Shefat e dy komisariateve të Tiranës janë ndryshuar pas një urdhri të fundit. Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për shefat e komisariateve 6 dhe 2.

Kështu, sipas burimeve zyrtare Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Top Channel