E diel, 07 Prill 2019
19:54
Irani i kërkon Irakut të largojë sa më shpejt trupat amerikane në vend

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi kreu një vizitë zyrtare në Iran, veprim që tregoi sërish për ndikimin e fortë të Teheranit në Bagdad, pavarësisht nga presioni i SHBA-ve.

19:42
Darka në të bardha në Kubë: një piknik francez dhe ambient amerikan

“Të gjithë të veshur në të bardha, atmosfera, shampanja, hareja, më pëlqen shumë”.

19:23
Aksident në Korçë/ Dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në dalje të qytetit të Korçës.

19:06
Salvini punon për bashkimin e Partive Populiste të Europës, në prag të zgjedhjeve të majit

AFD-ja gjermane dhe partitë e tjera populiste të djathta duan të krijojnë një front të bashkuar në Parlamentin e ri Europian dhe  “Lega nord” e Matteo Salvinit është mjaft aktive në këtë drejtim.

19:02
Sadiku “shtang” Baselin, i shënon supergol (Video)

Një gol spektakolar arriti të shënojë pasditen e sotme në Zvicër sulmuesi i Kombëtares Kuqezi, Armando Sadiku, i cili duket se ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin.

18:49
10 histori të vërteta për pyjet e pushtuara nga fantazmat

Me hijet e mëdha, të errëta dhe tingujt e kafshëve të paidentifikuara, pyjet mund të jenë disa nga vendet më të frikshme në botë.

18:31
Europiani i Peshëngritjes, Shqipëria synon zonën e medaljeve

Në Batumi të Gjeorgjisë ka filluar kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur. Kombëtarja Shqiptare përfaqësohet nga 5 peshëngritës në këtë eveniment të rëndësishëm, nga ku do të kërkojë që të dalë me medalje.

18:22
Turistë të shumtë “mësyjnë” Penianin për maratonën e përvitshme

Pheniani ka pritur turistë të shumtë në maratonën e përvitshme. Sipas operatorëve turistikë, numri i vizitorëve në vendin e izoluar është dyfishuar falë edhe reduktimit të tensioneve politike kohët e fundit.

18:09
Bizneset me shumë NIPT-e, afat për mbylljen deri në…

Për të gjitha bizneset që kanë më shumë se një NIPT do të kenë afat deri në muajin gusht për t’i mbyllur ato dhe për të mbajtur vetëm NIPT-in kryesor. Ndryshimet parashikohen në ligjin për procedurat tatimore, ndërkohë që ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave, që sqaron mënyrën si do të veprohet.

17:56
Fiorentina arrin akordin me ish trajnerin e Romës, zyrtarizimi në fund të sezonit

Fiorentina nuk do të konfirmojë besimin ndaj trajnerit Stefano Pioli, për sezonin e ardhshëm, pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur me punën e tij në dy sezonet e fundit.

17:41
Michael Roth: Interesi strategjik i BE për Ballkanin Perëndimor ka rënë

“Interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor ka rënë”,- thotë Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Roth ishte e pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari.

17:26
Kryeministri i Kanadasë: Rusia mund të na rrezikojë zgjedhjet

Ndërhyrje të jashtme mund të kërcënojnë zgjedhjet parlamentare të kësaj vjeshte në Kanada, deklaroi kryeministri i saj Justin Trudeau, duke e drejtuar gishtin nga Rusia.

17:20
Arsenal nuk ia del në Liverpool, Jagielka i ndëshkon

Arsenali nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Manchester Unitedit, për t’u shkëputur nga ndjekëset që garojnë bashkë me të për një vend në zonën Champions.

17:11
Netanyahu para zgjedhjeve: Aneksojmë të gjitha vendbanimet hebraike

Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu premtoi se po të rizgjidhet në post, do të aneksojë të gjithë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

16:59
Çfarë mendoi Eli Fara kur pa për herë të parë Aurela Gaçen duke bërë pompa ne skenë?

Dy këngëtaret Eli Fara dhe Aurela Gaçe kanë një miqësi speciale me njëra-tjetrën prej më shumë se 25 vitesh. Konsiderohen absolutisht më të mirat në muzikë, secila në zhanrin e saj, vokal dhe performancë, por a ka menduar ndonjëherë Eli Fara ta sfidojë Aurela Gaçen?

16:59
Veliaj: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë i 17 shkollave që do ndërtohen

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se beteja në kryeqytet për të zhdukur mësimin me dy turne pas 30 vitesh do të fitohet.

16:45
Gjendet e vdekur në shtëpi, aktorja dhe politikania e Maqedonisë së Veriut

Sot është gjetur e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut, aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç.

16:44
Eli Fara: Kam qenë nuse e turpshme, nuk haja bukë!

Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore, por 30 vjet më parë Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës. Në një klasë të improvizuar në “E Diell”, moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës ndërsa Eli Fara si mësuese.

16:28
Birra me vezë/ Kokteji që duhet ta provoni patjetër!

Të ziera, të skuqura, e përse jo edhe të hedhura në birrë? Kjo mund të mos jetë mënyra më e zakontë për të shërbyer vezët, por në një kafene të vjetër të Hanoit në Vietnam ofrohet prej vitesh një koktej i padëgjuar me vezë dhe birrë.

16:19
“Arti në Katedër”, prezantohet në Fier ekspozita e mësuesve

Një ekspozitë me 34 vepra arti është hapur në Fier. Piktorë e skulptorë janë 34 mësues që me këto vepra dalin nga klasat dhe shfaqen në një tjetër dimension.

16:01
Herion Mustafaraj rrëfen punën e parë në SHBA dhe marrëdhënien më të bijën!

Të gjithë e njohin atë me rolin emblematik “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90.

15:46
Sonte në “Exclusive”/ Kalaja e Elbasanit, dje dhe sot

Kisha e Shën Mërisë, Xhamia Mbret, Kisha Unite dhe një sinagogë nën tokë. Të gjitha ndodhen brenda Kalasë së Elbasanit, një trashëgimi gati 2000-vjeçare.

15:31
Basha bashkëbisedim me fermerët: Ulja e rimbursimit të TVSH-së, akt kriminal e Edi Ramës

Gjatë turit të tij në Kavajë dhe Rrogozhinë, Kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe në Luz të vogël, ku bashkëbisedoi me fermerët.

15:20
193 milionë Euro dëm ekonomik më 2018-ën, KLSh ngarkon penalisht dhjetëra zyrtarë

193 milionë euro është dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e 2018-ës, ndërkohë ndikimi negativ nga mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo eficente dhe pa efektivitet.

15:20
Kryemadhi në Cërrik: Fermerët të papërkrahur dhe të pashpresë, domosdoshmëri rimëkëmbja e bujqësisë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në Bashkinë e Cërrikut ku zhvilloi takime me fermerë të kësaj zone. Kryemadhi u njoh nga afër me
problematikat e shumta që hasin fermerët sot, për të cilat tha se ata ndihen të papërkrahur dhe të pashpresë.

15:01
Kriza politike në vend, zbardhet agjenda e zyrtarit amerikan Mathew Palmer

Situata kritike politike pritet të marrë një kthesë të re me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili do të mbërrijë në Tiranë në fillim të javës, në kuadër të një turi ballkanik.

14:37
Banorët e Kolonjës protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it të Rehovës

Banorët e Kolonjës në Gjirokastër i janë rikthyer protestave për të kërkuar pezullimin e lejes për HEC-in mbi përroin e Rehovës. Çështja që u bë publike 2 muaj më parë, sipas tyre ende nuk është zgjidhur.

14:26
Dasma “Gay” që mblodhi yjet e “Show Biz”-it në New York (Foto)

Stilisti i njohur Marc Jacobs u martua me të fejuarin e tij Charly ‘Char’ Defrancesco në një dasmë luksoze në New York, organizuar të shtunën në mbrëmje.

14:13
Basha flet si kryeministër: Asnjë pensionist me më pak se 250 mijë lekë

Nga Kavaja, ku ishte për vizitë gjatë ditës së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk la pa sjellë në vëmendje as auditin e KLSH-së, që evidentoi miliona euro dëm ekonomik në një vit.

13:59
Matura shtetërore 2019/ Kurrikula e re imponon ndryshime në hartimin e testimit

Faza e regjistrimit të maturantëve në sistem ka përfunduar, ndërkohë që përgatitjet për maturën shtetërore vijojnë. 36 100 maturantë do t’i nënshtrohen 4 provimeve. Matura shtetërore 2019 është e para që ka dalë me kurrikulën e re, si rrjedhojë ndryshimi do të pasqyrohet dhe në provimet e maturës.

13:39
“Steelwings”-at i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve

Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo që zotëron një mjet të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit. Nismës iu bashkua edhe grupi i motoristëve “Steelwings”, të cilët për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë, duke pasuruar kodrinat e Parkut të Liqenit Artificial.

13:33
E Diell/ Njihuni me të ftuarit që do të zbukurojnë të dielën tuaj

Një shfaqje ndryshe në stilin kabaret, rikthen aktorin Herion Mustafaraj pranë publikut shqiptar.

12:52
Bullgaria shton patrullimet në Greqi, pas dyndjes së emigrantëve nga Greqia

Bulgaria ka shtuar patrullimet në kufi pas lajmeve se qindra emigrantë janë përpjekur të kalojnë nga Greqia në Maqedoninë Veriore, për të vazhduar më pas rrugën e tyre ballkanike drejt Shteteve të Europës Perëndimore, ku synojnë të kërkojnë azil.

12:31
“Zarfi” që po trondit Malin e Zi, protesta kundër Gjukanoviçit në Podgoricë

Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale, shkruan Associates Press: një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendas duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, liderit të Malit të Zi.

12:08
Tregtarët kundër bashkisë Shkodër: Nuk dha zgjidhje për shitësit ditorë

Një vit më parë, bashkia e Shkodrës nisi rikonstruksionin e tregut ushqimor të Rusit, me qëllimin që të përmirësoheshin kushtet e tregtimit dhe ambientet e brendshme.

11:41
Aktualiteti politik, Meta: Hiqni dorë nga përdorimi i forcës, duhet dialog dhe zgjidhje politike

Gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar të Durrësit, ku mori pjesë në homazhet për 80-vjetorin e fillimit të rezistencës antifashiste, Presidenti Meta nuk la pa komentuar as situatën politike në vend.

11:17
Nis puna për ndërtimin e kopshtit nr. 58 në Kodër Kamëz

Krahas shkollës së re në Kodër Kamëz, Bashkia e Tiranës ka hapur këto ditë themelet për ndërtimin e kopshtit nr. 58, një kërkesë kjo e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

11:12
Basha nga Rrogozhina: Do konfiskojmë paratë e vëna mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Rrogozhinës, ku takoi mbështetësit e opozitës, të cilët i ftoi të marrin pjesë në tubimin e radhës në tiranë, më 13 Prill.

11:01
80-vjetori i fillimit të rezistencës antifashiste, Meta takon pasardhësit e Mujo Ulqinakut në Durrës

Plot 80 vite më parë, Italia Fashiste arriti të hyjë në Shqipëri, duke nisur një pushtim që zgjati përreth 4 vite, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtën ditë, në Durrës u vra gjatë luftimeve për të sprapsur sulmin fashist, edhe Heroi i Popullit, Mujo Ulqinaku.

10:43
Zjarr në një bllok pallatesh në Paris, nuk raportohen viktima

Një zjarr i përmasave gjigante ka përfshirë një bllok apartamentesh në “zemër” të Parisit mbrëmjen e djeshme. Zjarri i beftë shpërtheu në një banesë në skajin verior të qytetit dhe më pas përfshiu rreth 27 apartamente.

10:33
Meghan e Harry: Mos na sillni dhurata, bëni bamirësi

Meghan e Harry kanë hapur një llogari të tyren në “Instagram”, që vetëm në pak ditë ndiqet nga mbi 4 milionë persona.

10:13
Trump: Vendimin për Golanin e mora pas një leksioni të shkurtër historie

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha të shtunën se ai vendosi të njohë aneksimin e lartësive të Golanit nga Izraelit më 1981-shin, pasi mori një mësim të shpejtë historik gjatë një bisede mbi një temë tjetër.

09:45
Organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme, procedohet një 28-vjeçar në Korçë

Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas 28-vjeçar, i cili dyshohet se në biznesin e tij privat, organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

09:22
SHBA-të klasifikojnë si organizatë terroriste, Gardën Revolucionare të Iranit

Shtetet e Bashkuara pritet të caktojnë rolin e Gardës Revolucionare elitare të Iranit, si një organizatë terroriste e huaj, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters, duke shënuar herën e parë që Uashingtoni ka etiketuar zyrtarisht një ushtri si grup terrorist.

09:04
Grabitet një ndërmarrje në zonën e ish Kombinatit, në Berat

Një ndërmarrje fasone në zonën e ish Kombinatit, në Berat, ka rënë pre e grabitësve gjatë orëve të natës.

08:30
May mesazh Laburistëve: Miratojmë marrëveshjen, ose Brexit anulohet

Kryeministrja britanike Theresa May vijon të negociojë me Laburistët për një marrëveshje për mënyrën e daljes nga BE-ja, ndërsa tha se tashmë vendi ka vetëm dy zgjidhje.

08:04
Basketboll meshkuj/ Teuta arrin sukses historik, kalon në finalen e Ligës Ballkanike

Basketbolli shqiptar ka njohur një rezultat historik, pasi skuadra e Teutës për meshkuj, ka arritur të sigurojë kalimin për në finalen e Kupës Ballkanike.

07:38
Solskjaer nuk e preferon në skuadër, Sanchez drejt Kinës

Mediat pranë klubit të Manchester United bëjnë me dije se trajneri Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka vendosur; Alexis Sanchez do të largohet gjatë merkatos së verës.

07:08
Reali sfidon Barcelonën për talentin holandez

Pasi humbi garën për të marrë mesfushorin Frenie de Jong nga Ajaxi, Real Madrid pritet të sfidojë sërish Barcelonën në merkato, këtë herë për një tjetër talent, mbrojtësin Matthijs de Ligt.

05:16
L’Equipe: Juventus favorit për të transferuar mesfushorin e Lyonit

L’Equipe raporton se është pikërisht Juventusi, skuadra favorite për të marrë shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Tanguy Ndombele.

02:21
Djali i Ronaldinhos nënshkruan kontratën e parë si profesionist

Ronaldinho la gjurmë në historinë e futbollit, pasi me klasin e tij tregoi se bën pjesë te ata më të talentuarit dhe argëtoi pa masë të pasionuarit pas këtij sporti.

00:12
Disa klube ndjekin talentin e Fulhamit

Humbja e fundit e pësuar në mesjavë ndaj Watfordit zbriti matematikisht skuadrën e Fulhamit në Championship, ose kategorinë e dytë angleze.

E shtunë, 06 Prill 2019
23:35
Gruaja e vendos në “siklet” bashkëshortin në studio, por e surprizon me lajmin që është në pritje të ëmbël

Programi “Dua të të bëj të lumtur” u mbyll këtë të shtunë me një surprizë tepër të bukur. Redina ishte personazhi që në studio rrëfeu historinë e dashurisë me Arditin. Shkak për njohjen e tyre ishin bërë bisedat telefonike dhe pas disa vitesh kishin vendosur që të martoheshin. Nga kjo martesë në jetë kishin ardhur tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

22:48
Barça i jep fund çështjes titull. Suarez-Messi hedhin “knockout” Atleticon

Barcelona i afrohet titullit kampion në Spanjë, pasi mposhti në “Camp Nou” Atleticon e Madridit, që ishte njëkohësisht edhe rivali kryesor i tyre në këtë betejë.

22:48
Mbesa surprizon burrneshën e fundit të Malësisë që i dedikoi jetën familjes së saj

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” natën e sotme ishte një nga burrneshat e fundit në Shqipëri. Ajo quhej Gjustina, por të gjithë e njihnin me emrin Duni. Qëkur kishte qenë e vogël Duni sillej si djalë, vishej si i tillë dhe shoqërohej me burra.

22:45
Vendos De Rossi, Roma fiton ndaj Sampit

Pas 3 javësh pa fitore, Roma është rikthyer të marrë 3 pikët, ndonëse luante në një transfertë mjaft të vështirë, si ajo gjenoveze përballë Sampdorias.

22:27
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, shoferi del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Një mjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit.

22:08
Djali i kërkon leje prindërve që të rikthehet me ish-bashkëshorten që e tradhëtoi

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli këtë javë në ekranet tona një problem tjetër të shoqërisë shqiptare, divorcin. Ademi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Besjanën si dhe problemet që kishin sjellë ndarjen e tyre.

21:53
Egjipt, kafshë e zogj të balsamosur në varrin 2000-vjeçar

Minj të balsamosur janë mes artefakteve të zbuluara në një varr të dekoruar që është zbuluar së fundmi në qytetin egjiptian Sohag.

21:47
Zyrtare, Kukësi gjen pasuesin e Ndreut

Vetëm pak orë pasi shkarkoi trajnerin Ramazan Ndreu, Kukësi ka emëruar menjëherë teknikun e ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

21:23
BE: Prodhuesit gjermanë të makinave kanë komplotuar së bashku për të penguar teknologjinë

Bashkimi Evropian ka akuzuar prodhuesit gjermanë të makinave se janë mbledhur së bashku në një kartel në përpjekje për të penguar teknologjinë që synonte reduktimin e emetimeve të rrezikshme.

21:07
Seti i “rrezikshëm” fotografik i Miley Cyrus (Foto)

Ka qenë krejtësisht nudo në videoklipin e këngës “Wrecking Ball”, kështu që Miley Cyrus nuk ka sekrete për ne, por gjithsesi janë të mirëpritura edhe setet fotografike të saj “topless” apo e veshur me bikini.

21:03
Gjurmë Shqiptare: Historia e panjohur e Isa Boletinit

Historia e panjohur e Isa Boletinit… Të fshehtat e të pathënat e saj, betejat e dokumentuara dhe ato më pak të njohura.

20:50
“Bie” kryeqyteti, humbje për Partizanin dhe Tiranën

Partizani kishte një “match point” për titullin kampion sot ndaj Luftëtarit, por nuk e shfrytëzoi, pasi gjirokastritët morën fitoren e tretë radhazi në harkun e pak ditëve ndaj “Të kuqve” të Skënder Gegës.

20:28
Nuk ka histori në Mynih, Bayerni “shkrin” Dortmundin për 45 minuta

Ishte sfida më e rëndësishme e sezonit dhe duhej të ishte edhe më spektakolarja, por përballja Bayern Munchen-Borussia Dortmund, e zhvilluar në impiantin “Allianz Arena” të bavarezëve, pati shumë pak histori.

20:11
Juve-Milan/ Alex Sandro prek topin me dorë në zonë, arbitri nuk akordon 11-metërsh

Rast moviole në minutën e 34-t të ndeshjes Juventus-Milan.

20:00
Diaspora/ Marsela Ceno nisi punë si praktikante në spitalin e Rasttat në Baden, dhe sot është mjeke kirurge

Në episodin e radhës të “Diaspora” është rrëfimi u Marsela Cenos, e cila është larguar nga Shqipëria dhe jeton prej disa vitesh në Gjermani.

19:57
Kean nuk ndalet. Talenti i ri i Juves mposht edhe Milanin

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Milanit duke përmbysur golin e Piatek, i cili kaloi kuqezinjtë në avantazh në pjesën e parë.

19:46
Vokalisti i Iron Maiden, “Qytetar Nderi” i Sarajevës

Bruce Dickinson, vokalisti i grupit “heavy metal” Iron Maiden, ka marrë titullin “Qytetar Nderi” në Sarajevë të shtunën, në shenjë vlerësimi për një koncert që ai luajti atje gjatë rrethimit të qytetit.

19:21
Francë, telefona në breg. Misteri zgjidhet pas 30 vitesh

Prej më shumë se 30 vitesh, telefonë të verdhë Garfield kanë dalë në brigjet franceze duke hutuar banorët lokalë dhe pastruesit e plazhit, që duket se më në fund e kanë zgjidhur misterin.

19:06
Reali i Madridit është vetëm Benzema

Tre ditë pas humbjes ndaj Valencias në transfertë, Reali i Madridit u rikthye te fitorja, pasi në “Santiago Bernabeu” mposhti me rezultatin 2-1 Eibarin.

18:59
“Vetting” në PD nga britanikët, demokratët publikojnë skemën e përzgjedhjes së kandidatëve

Pavarësisht se nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

18:54
“Ishte inaktiv në pankinë!” Kukësi shkarkon trajnerin Ndreu

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku Kastrioti mposhti Kukësin me përmbysje, me rezultatin 2-1, klubi verilindor ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu.

18:32
Siguria në rrugë, BE nuk arrin dot objektivat

Rrugët në Bashkimin Evropian po bëhen më të sigurta çdo vit, por ka ende punë për t’u bërë në mënyrë që të parandalohen viktimat.

18:32
Streçet nuk janë pantallona (Foto)

Sa fillon e ngrohet koha vajzat nxitojnë të veshin streçe, por disa prej tyre duhet ta kuptojnë që streçet nuk zëvendësojnë pantallonat ose të paktën ato që janë në këto foto.

18:05
Laçi me “5 yje” ndaj Teutës, Kukësi heq dorë nga lufta për titullin

Tri ditë më parë i shkoi shumë pranë përmbysjes së madhe ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë, por për një gol nuk ia doli të vijojë më tej, ndërsa sot Laçi konfirmoi se është rikthyer në formën e vet më të mirë.

17:41
Varrezat më të bukura në botë (Foto)

Varrezat nuk janë vende për t’u vizituar nga turistët, por ka nga ata që i pëlqejnë t’i shikojnë.

17:35
Gjyshja më seksi në botë “tërbon” fansat me foton e saj më të “egër”

Gina Stewart konsiderohet si gjyshja më seksi në botë dhe këtë javë ka postuar në Instagram një nga fotot më provokuese të saj.

17:15
Operacion për zbulimin e municioneve në Elbasan, gjenden 100 predha artilerie

Efektivët EOD të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, zbuloi municione në Bradashesh të Elbasanit.

17:03
Erdogani zemëron SHBA-në. Blen sistemin mbrojtës raketor rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do ta blejë sistemin mbrojtës raketor nga Rusia.

16:48
Zëri i Amerikës: Paqendrueshmëri politike në Shqipëri para zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së

Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Por, po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Sipas Zërit të Amerikës, ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.

16:23
SHBA shpall organizatë terroriste Rojat Revolucionare Iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin Rojat Revolucionare Iraniane një organizatë të huaj terroriste.

15:40
Mick Jagger optimist, së shpejti rikthehet turneut

Mick Jagger mund të kthehet në skenë me “Rolling Stones” ndoshta që në korrik, pasi iu nënshtruaatij që sipas raporteve të mediave, ishte një operacion në zemër në një spital të Nju Jorkut.

15:35
PD: Dëshmitari u pagua. Spaho akuzon edhe SHISH për mashtrim

Ish deputeti demokrat, Edomd Spaho nuk i kurseu akuzat edhe për SHISH një strukturë sipas tij e përfshirë në skandalin mafioz, dhe falsifikimin shtetëror të një dëshmitari të rremë si Fredi Alizoti.

15:30
Për piknik në Pezë. Fundjavë në natyrë dhe ajër të pastër

Peza, rreth 25 km larg Tiranës është një fshat i njohur jo vetëm për historinë, por edhe për bukuritë natyrore. Në fundjavë ajo shndërrohet në një destinacion turistik të preferuar të njerëzve.

15:18
Konflikti për dy shkolla, Universiteti i Kamzës kundër Bashkisë së Tiranës

Për këtë hapësirë kane hyrë në konflikt dy institucione shtetërore, Universiteti Bujqësor i Kamjes dhe Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit pasi ka shpronësuar pronarët privat, e ka kaluar në pronësi të saj për të cilën  disponon edhe dokumentet përkatëse. 

15:12
Shtohen peshkarexhat në Shëngjin. Peshkatarët kërkojnë më shumë vend në port

Në Portin e Shëngjinit ankorohen rreth 60 anije peshkimi të mëdha, por edhe të vogla. Ky numër është rritur po ta krahasojmë me një vit më parë, sipas informacioneve pranë autoriteteve portuale.

15:07
Aeroporti do ndërtohet nga e para. Në Kukës, pista do zgjatet, ndërtesat do bëhen të reja

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke dhënë detajet teknike për Aeroportin e Kukësit tha se ky është një projekti strategjik për shkak edhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, si dhe me potencial për të gjithë ekonominë kombëtare.

15:01
Rrëzohet kredia 100 mln dollarë. ERE nuk miraton kërkesën e OST projektin e investimit

Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e OST-së për të realizuar 100 milionë euro investime, me kredi të garantuar nga një kompani private. Përmes një vendimi unanim, komisionerët e Entit e kanë cilësuar procedurën e veçantë të përzgjedhur nga OST-ja, si të paligjshme dhe të pambështetur në analizë tekniko-ekonomike.

14:09
Ndërtimi i 17 shkollave vlerësohet nga Samiti i Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore

Nisma e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet u përzgjodh si një nga projektet më të mira në Samitin e Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore që u mbajt në Sarajevë.

13:53
Gruaja më e bukur në botë kërkon burrë

“Meshkuj, hajdeni” ,është apeli i Charlize Theron, një nga gratë më të bukura në botë, i cili i tha ‘Entertainment Weekly’ se po kërkon dashurinë.

13:44
FSHF kërkon pasuesin e Panuccit po në Itali. Duka, drekë me Zaccheronin

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit vijon kërkimet për një emër të denjë si pasues të teknikut italian, që do të drejtojë Shqipërinë në fushatën e kualifikueseve për Euro 2020.

13:31
“Agresioni” rus shfaq “dhëmbët”. Përgatitje spektakolare për paradën e “V-Day” (Foto)

Vetëm pak pas samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në Uashington, ku u bë thirrje për unitet, e ku u renditën sfidat e sigurisë, përfshirë rrezikun rus dhe terrorizmin, Forcat e Armatosura të Rusisë kanë nxjerrë mijëra ushtarë, tanke dhe raketahedhëse në rrugët e Moskës, në një sinjal të qartë force përpara paradës së Ditës së Fitores së këtij viti.

13:02
Trump shkon në kufi, inspekton “murin” me Meksikën

Presidenti Donald Trump mohoi të ketë ndryshuar mendimin për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë, një ditë pasi përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, nëse ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e narkotikëve në SHBA.

12:56
“Gjurmë shqiptare”, historia e panjohur e Isa Boletinit

Ajo është padyshim një ndër fotografitë më kuptimplota të historisë shqiptare. Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë qëndron krah Isa Boletinit, prijësit të hekurt.

12:55
Divorcet super të shtrenjta në botë (Foto)

Martesat jo gjithnjë funksionojnë dhe shpesh përfundojnë në divorce.

12:45
Drejtues i parë i Spitalit të Beratit, “Qytetar Nderi” për Hajdar Sulon

Në vitin 1921, në qytetin e Beratit është hapur spitali i parë. Ishte koha kur shteti shumë i ri shqiptar po krijonte institucionet e tij, e një prej tyre është edhe ky spital.

12:33
Kapitene Ana, ushtarakja që ka kryer misione edhe në Afganistan

Kapitenia Ana Allani nuk e kishte menduar ndonjëherë kur ishte fëmije se, një ditë do të ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Uniforma që veshi 4 vite në kolegj, me sa duket i diktuan rrugëtimin në të ardhmen. Në vitin 2004 nisi udhën drejt ushtrisë.

12:31
E moshuara vret veten, gjendet nga fqinjët

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur. Lajmi i trishtë ka ndodhur në Elbasan, ku shtetasja H.P., 86 vjeçe , që banonte në lagjen “Beqir Dardha”, është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj.

12:25
E bujshme nga Spanja: Pritet vetëm firma mes Realit e Hazardit

Prej muajsh është folur shumë për mundësinë e kalimit të Eden Hazard në drejtim të Realit të Madridit, por vetëm tani duket se kjo histori do të bëhet konkrete.