bordin e një mjeti lundrues

Një mjet lundrues me 2.5 ton hashash ne bord njoftohet se është kapur nga roja bregdetare italiane ne zonën e Brindisit. Aksioni ende është ne vijim ndërsa mediat italiane shkruajnë se mjeti mund të jetë nisur nga Bregdeti i Vlorës dhe trafikantet kanë mundur të largohen sapo kanë parë policinë italiane qe po i ndiqte.

19:42
Kruja pushtohet nga turistët; Më e preferuara Kalaja e Skënderbeut

Një qytet rreth 20 km larg kryeqytetit shqiptar. Pothuajse në çdo lagje të Krujës gjen nga një krua, është kjo arsyeja pse ky qytet mban këtë emër.

19:33
Peleshi mbron helmin; Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix”

Top Channel zbulon një urdhër të ministrit të Bujqësisë që edhe pse kundër analizave shkencore i kërkon AKU-së që të mos e ndalojë më përdorimin e një kimikati duke thënë se është pleh dhe jo pesticid. Fermerët e përdorin atë vetëm si pesticid dhe ky kimikat me emrin “Silicon Mix” hyn në kundërshtim me ligjin në tregun shqiptar.

19:25
Trump dhe Kim në Singapor, 2 ditë para takimit historik

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano verior Kim Jong un kanë mbërritur në Singapor për takimin e tyre historik.

19:07
Putin: Gati të takohem me Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të dielën se ishte i gatshëm për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me rreziqet e një gare të re armatimesh.

18:51
Baskët duan Pavarësi, zinxhir njerëzor 200 km të gjatë

Mbi 175 mijë persona në rajonin bask të Spanjës, formuan një zinxhir njerëzor 200 km të gjatë të dielën, duke kërkuar një referendum për pavarësinë.