“Mbresa parisiene”, kryeqyteti i Francës me sytë e një shqiptari

10/06/2018 20:28

Historitë shqiptaro franceze kanë qenë gjithmonë intriguese. Ato janë histori kulture, shkëmbimesh, lufte e dashurie.

Shumë libra janë shkruar për Parisin, sepse ai është një metropol i kulturës botërore, por Luan Rama tek «Mbresa Parisiane » e shesh Parisin me sytë e një shqiptari, duke gërmuar nëpër këto histori. Duke e shëtitur Parisin ai ka mbresat e tij, është kureshtar, kërkon histori të Parisit me figurat intelektuale që kanë jetuar aty.

“Unë kam dashur këtu të gjej pikëtakimet franko-shqiptare brenda këtij Parisi të Vogël, sepse Parisi nuk është shumë i madh nga pikëpamja gjeografike, por është shumë i madh nga pikëpamja historike, dhe letrare, artistike. Shumë shqiptarë që kam shoqëruar, ju kam treguar ku ka jetuar p.sh u ka vdekur Oscar Wilde, Ku ka jetuar Margarite Duras, ku ka jetuar Hemingway. Që janë vende të mrekullueshme, kafenetë shqiptare, emigracioni shqiptar”, shprehet shkrimtari Luan Rama.

Nuk janë vetëm gjurmët e intelektualëve shqiptarë që e kanë tërhequr Ramën. Por historia e një marrëdhënieje që në fillesat e saj.

“Edhe brenda Parisit ndërhyjnë, interferojnë marrëdhëniet franko-shqiptare, kjo është e kuptueshme dhe e logjikshme. Edhe para Konicës. Që nga epoka e stratiotëve shqiptarë, që ishin luftëtarë të jashtëzakonshëm të ardhur nga brigjet e Adriatikut që krijuan kalorësinë e lehtë franceze. Ata e krijuan, nuk e them unë këtë e thonë historianët francezë”thotë Luan Rama.

Të gjitha këto interferojnë brenda jetës parisiane. Aty është edhe Parisi edhe bukuria e jetës intelektuale të tij. Kjo histori interferon brenda lëndës së tij artistike.

Top Channel