Dortmund, gjobë Sanchos. Nuk u bashkua në kohe me skuadrën

21/10/2019 13:44

Jadon Sancho ka turbulluar disi ambientin pozitiv që mbizotëron te Borussia Dortmund në kampionatin gjerman.

Futbollisti 19 vjeçar nuk u aktivizua në ndeshjen me Monchengladbach, zyrtarisht, për zgjedhje teknike të trajnerit Favre, ndërkohë që në këto orë mësohet se klubi verdhezi ka ndërmarrë sanksion në drejtim të Sanchos.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, sulmuesi anglez nuk u bashkua në kohë me skuadrën në përgatitjet e saj pas ndeshjeve të kombëtares dhe nuk paraqiti asnjë justifikim te stafi teknik pët këtë vonesë, kështu që drejtuesit e Borussias së Dortmundit e dënuan atë me një gjobë prej 100 mijë Eurosh.

Jadon Sancho që vinte pas ndeshjeve të Amnglisë me Cekinë e Bullgarinë pas kualifikueseve të Euro 2020, është një prej futbollistëve më premtues në Evropë aktualisht.

Ai është një element i rëndësishëm në formacionin e Gareth Southgate te Tre Luanët, ndërkohë që po bën mjaft mirë edhe në Bundesligë me 3 gola e 6 assiste në 7 ndeshje të zhvilluara

Top Channel