E martë, 09 Prill 2019
16:31
Futbollisti i Kosovës, Zeneli në “top 11”-shen e javës në Ligue 1

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në kampionatin francez, duke merituar në muajin që lamë pas edhe formacionin më të mirë.

16:30
Grabitja në Rinas, dyshohet se viktima është një nga grabitësit

Nga grabitja që ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë, ka pasur një viktimë.

16:25
Basha, pas takimit me Palmer: Përkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zbuloi në Twitter pas takimit me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer se për çfarë u diskutua në takim.

15:39
Tiranë, grabitet blindi me para’ në Rinas. Një i vrarë (Foto)

Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.

15:36
Global Finance: BKT, banka më e mirë në Shqipëri për 2019-ën

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2019” nga revista amerikane Global Finance gjatë ceremonisë së 26-të të ndarjes së çmimeve vjetore ‘Bankat më të Mira në Botë’, e zhvilluar më 12 Mars 2019.

15:34
Një foto për çdo poezi. Promovohet “Pasqyra”, kushtuar grave

“Pasqyra”, një botim i veçantë poezish me tendenca feministe i autores Irda Haruni, u prezantua për publikun në Gjirokastër pasi vargjet janë frymëzuar prej përjetimeve që autorja ka marrë që prej fëmijërisë.

15:30
Spitali i ri i Kirurgjisë. Përfundon në qershor, do të kryejë 17 mijë operacione në vit

Në muajin qershor përfundojnë punimet për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

15:28
Konflikti për ‘Bulevardin e Ri’, banorët e ‘Bregut të Lumit’ përplasen me policinë

Për t’i hapur rrugë punimeve të 400 metrave të fundit të Bulevardit të Ri, janë prishur  gjatë paradites së kësaj të marte 7 shtëpitë e para, të cilat  ishin ndërtuar në gjurmën e tij si dhe në shtratin e lumit.

15:23
Shkolla pa çati e Bathores. U ndërtua e re, por një muaj më parë e flaku era e fortë

Moti i ftohtë dhe shirat e ditëve të fundit kanë nxjerrë më në pah një problem të madh me të cilin po përballet gjimnazi “Elez Isuf Nreu”, në Bathore, pjesë e Bashkisë së Kamzës.

15:15
4 000 fermerë marrin subvencione. Dy skemat e financimit kanë dhënë 118 milionë euro

Janë dy skema buxhetore që po përdoren për të subvencionuar fermerët në industrinë agropërpunuese në vend. Njëra është financuar nga Bashkimi Europian dhe tjetra nga qeveria.

15:10
Peshëngritje/ Sot në pedanë kampioni në fuqi, Briken Calja

Shqipëria debuton sot në kampionatin europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë që prej datës 6 prill.

15:06
Biznesi gjerman i pakënaqur: Na dëmtojnë taksat, korrupsioni dhe tensioni politik

Rezultatet e vrojtimit të 10 të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri tregojnë se sipërmarrësit janë të pakënaqur me faktorët ekonomikë.

14:59
Shqiptarët në zgjedhjet europiane. Garojnë në Suedi, Greqi, e jo vetëm

Shqiptarët në këtë vit zgjedhjesh evropiane dhe nacionale, po shihen dhe dëgjohen më shumë se kurdo herë tjetër. Me disa prej tyre që mund të bëhen të parët që hyjnë në Parlamentin Evropian dhe me plot kandidatë të tjerë, që garojnë për Parlamentet kombëtare dhe lokale në vende të ndryshme të Evropës, ku ata jetojnë e punojnë.

14:51
Ish e dashura ndërpret dasmën, shkon e veshur si nuse

Në ditën e martesës së tyre, një çift kinez  u ndesh me skenën dramatike. Ish e dashura e dhëndrit shkon në ceremoni e veshur si nuse dhe kërkon që të ribashkohen.

14:50
Korçë/ Arrestohet 19-vjeçari, parandalohet konflikti

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

14:49
Përfundon takimi Basha-Palmer. Ja sa zgjati

Ka përfunduar takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

14:42
Shtohen “tradhtarët”/ Edhe 2 të tjerë dorëzojnë formularët

Pasi dy kandidatë të PD, për qarkun Korçë dhe Dibër morën mandatin e deputetit nga KQZ paraditen e sotme, 2 kandidatë të tjerë nga listat e opozitës dorëzuan po sot formularin e dekriminalizimit duke shprehur vullnetin për t’u bërë deputet.

14:39
Kryeparlamentarët e vendeve të BE: Shqipëria progres, të vijojë zgjerimi

Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE në përfundim të Takimit të Vjenës, më 8-9 Prill 2009, bën thirrje për vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes një progresi të dukshëm dhe vijimit në hapat e tjerë të anëtarësimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

14:33
Kërkohet restaurimi/ Kullat e Kalasë së Beratit rrezikojnë turistët

Kullat e Kalasë së Beratit duhen restauruar. Zona është e rrezikshme për punëtoret dhe ndaj kërkohet një ndërhyrje më e specializuar.

14:33
Nëna inkurajon vajzën: Gjej një “babush të pasur”, që të paguajë operacionet plastike

Jeremy Kyle është përballur me një nënë e cila ka lejuar vajzën e saj 18-vjeçare të flejë me “babusha të pasur”, në mënyrë që të paguajnë operacionet e tyre plastike.

14:29
Elsa Hosk tregon “stolitë” (Foto)

Është një nga modelet më të mira të “Victoria’s Secret” dhe Elsa Hosk ishte zgjedhja më e mirë për reklamimin e stolive të Loganit.

14:16
Gruaja lind fëmijën pas transplantit të mitrës

Një grua nga Suedia, që u bë e para në botë që mbeti shtatzënë pas transplantimi të mitrës, duke përdorur një robot, ka lindur një djalë të shëndetshëm.

14:10
“Shqiptarët, gjakpirës e terroristë”/ Haradinaj shkarkon ministrin

Pasi ministri i Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç, ka ofenduar shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga detyra.

14:04
25-vjeçarja rrëfen agoninë e saj: Gjoksi i madh më ka shkatërruar jetën!

Një 25-vjeçare angleze ka treguar se si jeta e saj i është kthyer në Ferr për faj të madhësisë së gjoksit të saj.

14:01
Rënia e gurëve në Shëngjin rrezikon kalimtarët

Pavarësisht masave dhe investimit të kryer, në rrugën e Shëngjinit kanë rënë sërish gurë nga mali në rrugë. Reshjet që kanë përfshirë vendin por edhe mungesa e pemëve shihen si arsyet kryesore të rënies së gurëve.

13:53
Palmer mbërrin në selinë e PD, takohet me Bashën

Zëvendësndihmësi Sekretar i Shtetit, Matthew Palmer sapo ka mbërritur në selinë blu.

13:46
Orët finale të Brexit, May takon Merkel dhe Macron

Theresa May do të mbajë bisedime të momentit të fundit me liderët e Gjermanisë dhe Francës sot, katër ditë para se Britania e Madhe të dalë nga BE. May do të takohet me Angela Merkel në Berlin dhe më pas me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris, për t’iu kërkuar të mbështesin kërkesën e saj për një shtyrje tjetër të Brexit-it deri më 30 qershor.

13:45
“Sekuestro” 350 pasaportave diplomatike, Cakaj: Në kundërshtim me ligjin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pas heqjes së targave diplomatike konsujve të nderit nis reformën edhe për mbajtësit e pasaportave diplomatike.

13:41
Zgjedhje në Izrael, Netanjahu sfidohet nga Gantz

Izraelitët kanë nisur votimin në zgjedhjet e përgjithshme që konsiderohen më të paparashikueshmet në vite të tëra. Kryeministri Benjamin Natanjahu, lider i partisë së djathtë Likud, kërkon mandatin e tij të pestë. Por ai përballet me akuza për korrupsion dhe një sfidë të fortë nga gjenerali në pension Benni Gantz.

13:35
Zgjedhjet në Turqi, nuk ka rinumërim në Stamboll

Bordi i lartë i zgjedhjeve në Turqi, ka refuzuar kërkesën e partisë në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim për rinumërimin e votave në 31 lagje të Stambollit.  Presidenti Tayip Erdogan, kryetar i AKP, tha të hënën se zgjedhjet lokale ishin shënjuar nga krimi i organizuar në kutitë e votimeve në Stamboll, duke ngritur edhe mundësinë e rizhvillimit të zgjedhjeve në qytetin që ia dha shumicën, ndonëse me diferencë të ngushtë, partisë kryesore të opozitës.

13:21
Çfarë ndodh kur shikojmë dikë në sy për 10 minuta pa u ndalur?

Hulumtimi do t’ju tregojë se njerëzit janë një nga speciet me vizionin më të zhvilluar.

13:11
Komisar Artan Cuku shpallet “Dëshmor i atdheut”

Komisar Artan Cuku është shpallur “Dëshmor i Atdheut. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila me lot në sy ka marrë simbolet që i janë dorëzuar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

13:03
Shefi i Shërbimit Sekret shkarkohet nga presidenti Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar drejtorin e shërbimit sekret. Randolf Alles është një nga disa zyrtarët e Departamentit të Digurisë së Drendshme që kanë lënë postet e tyre. Largimi i Alles vjen një ditë pasi sekretarja e departamentit për Sigurinë e Srendshme, Kirstjen Nielsen dha dorëheqjen nën presion mbi situatën në kufirin SHBA-Meksikë.

12:56
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

12:52
Lamtumire kravatë! Edhe VIP-at heqin dorë prej saj

Lamtumirë kravatë! Tani edhe VIP-at heqin dorë prej saj dhe kthejnë sytë tek veshjet më të thjeshta. Kjo duket se është tendenca më e fundit e modës për meshkuj.

12:44
Kërcënimi amerikan, taksa për djathin e verën evropiane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vlerësojnë mundësinë e vendosjes së taksave për 11 miliardë dollarë mallra nga Bashkimi Evropian, si reagim ndaj subvencionimeve të këtij të fundit për “Airbus”, rivalin e “Boeingut”.

12:38
KPK shkarkon kren e Prokurorisë së Apelit Durrës

As kreu i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi nuk e ka kaluar vetting-un.

12:30
Vazhdojnë “rrjedhjet” nga opozita, dy demokratë të tjerë marrin mandatin e deputetit

Dy kandidatë të tjerë nga radhët e PD-së, ka marrë mandatin e deputetit nga KQZ.

12:27
Turistët e lyejnë me bojë të kuqe, majmuni përjashtohet nga fisi

Një majmun, i cili ishte lyer me bojë të kuqe nga njerëzit, është parë i vetmuar pasi fisi i tij e mohoi. Majmuni ishte lyer nga një vizitor në Kopshtin Botanik, Renshan, në qarkun lindor të Tajvanit.

12:20
Debati mes Rezarta Shkurtës dhe Shkëlzen Berishës: Ruaj menderen dhe mos u merr me Ermal Hoxhën

Vijojnë replikat e këngëtares Rezarta Shkurta me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

12:14
Vrasësi “vampir” piu gjakun e viktimës dhe u punësua si mjek

Një burrë pasi kreu një vrasje, ia piu gjakun viktimës në një kupë argjendi. Pavarësisht kësaj,  Boris Kondrashin, 36 vjeç, i shpëtoi burgut sepse u diagnostikua me “maninë e vrasjes”, e përshkrua nga mjekët si “skizofreni në formën e homicidomanisë”.  

12:14
SHBA, Palmer: Opozita të hyjë në zgjedhje. Qeveria, legjitime

Ditën e dytë të vizitës në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metthju Palmer e ka nisur me një bashkëbisedim me gazetarë. Në këtë takim ai theksoi se të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, e se opozita duhet të përfshihet në dialog për reformën zgjedhore.

12:11
Në llixha pa kushte/ Bizneset në Peshkopi: Klientët po na i merr Elbasani

Në burimet termale të Peshkopisë kërkojnë shërim mijëra persona çdo vit.

12:09
Wake Up/ Vedat Ademi: Projektet që më rikthyen në Tiranë dhe jeta në Amerikë

Prej disa vitesh këngëtari Vedat Ademi jeton në SHBA, por pak ditë më parë ai ka ardhur në Tiranë për të punuar për këngët e reja që do të pasojnë njëra pas tjetrës.

12:05
Champions, sonte çerekfinalet e para

Luhen sot në mbrëmje 2 ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në Anfield, Liverpooli, finalisti i vitit të kaluar do të presë Porton me portugezët që do të kërkojnë revanshin për humbjen 5-0 të pësuar nga The Reds në 1/8 e finaleve të sezonit të kaluar.

12:04
WakeUp/ Shqiptarët të fiksuar pas targave të “luksit”. 100 rezervime që ditën e parë

Për herë të parë drejtuesit e mjeteve do të aplikojnë në një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta.

12:02
1 në 4 japonezë në moshën 20-30 vjeç janë ende të virgjër

Të rriturit japonezë i kanë eksperiencat e tyre seksuale më vonë sesa homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri.

11:42
Grabitet një bankë, vdesin 9 persona

Të paktën 9 persona humbën jetën në një grabitje bankare që zgjati rreth një orë në Ido-Ani, të Nigerisë. Hajdutët, të cilët sulmuan një degë të një banke të vjetër në qytet, transportuan një sasi të madhe parash. Hajdutët u futën me një automjet sportiv në bankë, duke shkaktuar tension brenda ambienteve.

11:38
Në Shtëpinë Tonë/ Muzeu Historik i Shkodrës, njëri ndër më të bukurit në Shqipëri

Muzeu Historik i Shkodrës është njëri nderë muzetë më të bukur të Shqipërisë. Në këtë muze i cili është në shtëpinë karakteristike shkodrane të Oso Kukës, ndodhen disa kapanone të ndara sektorin e Arkeologjisë, Historisë dhe Etnografisë.

11:37
Një tjetër investim në Astir, rehabilitohet rruga “Belushi”

Në këto 4 vite edhe zonat e njohura si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme. Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese.

11:30
Takimi me presidentin e OSBE, Meta: Të përfaqësojmë vlerat dhe parimet më të mira

Presidenti i vendit, Ilir Meta, është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, takim të cilin e ka quajtur shumë konstruktiv.

11:29
Meteori shpërthen në ajër, flasin dëshmitarët

Një ‘meteor i madh’ shpërtheu mbi Siberi, duke shkaktuar ‘panik’ tek dëshmitarët. Fillimisht ata menduan se bëhej fjalë për një avion të përfshirë nga flakët.

11:23
Në Shtëpinë Tonë/ Punimet e bëra me dorë – Jastëkë dekorativë

Motivet folklorike, simbolet, zakonet dhe elementët dekorativë janë vlerë e paçmuar e kulturës tonë kombëtare.

11:22
Shembja e banesave te “Bregu i Lumit”/ Hidhet gaz lotsjellës, banorët në spital

Për të dëbuar nga shtëpitë e tyre banorët që po bëjnë rezistencë te Bregu i Lumit, policia ka përdorur gaz lotsjellës.

11:14
63 vjeçarja duhet të injektojë botoks që të mbajë sytë hapur!

63 vjeçarja Pauline Williams, nga Settle, North Yorkshire, vuan nga një problem i rrallë i syve që njihet si sindroma Meige.

11:13
Zbulohet në Kanada miniera e çmuar

Një studim i ri i kryer nga Universiteti i British Columbia zbulon se ishulli Baffin, Nunavut është shtëpia e kristalit “kobalt-blu”. Autori  i studimit thotë se është një gur i çmuar, i rrallë.

11:01
Ministri i Qeverisë së Kosovës nuk përmbahet: Shqiptarët, gjakpirës e terroristë

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic, pasi në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, ka bërë një deklaratë diskrikiminuese.

10:53
Babai masakron për vdekje të bijën, nuk pranonte që ishte autike

Çdokush që ishte ndeshur me buzëqeshjen e Sarah Dubois-Gilbeau,  kishte rënë në dashuri me engjëllin e vogël. Sara ishte vetëm pesë vjeçe dhe ishte autike. Një gjendje, që babai i saj  Brandon Reynolds, 36 vjeç, nga Neë Mexico, nuk e pranoi kurrë. Ai e vrau më këpucë dhe priti që t’i ndalonte frymëmarrja përpara se të njoftonte ambulancën.

10:42
Vendet më të bukura të Europës, që duhet t’i vizitoni patjetër!

Fluturime të lira, lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë dhe shumë destinacione të mahnitshme, janë disa nga arsyet për të vizituar Europën.

10:40
Frymëzuese! 70-vjeçari pa këmbë mbjell 17 mijë pemë në 19 vjet

Një veteran kinez i cili humbi të dyja këmbët për shkak të një sëmundjeje, ka mbjellë më shumë se 17,000 pemë në 19 vjet në mal.

10:14
“Alo policia! Dikush po qëllon me armë”, arrestohet aventurieri 48-vjeçar

Një 48-vjeçar thyen arrestin e shtëpisë dhe del i armatosur në kryeqytet. Por kjo aventurë nuk i ka zgjatur shumë, pasi një qytetar ka denoncuar në sallën operative, shtetasin A.I., 48 vjeç.

10:01
Protesta te Bregu i Lumit, Tabaku: Një 76-vjeçar është duke u operuar, policia i çau kokën

E pranishme pranë banesave të cilat do të shemben si pjesë e projektit të Bulevardit të ri, në zonën e Bregu të Lumit, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka bërë thirrje të forta.

09:51
Video/ Dallgët nxjerrin në bregdetin e Durrësit breshkën e rrallë

Deti i trazuar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nxjerrë në breg një breshk deti.

09:35
Kokainë me vlerë 600 mijë euro, në pranga shqiptari (Emri)

Një shqiptar është arrestuar në Itali me 3 kg kokainë. Valentin Tuku, 37 vjeç jetonte me dokumente të rregullta në zonën e Maranelos. Ai ishte vënë nën survejim nga ana e policisë prej disa kohësh.

09:33
Shkarkohet nga detyra, revoltohet prokurori i Sarandës: Mbaje mend po nuk të futa në burg

Pas shkarkimit nga detyra, të kryetarit të gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku, është shkarkuar edhe prokurori i Sarandës, Edison Ademi.

09:23
“Vëzhgimi” vë në pranga 31-vjeçarin

Operacioni policor vëzhgimi ka vënë në pranga 1 shtetas, ndërsa janë sekuestruar edhe 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

09:07
Vetting-u/ Shkarkohet kryetari i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Është shkarkuar nga detyra, kryetari i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku.

08:45
Sërish përplasje te Bregu i Lumit, efektivët nuk lejojnë ish-deputetët e PD

Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

08:35
Edhe njëherë Irina Shayk na kujton pse është ndër më të mirat

Të hënën, Irina Shayk, 33 vjeç, mahniti Instagramin kur u shfaq me një palë rroba banje Burberry, projektuar nga Riccardo Tisci.

08:21
Do performojë vetëm 2 këngë në Eurovision, shifra marramendëse që do paguhet Madonna

Madonna do të performojë në garën e Këngës në Eurovizion të muajit të ardhshëm në Izrael.

08:02
Fadromat shkojnë të prishin banesat te Bregu i Lumit, banorët protestojnë

Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

07:37
Përfundon huazimi, James drejt rikthimit në Madrid

James Rodriguez është në muajt e fundit të huazimit të tij 2-vjeçar në skuadrën e Bayernit të Mynihut, ndërsa gjermanët ende nuk kanë vendosur nëse do të ushtrojnë të drejtën e blerjes apo jo.

06:39
Një trajner turk, kandidat për pankinën e Fiorentinës

Fiorentina ka konfirmuar Stefano Piolin në pankinën e skuadrës deri në fund të sezonit, ndërsa ka nisur menjëherë kërkimet për një tjetër teknik, që t’i drejtojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

05:56
Putin takon Erdoganin, Siria dhe sistemi raketor në fokus të bisedës

Rusia dhe Turqia do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të vendosur paqen në Siri, tha presidenti rus Vladimir Putin pas bisedimeve me presidentin turk Tayyip Erdogan të hënën në Moskë.

05:15
Komplikohet pista Marcelo, Juventusi “hedh sytë” nga mbrojtësi i Benficës

Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, por skuadra bardhezi vijon punën për të gjetur një pasues.

04:42
Projekti misterioz i Netflix, dyshimet të çojnë te Beyonce

“Netflix” publikoi së fundmi një reklamë misterioze të një dokumentari të titulluar “Homecoming”, që do të transmetohet më 17 prill.

04:11
Luan shumë pak, por Interi nuk heq dorë nga Ranocchia

Ndonëse e aktivizon me pikatore, Interi po punon për të rinovuar kontratën me mbrojtësin Andrea Ranocchia, që skadon në fund të këtij sezoni.

03:26
Sylvester Stallone: “Rambo: Last Blood” ka një fund të paparashikueshëm

Sylvester Stallone është rikthyer për kapitullin e pestë të sagës “Rambo”. Aktori i famshëm deklaroi se procesi i realizimit të “Rambo: Last Blood” është drejt përfundimit.

02:43
Pas 10 sezonesh te Bayerni, Robben drejt MLS-së

Në përfundim të sezonit, do të vijë edhe mbarojë edhe eksperienca 10-vjeçare e yllit holandez Arjen Robben, me skuadrën e Bayernit të Mynihut.

02:12
Me një biletë “bleu” avionin Boeing 737-800 (Foto)

Kur Skirmantas Strimaitis rezervoi një biletë me vetëm një drejtim, në Italinë veriore, ai kurrë nuk imagjinonte se do të ishte i vetmi pasagjer në bord.

01:29
Daniel Craig vendos një rekord në sagën “James Bond”

Me 4527 ditë të kaluara në rolin e Agjentit 007, Daniel Craig bëhet James Bond-i më jetëgjatë në historinë e sagës, duke mundur rekordin e Roger Moore (4526 ditë) e Sean Connery (9 vjet).

00:48
Serena Williams zbulon pa dashje gjininë e “royal baby”?

Mjaftoi vetëm një përemër për të aluduar për gjininë e fëmijës mbretëror. Tenistes Serena Williams mund t’i ketë shpëtuar zbulimi i seksit të bebit më të pritur të vitit në Britani.

00:08
Britania përgatitet për pjesëmarrjen në zgjedhjet për Parlamentin Europian

Qeveria britanike tha të hënën se kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm të kërkuar nga ligji, për të marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj, por kjo nuk do të thotë se ishte e pashmangshme që Britania do të merrte pjesë.

E hënë, 08 Prill 2019
23:48
Valentina Vignali pjesëmarrëse në Grande Fratello 16 (Foto)

Mbrëmjen e sotme ka startuar në Canale 5 edicioni i 16 i “Grande Fratello-s”, një reality shoë i njëjtë me Big Brother Albania, që organizohet nga Top Channel.

22:52
Barcelona ka ndjekur prej vitesh Pogbanë

Barcelona pëlqen prej kohësh Paul Pogbanë dhe ky nuk është më një sekret. Klubi katalan po punon për të marrë francezin këtë verë nga Manchester United, ndonëse për të bërë këtë ,do të duhet të përballje konkurrencën me Realin e Madridit.

22:34
Rudina Hajdari në “Open”: Gati të ndërmjetësoj një tryezë politike

Sa i përket të ardhmes së opozitës së re, e ftuar në “Open” Rudina Hajdari tha se nuk ka aspak për qëllim që të vihet në krye të grupit të ri parlamentar.

22:19
Zgjidhja e krizës, Hajdari në “Open”: Dialog në tryezë. Opozita ka vendosur kushte

E “bombarduar” me një breshëri pyetjesh, sesi do të kontribuojë dhe sesi e mendon zgjidhjen e krizës politike në vend, duke qenë se është vetëm një deputete e vetme dhe nuk ka pas vetes një grup parlamentar apo një parti, Rudina Hajdari tha se nëse do të jetë vullneti, sipas asaj që kërkohet edhe prej aleatëve ndërkombëtarë, kriza zgjidhet duke u ulur në një tryezë shumëpalëshe.

22:15
Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Abedin Elmazi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili në një postim në facebook shkruan se kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi brezash.

21:59
Sekretet që fshehin logot e famshme

Një logo është fytyra e një marke. Kjo është arsyeja pse projektuesit punojnë me të vërtetë gjatë për të krijuar një logo të thjeshtë dhe të lehtë për t’u kujtuar.

21:57
“Open”, Rudina Hajdari: Nuk jam e privilegjuara e SHBA, vendi ka nevojë për reforma

Rudina Hajdarit, deputetes së Partisë Demokratike që refuzoi të linte mandatet bashkë me pjesën tjetër të kolegëve të saj në respekt të vendimit ekstrem politik të ndërmarrë nga kryetari Basha, iu bë një profil i pazakontë, tipik i një politikaneje rebele ndaj drejtuesve, në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit në ekranin e Top Channel.

21:43
Hajdari në “Open”: Basha duhet të ikë

Rudina Hajdari sonte në emisionin “Open” të Eni Vasilit ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, duke folur si një lidere alternative e së djathtës.

21:38
Lufta në Libi, sulm ajror mbi aeroportin e vetëm të Tripolit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar përgjegjësit e sulmit ajror që nxori jashtë pune të vetmin aeroport funksional në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, sulm i ndërmarrë gjatë kësaj të hëne.

21:31
Open/ Nuk la mandatin, a flet Rudina Hajdari me të vëllain?

Deputetja Rudina Hajdari e pyetur nga gazetarja Anila Basha në studion e “Open”, nëse flet me të vëllain Kiri Hajdari, pas vendimit të saj për të mos lenë mandatin, ajo u shpreh:

21:16
Open/ Rudina Hajdari: Vendimi për djegien e mandateve, atentat kundër demokracisë shqiptare

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” me Eni Vasilin.

21:14
SHBA, Trump: Garda Revolucionare Islamike, organizatë terroriste

Presidenti Trump njoftoi këtë të hënë përcaktimin ndaj një krahu të fuqishëm të ushtrisë iraniane si një “organizatë e huaj terroriste”, në atë që përbën të parën herë që Shtetet e Bashkuara shënjestrojnë një pjesë të qeverisë së një kombi tjetër si kërcënim, duke shtuar kështu rrezikun e hakmarrjes ndaj trupave amerikane dhe oficerëve të kundërzbulimit.

20:54
Çaktivizohet tritoli në Vlorë, u gjet në godinën e noterëve

Forcat xheniere të mbërritura në Vlorë nga Tirana kanë çmontuar sasinë e tritolit që ishte lidhur në një aparat celular dhe u gjet në korridorin e një godine ku ndodhen zyra noterësh e avokatësh.

20:46
Rama i premtoi rikthimin në punë, drejtori i Spitalit nuk e zbaton. Gazetarët kërcënohen nga kryebashkiaku i Pukës

Fatmira Guri, pas 25 vitesh punë si kuzhiniere në Spitalin e Pukës, largohet padrejtësisht nga puna. Ajo është zëvendësuar nga një tjetër person, që ka kryer një kurs 4-mujor për specialiste kuzhine.

20:44
Në Angli të bindur, Conte te Interi së bashku me sulmuesin e United

Pas mediave italiane, së fundit janë edhe tabloidët anglezë që japin garanci se sezonin e ardhshëm Antonio Conte do të ulet në stolin e Interit, për të zënë vendin e Luciano Spallettit.

20:34
“Ka kapur sistemin e drejtësisë”/ Rama reagon ndaj Elez Biberajt

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje, deklaratave të drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euroazinë, Elez Biberaj, duke theksuar se deklaratat e tij janë etiketime fyese dhe të pabazuara në fakte.

20:22
Champions, “shkëndija” përpara supersfidës Tottenham-City

Tottenhami është dorëzuar në luftën për titullin në Angli, duke ia lënë stafetën përfundimtare Manchester Cityt dhe Liverpoolit, por në Champions League do të “varë armët” vetëm pasi të ketë dhënë gjithçka në fushë.