Banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë zhvilluan një protestë, ndërsa thuajse të gjitha njësitë tregtare në Valbonë iu bashkuan thirrjes për protestë dhe mbyllën aktivitetin e tyre. E gjithë kjo në shenjë solidariteti me banorët që kërkojnë të mos ndërtohen hidrocentrale në grykëderdhjen e Valbonës.

Vetë banorët, që kanë kontaktuar me Top Channel, thonë se të dielën kanë dëgjuar shpërthime minash, madje, duke qenë një rrezik serioz edhe për jetën e banorëve, të cilët kanë qenë duke punuar në pronat e tyre.

Banorët thonë se nga shpërthimet e minave, dëmtohen edhe shtëpitë e tyre, ndërkohë, që protesta me bllokim rruge është vetëm hapi i parë, sepse, pritet që të intensifikohet më tej, deri në moslejimin nga firma të shfrytëzimit të Valbonës dhe ngritjes në të, të disa hidrocentraleve përgjatë të gjithë gjatësisë së lumit.

Top Channel