Një 23-vjeçar ra në pranga nga policia e Lezhës gjatë tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në afërsi të një shkolle.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.R., banues në Shëngjin. Arrestimi i tij erdhi pas disa informacioneve se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit iu gjetën doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe përreth saj u zbuluan edhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel