Djali i Endri Priftit shumë shpejt me këngën e tij, por mos prisni serenatë!

21/10/2019 19:58

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtari i njohur korçar Endri Prifti foli për marrëdhënien me dy djemtë e tij, Simonin 19 vjeçar dhe Vasileoni 12 vjeç.

Ai tha se është baba shumë tolerant e përpiqet që fëmijëve t’ua plotësojë të gjitha tekat, pasi ata janë gjëja më e shtrenjtë që ka në jetë.

Këngëtari zbuloi se të dy djemtë kanë vesh për muzikë, por duket se i madhi ka nisur përgatitjet për një këngë të veten, që me shumë mundësi do të publikohet para muajit dhjetor.

Endri nuk zbuloi nëse do të jetë solo apo bashkëpunim, por tregoi se i biri preferon një stil tjetër në muzikë, që ndërthur modernen me melodinë.

Top Channel