Lajmet kryesore të ditës, 10/06/2018 – Ora 20:00

10/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KAPET GOMONIA ME 2,5 TON HASHASH NË BRINDISI
2.5 ton hashash u kap nga roja bregdetare italiane në zonën e Brindisit. Mjeti lundrues ka mund te jete nisur nga Vlora dhe trafikantet kane mundur te largohen sapo kane pare policinë.

AUSTRIA E VENDOSUR NË MBYLLJEN E XHAMIVE
Austria është e vendosur në mbylljen e 7 xhamive dhe largimin e 60 imamëve nga vendi pavarësisht kritikave të shumta. “Shoqëri paralele, islam politik dhe tendenca radikalizimi nuk kanë vend në Austri”, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz

BASKËT DUAN PAVARËSI
Mbi 175 mijë persona në rajonin bask të Spanjës, formuan një zinxhir njerëzor 200 km të gjatë, duke kërkuar një referendum për pavarësinë.

PARASHIKIMET PËR BOTËRORIN
4 ditë para nisjes së botërorit kompanitë e basteve kanë nxjerrë favoritët e tyre. Skuadrat më të preferuara janë Gjermania dhe Brazili ndërsa lojtari më i mirë parashikohet Neymar.

APPLE, KOMPANIA AFËR REKORDIT HISTORIK
Apple po përgatitet të regjistrojë rekord historik si kompania e parë vlera e të cilës arrin 1 trilionë dollarë. Në fundjavë, ajo u vlerësua me mbi 940 miliardë dollarë.

Top Channel