“Për tetëmujorin, tregu i sigurimeve arriti në 11,3 miliardë lekë ose rreth 93 milionë euro lekë”, thotë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Rritja vjetore nuk është e konsiderueshme vetëm 2,3%, por ndërkohë pagesat e dëmeve janë rritur, thotë Pranvera Berberi, drejtore e Statistikave në AMF.

Ndërkohë tregu vazhdon të dominohet nga sigurimi i detyrueshëm, kryesisht ai motorik. Nga ana tjetër, numri i kontratave në sigurimin e jetës u ul me 2.88% krahasuar me janar – gusht 2018. Ky segment i tregut po mbahet gjallë nga sigurimet për efektet kredie banese.

AMF u bën apel qytetarëve që të kontaktojnë me autoritetin në rastet e ankesave për zhdëmtimet.

Top Channel