U taksua Whatsapp-i, shpërthejnë protestat masive në Liban

22/10/2019 05:47

Mijëra vetë vërshuan në rrugët e disa qyteteve të mëdha libaneze për të protestuar ndaj atij që e shohin si “korrupsion i qeverisë”.

Zemërimin e tyre e ndezi propozimi për vendosjen e një takse ditore prej $0.20 mbi telefonatat përmes Whatsapp-it dhe disa aplikacioneve të tjera.

Kjo ishte shkëndija e parë; edhe pse qeveria vetëm disa orë më vonë u tërhoq nga planet e saj, tubimet vazhduan. Protestuesit tani kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe keqmenaxhim të krizës ekonomike.

Top Channel