Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të ISIS ka tronditur mbarë opinionin.

Rasti i tij u publikua nga emisioni investigativ Italian “Le Iene”.

Gazetari Taulant Kopliku është shprehur se emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel se interesimi në Itali ka qenë shumë i madh

“Do të ju them diçka por duhet të jemi të rezervuar, jo vetëm nga politika por edhe nga njerëz të artit dhe kulturës italiane ka pasur interesim për fëmijën”.

Vasili: A mund të na thuash ndonjë emër?

Gazetari:

“Jo e kam të pamundur që të them emër.

Këto personazhe kanë vendosur që të bëjnë vullnetarizëm nga ana financiare, por këtu nuk bëhet fjalë për financa.

Përmendëm Italianët, por nuk përmendëm shqiptarët, ka me dhjetëra telefonata si shqiptarë në Itali si në Shqipëri që pyesin nëse munden të bëjnë diçka.

Me ne shpresojmë që qeveria të jetë duke punuar underground, por me ne nuk ka pasur asnjë komunikim”.

Top Channel