Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mësohet se dy mjete janë përplasur, ndërsa tre persona janë plagosur lehtë, mes tyre edhe dy fëmijë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel