Lajmet kryesore të ditës, 11/06/2018 – Ora 13:00

11/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MBYLLET AUTOSTRADA PËR RIKONSTRUKTIM

Autostrada Tiranë-Durrës u mbyll në disa segmente, për shkak të rikostruksionit deri në fillim të korrikut. Por devijimi i trafikut është shoqëruar me radhë kilometrike automjetesh.

LARGOHEN DY SHEFA KOMISARIATESH NË TIRANË

Tjetër lëvizje në policinë e shtetit ku shefat e komisariateve 6 dhe 2 të Tiranës janë ndryshuar pas një urdhri të fundit. Në vend të tyre vijnë Kryekomisar Pal Marku dhe Komisar Gilbert Hoxha.

ITALIA FRENON ZBARKIMIN E EMIGRANTËVE

Paralajmërimet zgjedhore të Matteo Slavinit u bënë realitet. Italia I mbylli portet anijes së shpëtimit të emigranteve Aquarius, me në bord 629.

ERDOGAN I ZEMËRUAR PËR MBYLLJEN E XHAMIVE

Rexhep Tajip Erdogan kritikon ashpër qeverinë austriake për mbylljen e xhamive ekstremiste. “Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re,” tha ai.

BRAZILI PËRJETË NË BOTËROR

Brazili është ekipi i përjetshëm i botërorit. Këtë vit në rusi, Brazili numëron të 21-tën herë pjesëmarrjeje dhe 5 kupa të fituara.

Top Channel