Recitali i Ardian Trebickës, mbrëmjen e 13 qershorit tek Amfiteatri

11/06/2018 15:31

Pas një mungese të gjatë në skenë dhe ekran, këngëtari Ardian Trebicka rikthehet me një koncert recital mbrëmjen e 13 qershorit në Amfiteatrin e Kodrave të Liqenit. Prej vitesh ai është tërhequr nga skena e spektakleve, ndaj edhe pse është pjesë e muzikës live mbrëmjeve, emocionet e spektatorit përmes koncerteve, i kanë munguar.

“Në këtë formë të them të drejtën më ka munguar, në forma të tjera jo. Besoj që iniciativa të tilla janë të vështira për t’u realizuar, ndaj ka dashur kohën e vet edhe ky recital që të bëhet. Ideja ka qenë e mbartur prej vitesh. Erdhi moment, si duket edhe Amfiteatri ishte një ogur i mirë për mua”, u shpreh Ardian Trebicka.

Ritëm tangoje dhe muzikë latine përgjatë 2 orëve në një koncert, ku Trebicka do të ketë edhe një të ftuar speciale.

“Me 13 qershor do të dëgjoni të gjitha emocionet që kanë munguar për kaq kohë në ekran. Këngët vijnë të riorkestruara, vijnë me një frymë bashkëkohore. Është një bandë me rreth 13 muzikantë. Do kem miken time të mirë Olta Boka, të cilën e falenderoj që iu bashkangjit kësaj nisme muzikore”, shton ai.

Top Channel