E hënë, 08 Prill 2019
20:10
Meta: Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

19:52
Fëmijët “Hi Tech” të shkollës elektrike “Gjergj Canco”

Në katin e tretë të Shkollës Teknike Elektrike “Gjerg Canco”, klasa ku hyjmë të çon larg përditshmërisë. Nxënësit aty vënë në jetë idetë, që për shumicën e njerëzve mund të duken të paarritshme: Klasa e krijimtarisë, zbulimeve…

19:49
Bujqësia, 110 mln euro eksporte. Prodhimi i serrave, mbi 80% shitet janë vendit

Eksportet bujqësore janë mbi dyfishuar 5-vjeçarin e fundit. Shifrat zyrtare tregojnë se, nga 50 milionë euro që ishin në vitin 2013, kanë kaluar në 110 milionë euro në 2018-n. Nedrete Arapi, eksportuese e produkteve të ndryshme bujqësore thotë se kërkesa është e madhe nga vendet europiane.

19:45
“Vetëvendosja”, parti në Shqipëri. Kërkesa për regjistrim është paraqitur në gjykatë

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë synon ta shtrijë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri, përmes Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë.

19:14
Zv.ministrja Voda me ministrin e Holandës: Do parandalojmë emigracionin e paligjshëm

Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Hoda zhvilloi sot një takim me Mark Harbers, ministër për Migracionin i Holandës ku u diskutua sidomos emigracioni i paligjshëm. Ministri i Holandës tha se shteti i tij e konsideron Shqipërinë vend të sigurt origjine.

19:12
Prokuroria, hetim kryesisht për murin e Universitetit Bujqësor të Kamzës

Pas denoncimit në medie, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht mbi projektin e zhvilluar nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, që për një mur rrethues të kampusit universitar ka shpenzuar plot 600 mijë dollarë, ndërkohë që muri nuk përputhet me projektin.

19:05
Takimi Rama-Palmer, Top Channel zbulon çfarë u bisedua

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer.

18:54
Tiranë/ Arrestohen 4 anëtarë të një grupi kriminal

Katër persona janë arrestuar pasditen e sotme në Tiranë të dyshuar për trafik drogash të forta drejt Europës.

18:42
Takimi me Palmer/ Reagon kryeministri Rama

Pak më parë përfundoi takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe dhe Zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer.

18:30
Realiteti virtual, tendenca më e fundit që po fikson kinezët

Lojërat e realitetit virtual po përhapen me ngadalë në mbarë Kinën, duke tërhequr gjithmonë e më shumë lojtarë të rinj, e duke u kthyer ndërkohë edhe në një test nëse teknologjia e kushtueshme mund t’ia kalojë asaj të zakonshmes.

18:25
Përfundon takimi mes Ramës e zv/ndihmës sekretarit amerikan në Tiranë

Takimi mes kryeministrit Rama dhe Zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer ka përfunduar.

18:18
“E dija që ishe gur i çmuar…”, falenderimi publik që surprizoi Irma Libohovën

Irma Libohova dhe Rei Bezhani ishin të ftuarit e Bieta Sulos, në studion e “Ftesë në Pesë”, për të treguar më tepër rreth bashkëpunimit të tyre “Peng”.

18:07
“Sekretarja e Sigurisë u detyrua të dorëhiqej”. Trump, i pakënaqur me punën e saj

Duke cituar një person të afërt të saj, CNN thotë se Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen nuk e dha vullnetarisht dorëheqjen, por ka qenë nën një presion shumë të madh për ta bërë një gjë të tillë.

18:01
Eksploziv pranë zyrës ligjore në Vlorë/ Forcat xheniere në vend ngjarje

Sot, rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij kishte lëndë plasëse.

18:00
Luftimet në Libi, OKB: Me mijëra po i largohen situatës së rënduar

Mijëra vetë po marrin arratinë nga zonat në afërsi të Tripolit, ku kanë shpërthyer luftimet ndërmjet forcave të gjeneralit me shumë ndikim, Khalifa Haftar, dhe besnikëve të qeverisë së unitetit, të njohur ndërkombëtarisht.

17:50
Dita e Romëve, Thaçi e Haradinaj: Më shumë përpjekje

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, krerët e institucioneve shtetërore në Kosovë premtuan shtimin e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtij komuniteti.

17:49
Holanda ‘fik shpresat’: Nuk ka shans që shqiptarët të marrin azil

Holanda ka paralajmëruar të gjithë ata që duan të përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe, të mos e bëjnë këtë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës.

17:39
Gjithë ai kampion, por një gotë birrë e vë në gjumë!

Indrit Çullhaj ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e fitores së titullit Kampion i Ballkanit në xhudo, për të dytën herë radhazi.

17:37
Këshilli i Ambasadorëve reagon pas reformës së paralajmëruar nga Cakaj

Për Këshillin e Ambasadorëve, një student ekselent është thjesht një student dhe ai nuk ka përvojën e duhur në diplomaci, ndryshe nga vlerësimet e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

17:30
Serie A, 6 skuadra për dy vende që vlejnë Championsin

Kur duhen ende 7 ndeshje nga fundi, lufta për Champions League po mban gjallë garën sportive në kampionatin italian të futbollit, madje më shumë sesa diskutimi për rënien.

17:23
Imazhe tronditëse! Aktorja e “Game of Thrones” tregon momentet më të vështira të saj

Emilia Clarke ka shpërndarë disa fotografi të pa publikuara më parë të bëra gjatë procesit të shërimit të saj nga një aneurizëm i trurit, i cili kërcënonte jetën e saj në vitin 2011, kur ajo ishte vetëm 24 vjeçe.

17:23
Londër, taksë për ndotjen e ajrit. Makinat e vjetra, 15 euro për të hyrë në qendër

Në Londër ka nisur zbatimi i pagesës për ndotjen e ajrit. Drejtuesit e makinave të vjetra dhe atyre që krijojnë më shumë ndotje do t’u duhet të paguajnë për të hyrë në qendër të qytetit.

17:12
Dashuri dhe sakrificë – Episodi 42

Korradoja arrin t’i shpëtojë dënimit. Ndëra Brandoni dënohet me pushkatim. Konti Farnezi mëson për ndërhyjen e Livios në gjyqin e Brandonit. Silvia shkon të takojë Brandonin në burg për t’i dhënë lamtumirën. Lukrecia dhe të tjerët marrin pjesë në pushkatimin e Brandonit.

16:50
Në Napoli janë të sigurtë: Edy Reja, në pankinën e Shqipërisë

Pas Beppe Dossenës, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit, mediet napolitane e japin të sigurtë: Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një tjetër teknik italian dhe ai është 73-vjeçari Edoardo “Edy” Reja.

16:39
Itali, Salvini mbledh populistët përpara zgjedhjeve për PE-në

“Bashkimi Europian nuk është një ëndërr, është një makth”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili u zotua të injektojë një energji të re në kontinentin e vjetër.

16:05
Hila në Top Talk: Ndryshe nga Brukseli, Washingtoni ka autoritet absolut në Tiranë

Dritan Hila analizoi në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja vizitën e zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, në Shqipëri.

15:54
Top Talk/ Dritan Hila: Në Parlament nuk ka opozitë, por deputetë pa sigël dhe pa vulë

I ftuar në emisionin Top Talk, gazetari Dritan Hila deklaroi se opozita e re në fakt nuk është aspak opozitë, por vetëm një grup deputetësh “pa platformë, pa sigël dhe pa vulë”.

15:45
Futbolli i femrave, si sfidoi botën mashkullore

Franca do të jetë vendi që do të presë Botërorin e Futbollit të Femrave, evenimenti më i rëndësishëm i kësaj disipline sportive ku skuadra për t’u mundur do të jetë ajo e SHBA që është kampionia në fuqi e botës.

15:40
Arta Marku thërret mbledhjen për zgjedhjen e anëtarit të KLP-së

Arta Marku ka thirrur mbledhjen e përgjithshme për zgjedhjen e anëtarit të KLP-së.

15:39
Holanda, mesazh shqiptarëve: Mos provoni të udhëtoni me kamionë, do t’ju kthejmë

Holanda ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që duan të përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në britaninë e madhe, të mos e bëjnë këtë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës.

15:34
80-vjetori i Vaçe Zelës. Flasin familjarët e këngëtares së madhe shqiptare

Në 80-vjetorin e Vaçe Zelës, për herë të parë vjen në një rrëfim ekskluziv në “Soiree” bashkëshorti dhe vajza e saj.

15:29
Thaçi shpall datën e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

15:27
F1, Silverstone drejt shpëtimit

Çmimi i Madh i Britanisë në pistën e Silverstone duket se do të qëndrojë në kalendarin e Botërorit të Formula 1.

15:24
“South Outdoor” në Borsh. Edicioni i tretë i festivalit në funksion të turizmit

I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh.

15:18
Sot, Dita e Romëve. Komuniteti në varfëri të thellë, por gjithmonë me muzikë

Romët i japin ngjyra dhe alegri shoqërisë sonë. Sot është 8 Prilli, dita ndërkombëtare e tyre.

15:17
Lindje/ Perëndim – Turqi zgjedhjet, A është ky fillimi i fundit të Erdoganit?

Në zgjedhjet lokale të Turqisë të mbajtura të dielën në 31 mars, opozita, e bashkuar dhe e organizuar, e sfidoi fort Rexhep Tajip Erdoganin, që në perëndim, jo pak e shohin si autokrat. Pikërisht në kohën kur dukej se demokracia turke ishte ne grahmat e saj te fundit, votuesit i dhanë presidentit të tyre një shuplakë të fortë: rezultatet, edhe pse ende jo zyrtare, treguan se Erdoganin dhe partia e tij në pushtet AKP, humbën kontrollin e Ankarasë dhe Stambollit, zemra financiare e vendit dhe platforma e lëshimit të karrierës politike të kreut të shtetit.

15:06
Manchester United/ Nëse ikën De Gea, vjen…

Qëndrimi i David De Geas te Manchester United nuk është i sigurtë. Media britanike flet për një kalim të mundshëm të portierit spanjoll në drejtim të Paris Saint Germain gjatë muajve të verës.

15:02
Çdo vit humbin 20 milionë $. Paguhen si dëmshpërblim për largimet nga puna

Largimet e padrejta nga puna në radhët e institucioneve publike janë bërë një barrë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë.

14:59
Juventus, Cristiano Ronaldo nis stërvitjen me skuadrën

Juventus është vetëm 1 pikë larg fitimit të titullit të radhës kampion pas barazimit mes Napolit dhe Genoas dhe kjo e lejon “Zonjën e Vjetër” që të përqendrohet totalisht te Liga e Kampioneve.

14:49
Vlorë, pako e dyshimtë në derën e një zyre ligjore

Sot, rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse.

14:47
Vrasja e shqiponjës, qeveria ofron 6 mijë $ për “kokën” e autorit

Një shqiponjë tullace është qëlluar nga foleja e saj në Arkansas dhe autoritetet  ofrojnë një shpërblim prej 6,000 dollarësh për personin që e vrau.  Zogu, i cili është simboli kombëtar i SHBA, ngordhi më 28 mars.

14:46
Festivali i balonave. Fillon edicioni i 33 në Francë

Festivali më i madh në botë i balonave, ka nisur në plazhin Berk su Mer, të Francës, këtë fundjavë.

14:38
Netanjahu drejt fitores me ndihmën e Donald Trump

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, po përdor të gjitha kartat që disponon për të bindur zgjedhësit se ai është njeriu që mund ta mbajë Izraelin të madh, para zgjedhjeve të së martës.

14:36
Shpëtohen kafshët në Gaza. Mjerim në kopshtin zoologjik

Më shumë se 40 kafshë janë shpëtuar nga kushtet e tmerrshme në kopshtin zoologjik të rripit të gazës dhe po dërgohen në një rezervat në Jordani.
Një grup aktivistësh që mbrojnë të drejtat e kafshëve, thonë se i kanë marrë kafshët nga kopshti zoologjik i Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin. Luanë, majmunë, pallonj etj, janë mes 47 krijesave të shpëtuara.

14:34
Mbreti Tutankhamun/ Egjipti rinovon koleksionin

Egjipti po i jep prekjet e fundit koleksionit të tij të artefakteve të mbretit Tutankhamun përpara hapjes së planifikuar të muzeut të madh, ku veprat e lashta do të ekspozohen në sallën më të madhe të ndërtesës 1 miliardë dollarëshe, hapja e të cilës është shtyrë për në 2020.

14:27
Grabitet me armë në mes të ditës një banesë në Fushë Krujë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Fushë Krujë.

14:25
Makinat e vjetra. Londër, taksë për në qendër

E ashtuquajtura, zonë e emetimit të ulët ka nisur zbatuari në Londër. Drejtuesit e makinave të vjetra dhe ato që krijojnë më shumë ndotje do të duhet të pagujnë për të hyrë në qendër të qytetit.

14:14
SHBA, dorëhiqet Sekretarja për Sigurinë e Brendshme

Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kirstjen Nielsen ka lënë pozicionin e saj dhe kjo është konfirmuar nga vetë Presidenti Donald Trump, në një postim në Twitter.

14:09
Prokuroria shpall pretencën: 18 vjet burg për Balilin

Prokuroria ka kërkuar 18 vjet burg për Klement Balilin.

14:02
“Rivalja” ruse e Kim Kardashianit. A është më e mirë?

Është apo jo më e mirë se Kim Kardashian, siç pretendon, këtë s’jemi në gjendje ta përcaktojmë.

13:48
Nëna shet fëmijën për 2500 dollarë, të njëjtin plan kishte edhe për dy të tjerët

Një grua  nga Teksasi shiti djalin e saj shtatëvjeçar për 2.500 dollarë për të paguar një borxh  droge. Ajo është dënuar me gjashtë vjet burg. Esmeralda Garza, u deklarua fajtore për tri akuza, shitjen e fëmijë, pastrimin e parave dhe planifikimin për shitjen e fëmijëve të tjerë.

13:28
Zgjedhjet e 30 Qershorit, PS regjistrohet në KQZ

Partia Socialiste ka dërguar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’u regjistruar si forcë politike që do të garojë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

13:08
Një gotë verë apo birrë e kontrolluar mbron shëndetin

Të gjithë dëshirojmë që herë – herë mbrëmjet tona t’i kalojmë nën shoqërinë e një gote vere apo birre. Lidhur me këtë një studim i fundit tregon se pirja e lehtë mbron shëndetin.

13:02
Trazira në Libi, luftimet arrijnë Tripolin

Qeveria e Libisë e mbështetur nga OKB thotë se 21 persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në luftimet afër kryeqytetit të vendit, Tripoli.

13:02
“Jam me AIDS dhe do ju infektoj”, gruaja kafshon 4 policë

Pasditen  e së dielës së 7 prillit,  në Fiumicino të Italisë një grua e dehur dhe prekur nga AIDS-i ka lënduar 4 oficerë policie. 46-vjeçarja kishte filluar pa arsye të shqetësonte klientët, madje duke sulmuar edhe pronarin e barit.

12:58
Për herë të parë një nënë tregon lindjen në Youtube

Më shumë se një milion njerëz kanë parë një nënë për herë të parë të lindë në një video të YouTube.

12:48
Kimberley Garner tregon format me një bikini-tanga mikroskopike (Foto)

Kimberley Garner është fotografuar me bikini të bardha shumë të vogla në plazhin e Majemit.

12:45
Ky qytet i lundrueshëm mund të jetë shtëpia juaj (Foto)

Jeni duke kërkuar një vend për të jetuar në të ardhmen? Ndoshta  doni të shmangni qytete të mëdha si Nju Jorku, San Francisko, Lisbona, Tokio ose edhe Stambolli …

12:43
Brigjet rumune mbushen me kokainë të pastër

Më shumë se 130 kg kokainë janë përhapur në brigjet rumune, çka ka ndezur një operacion masiv policor në të cilin janë përfshirë helikopterë dhe më shumë se 300 efektivë të zbarkuar në brigjet rumune të Detit të Zi.

12:41
Wake Up/ Studimi: Të rinjtë shqiptarë e kalojnë më shumë kohën në kafene dhe internet

Të rinjtë shqiptarë e “humbasin” kohën kafeneve dhe online. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online.

12:37
Wake up/ Përkthyesja Diana Kastrati: Prej 20 vitesh me Alberto Moravian

“Agostino”, është një roman psikologjik nga Alberto Moravia, i cili tregon për jetën e një adoleshenti të ndrojtur (13 vjeçar), i cili ndjen pasiguritë që shoqërojnë fëmijërinë dhe adoleshencën.

12:36
Momenti i tmerrshëm kur një gjimnaste thyen të dyja këmbët (KUJDES! Pamje të rënda)

Një gjimnaste ka thyer të dyja këmbët pasi ra keq gjatë një ushtrimi të vështirë që po e realizonte gjatë një kompeticioni mes universiteteve në SHBA.

12:32
Tentuan të kalojnë nga Maqedonia e Veriut pas lajmit të rremë, zmbrapsen emigrantët

Emigrantët filluan të mbledhin gjërat e tyre të dielën dhe të lëvizin pas përpjekjes  së  dështuar për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit, pranë fshatit Eidomeni. Ata ishin grumbulluar  pranë një kampi në Diavata, 10 km në perëndim të Selanikut.

12:30
Në Shtëpinë Tonë/ Sulova, pika turistike që nuk duhet humbur

Sot do ju tregojmë pse duhet ta vizitoni Sulovën. Sulova është zonë kodrinore midis lumit të Devollit në veri dhe malit të Tomorit në jug. Bën pjesë në rrethin e Gramshit (Sulova e Sipërme) dhe rrethin e Elbasanit (Sulova e Poshtme).

12:24
Kanina në “100 Fshatra”. Gjithçka për të rritur turizmin

Kanina është pjesë e projektit të qeverisë për zhvillimin e 100 fshatrave.

12:11
“Toka e të pavdekshmëve”. Si dhe çfarë ha populli më jetëgjatë në botë

Me siguri që keni dëgjuar se populli japonez është një nga më jetëgjatët në botë dhe se ishulli Okinava ka më shumë persona mbi 100 vjeç.

12:04
Në Shtëpinë Tonë / Ja si ndërtohet një xhumblet dhe historia e saj

Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.

12:00
Basha, në mbledhjen e Kryesisë: Protesta e 13 prillit, më e madhja deri më sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit për masat organizative për vijimin e aksionit politik dhe protestën e 13 Prillit.

11:55
DAP anulon konkurset, Rama: Vendet bosh janë për ekselentët

Departamenti i Administratës Publike prej disa kohësh ka anuluar konkurrimet për vendet vakante të punës.  Një studente nga Shkodra, e cila kishte përfunduar arsimin e lartë për veterinere tha se është njoftuar për konkursin dhe se më vonë i është komunikuar me e-mail se kjo procedurë nuk do të zhvillohet, ndërkohë që në Drejtorinë Rajonale, Bujqësore të Shkodrës janë 4 vende vakante.

11:40
Vilma Masha: Martesa nuk ka ndryshuar asgjë në angazhimin tim profesional (Foto)

Ajo është nga prezantueset më të dashura të ekranit, ku prej vitesh tashmë sjell për ata që adhurojnë sportin lajmet më të fundit, analiza në emisionin e saj në DIGITALB “Gol pas Goli”.

11:40
Banorët e Bregut të Lumit përplasen me policinë

Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri, kanë dalë të hënën paradite në protestë.

11:34
“Pakti për Universitetin”, Rama: Vendet e punës në administratë janë për ekselentët

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në raundin e IV të  programit Kombëtar të “Praktikave të Punës”. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë studentët ekselentë  kanë të drejtën e punësimit në administratën shtetërore, pa konkurrim për një vit dhe më pas ai i nënshtrohet konkurrimit  për ta mbajtur vendin e punës.

11:33
Soreca: Lufta kundër korrupsionit kërkon…

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, deklaroi se BE-ja mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

11:21
“Parajsa e Zonjave”, së shpejti në Top Channel

Duke filluar nga 15 Prilli në Top Channel starton seriali më i ri, “Parajsa e Zonjave”. Mbështetur në romanin “Parajsa” të Emil Zola që frymëzoi shumë seriale të suksesshëm, realizimi i tij në italisht vë në vëmendje dhe ndjek Tereza Lorio, një vajzë e re, e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes ne zonat e largëta të Siçilisë për të shkuar në Milano. Tereza gjen punë dhe shumë më tepër, në një dyqan të sapohapur: Parajsa e Zonjave.

11:18
Fshatrat e Shqipërisë – Krutja e Lushnjes, fshati i traditës së bujqësisë

Zhvillimi bizneseve në turizëm dhe bujqësi, bëri që gazetarja Ilnisa Agolli të ndalej në fshatin Krutje të Lushnjes këtë herë përmes programit “100 fshatrat e Shqipërisë”.

10:58
Drogë dhe klandestinë nga Shqipëria drejt Italisë, 13 të arrestuar

Policia italiane në bashkëpunim me atë londineze ka çmontuar dy organizata kriminale shqiptare, të lidhura me njëra-tjetrën. Njëra prej organizatave merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Romës, ndërsa tjetra me dërgimin e klandestinëve drejt Britanisë së Madhe.

10:26
61-vjeçarja lind fëmijën e djalit të saj gay

“Kjo është dhurata e një nëne që i bën djalit të saj”, është shprehur Cecile Eledge, 61 vjece.

10:18
Populistët do të bashkohen pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian

Partitë nacionaliste anti-imigracionit planifikojnë të bashkojnë forcat pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të Bashkimit Evropian, që do të mbahen muajin e ardhshëm, duke synuar për të krijuar një bllok të ri, thanë zyrtarët nga katër grupe të hënën.

10:12
Vijon puna për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Bovilla për në Yzberisht

Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, UKT thekson se po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e veprës hidrike.

10:07
Horoskopi/ Si të joshni në bazë të shenjës

Shumë shpesh pyesim se si ta joshim dikë. Ka strategji të veçanta për të hyrë në zemrën e një personi dhe për t’i bindur ata që të jenë pjesë e jona.  Për disa është e nevojshme për të pushtuar mendjen, për të tjerët është e nevojshme të joshësh trupin dhe për të tjerët është thelbësore që të ketë një bashkim shpirtëror.

10:00
Vitrina e Librit/ Romani “Pusi” nga  Kim Mehmeti

Romani “Pusi” i Kim Mehmetit, sjell një vështrim ndryshe të mënyrës sesi gruaja shqiptare ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në ruajtjen e gjuhës shqipes por dhe të identitetit.

09:30
Vitrina e Librit/ Rafaelo, artisti që vdiq prej seksit?

Kjo, vërtet mund të jetë një përrallë e njohur, por legjenda se artisti abuzonte me të dashurën e tij shërbeu në fund për të mbajtur gjallë jetën e tij…

09:24
Zbulohet eliksiri i përjetësisë në vazot 2000-vjeçare

Brenda vazove dy mijë vjeçare, të gjetura në provincën qendrore të Henanit janë gjetur 3,5 litra “eliksir i përjetësisë”, një ilaç legjendar i përmendur në literaturën e lashtë taoiste që do të kishte garantuar një jetë të gjatë për ata që do e përdornin.

09:13
Arrat i bëjnë mirë trurit, e mbrojnë nga depresioni

Arrat janë aleatë të vlefshëm të shëndetit tonë mendor dhe i mbajnë simptomat e depresionit larg. Kjo u demonstrua nga një ekip kërkimor i Shkollës së Mjekësisë “David Geffen” të Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos.

09:00
Vitrina e Librit/ Kopertinat e reja

JETË E FSHEHUR  “E kishin humbur dashurinë e tyre dhe dëshirën për të jetuar, Uhyoni hyri në një dru dhe u zotua të shndërrohej në një pemë. “Dëshirat që jetojnë ende në këtë trup dhe dashuria që ka mbetur është e padurueshme. Mund të m’i largoni këto dëshira dhe këto ndjenja”. Zotit të pyllit iu […]

08:31
Basha mbledh sot kryesinë për vijimin e aksionit politik

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet që në orën 11:00 të kësaj të hëne të zhvillojë  mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit.

08:11
Banesa përfshihet në flakë, çifti humb jetën. Shpëtojnë 4 fëmijët dhe gjyshi

Një çift bashkëshortësh rreth 35 dhe 46 vjeç, kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, si pasojë e zjarrit në banesë.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:45, në banesën e shtetasit Petrit Ndoj, 40 vjeç,  i cili ka gjetur vdekjen së bashku me gruan e tij, shtetasen Dava Ndoj, 35 vjeçe.  

E diel, 07 Prill 2019
22:58
Partia e Erdogan kërkon rinumërim të plotë të votave në Stamboll

Partia AK e Presidentit Tayyip Erdogan po kërkon një rinumërim të plotë të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale në Stamboll, tha një zyrtar i lartë i partisë të dielën, një javë pasi rezultatet fillestare treguan një fitore të ngushtë për partinë kryesore opozitare të Turqisë.

22:43
Për 60 minuta me një lojtar më tepër, por Napoli “ngec” ndaj Genoas

Pas humbjes ndaj Empolit, Napoli mori një tjetër rezultat negativ, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi, ndaj Genoas.

22:35
Fushë-Krujë, tritol makinës së 63-vjeçarit

Mbrëmjen e sotme në periferi të Fushë-Krujës ka ndodhur një shpërthim me tritol.

22:23
Krimineli më i bukur në botë dhe e dashura miliardere sërish në skenë

Ajo ishte duke shijuar një natë vajzash pa Jeremy Meeks të shtunën.

22:10
Chelsea kontakton Bayernin, kërkon t’i marrë Lewandoskin

Chelsea kërkon me çdo kusht që të sjellë në radhët e tij një sulmues të një niveli të lartë dhe së fundmi në media po përmendet emri i Robert Lewandowskit, autor i dy golave për Bajernin e Mynihut në fitoren 5-0 në klasiken me Borussian e Dortmundit.

21:52
Kërkonin vajza me gjoks të madh për garat me motorë, “stuhi” seksiste në Spanjë (Foto)

Një kompani që merret me organizimin e eventeve ka publikuar një njoftim ku kërkon vajza “hostess” për Cirkuitin e Navarrës.

21:48
Liga Ballkanike/ Teuta dështon në finale

Teuta nuk ia del dot të çojë deri në fund mrekullinë në Ligën ballkanike në basketboll për meshkuj.

21:35
Talenti i Juventusit rekord në përqindjen e realizimit

Moise Kean është njeriu i momentit te Juventusi. Sulmuesi i ri i bardhezinjve po shënon vazhdimisht siç ndodhi në ndeshjen me Milanin duke vendosur rekorde. Në sfidën ndaj kuqezinjve të së shtunës, Kean regjistroi përqindjen më të lartë ne shënimin e golave në të 5 kampionatet më të rëndësishme evropiane; 42% me një mesatare rreth 1 gol çdo 2 gjuajtje.

21:21
Puka si destinacion turistik/ Shtëpia ku dha mësim Migjeni është kthyer në muze

“Një destinacion i ri turistik, që ka qëndruar larg syve të turistëve dhe të vetë shqiptarëve, por jo larg vëmendjes sonë”.

Pas rrugës gjarpëruese që të duket sikur natyra ecën me ty, shfaqet qyteti i vogël i Pukës. Përshtypjen mes një grup të rinjsh, ma tërheq djali 5 vjeçar që vullnetarisht kujdeset për vendlindjen e tij.

21:13
S’ka fitues në Inter-Atalanta, Lazio shmang humbjen në fund

Nuk ka fitues në sfidën mes Interit dhe Atalantës në ndeshjen e javës së 31 të Serisë A.

21:08
Rusia ndërhyn edhe në Libi/ OKB i kërkon trupave të Haftar që të ndalojnë marshimin drejt Tropolit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkon që trupat e gjeneralit renegat libian, Chalifa Haftar të ndalojnë marshimin e tyre drejt Tripolit.

20:56
Gazetarja e njohur aksidenton këmbësorin, policia jep detajet

Gazetarja Mira Kazhani u përfshi në një aksident pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, teksa duke drejtuar mjetin e saj, u përplas me një këmbësor.

20:42
Gjenerali që luftoi krah George Washington mund të ketë qenë femër

Gjenerali i famshëm polak Casimir Pulaski, i cili luftoi në krah të George Washingtonit dhe konsiderohet një hero lufte si në Poloni, ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ose femër ose ka pasur çrregullim të zhvillimit gjinor.