Me uljen e taksës së dividentit nga 15 në 8%, qeveria synon që të konkurrojë me rajonin. Që nga viti 2015 deri në 2017-n janë 3.1 milardë euro fitime të pashpërndara të kompanive shqiptare, të cilat ose janë riinvestuar, ose kanë qëndruar brenda bilanceve.
Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar se Jose Mourinho ka një marrëdhënie jashtëmartesore që prej 8 vitesh tashmë.
Lojtarët e Realit të Madridit do t’i kalojnë Krishtlindjet me një shpërblim të majmë për triumfin në Botërorin e Klubeve, që e fituan për herë të tretë radhazi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm pasditen e së dielës në protestën e banorëve të Astirit.
Courtney Stodden nuk njihet si vajzë e turpshme.
Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe.
Një shqiptar është proceduar penalisht nga autoritetet italiane, pasi ka terrorizuar një italian.
Një oficiere policie në Angli ka fituar mijëra fansa në rrjetet sociale me fotot e saj “pikante”.
Ka thënë kohët e fundit se nuk do të pozojë më kurrë “topless” për hatër të bashkëshortit të saj, por Rhian Sugden “ngriti temperaturat” në këtë fundvit me një kostum babagjyshi shumë seksi.
Përmes një postimi në Facebook, Leshaj u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Lleshaj shton në postim se policia ka gjobitur një numër të konsiderueshëm, ndërsa thekson se duhet pak reflektim nga të gjithë.
Partizani nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Luftëtarit.
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar për vitin 2019, çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe për klientët e tjerë me pakicë, që furnizohen në tregun e rregulluar.
“Në vendet europiane, gjithçka është e kontrolluar. Nuk mund të bësh plasje të mjeteve piroteknike pa kontroll, pasi ato sjellnin rrezikshmëri, sidomos për moshat e vogla”, thotë Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit në Shërbimin Zjarrfikës të Tiranës.
Mazhoranca dhe opozita dështuan të përmbyllin Reformën Zgjedhore në një nga dy seancat e fundit të dhjetorit, por dyerve të Kuvendit duket se nuk i është vënë çelësi për këtë vit.
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:30 të kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit është plagosur një shtetas.
Fundi i vitit është një periudhë kur të gjithë bëjnë bilancet dhe japin urimet e tyre për vitin pasardhës.
Spiunazhi shfaqet te Milani. Sipas të përditshmeve italiane “La Repubblica” dhe “Il Sole 24 Ore”, ish-administratori i deleguar i kuqezinjve, Marco Fassone, gjatë periudhës që ishte në këtë detyrë u vu në kërkim të një spiuni, e për këtë arsye nisi ndjekjen e 4 gazetarëve.
Ligjvënësit kubanë miratuan në mënyrë unanime Kushtetutën e re të vendit, që ruan sistem njëpartiak socialist në ishull, por reflekton hapjen socioekonomike të tij.
Po kërkon një dhuratë të pazakontë për Krishtlindje, në moment të fundit, për një person që ka gjithçka…? Mundesh ende ta surprizosh…për vetëm 51 euro!
Dallga gjigante e cunamit të nxitur prej shpërthimit vullkanik ka shkaktuar jo më 168 të vdekur, por të paktën 222 deri më tani, e ka plagosur qindra të tjerë, pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet përreth ngushticës “Sunda” të Indonezisë.
Kristaq Sotiri, fotografi i shquar i Korçës që dokumentoi një Shqipëri të ndodhur mes dy botëve, pas pushtimit osman dhe modernitetit, vjen në një dokumentar në “Exclusive”.
Një mbyllje e pjesshme e qeverisë amerikane do të vazhdojë deri pas Krishtlindjes, me asnjë marrëveshje në horizont për zgjidhjen e ngërçit mbi shpenzimet e buxhetit.
Tregu i shpendëve të gjalla në kryeqytet është kthyer në një traditë për festat e fundvitit. Për të tretin vit me radhë, Bashkia e Tiranës ka ngritur në Baldushk një treg tërësisht të ri, i konceptuar në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të reklamojnë dhe të tregtojnë gjelat e detit të zonës që njihet për rritjen e tyre.
“Një shpresë më shumë”, koncerti që solli në Gjirokastër tenorin Kastriot Tusha në një prej paraqitjeve më të bukura të këtij viti, bëri njëkohësisht apel për më shumë mbështetje dhe shpresë për artin.
Dy ndryshimet ligjore të qeverisë, për atë që njihet si “Paketa antishpifje”, konsiderohen nga demokratët si përpjekje e pastër e kryeministrit për të censuruar medien.
Kryeministri Rama ka pritur këtë të dielë në Kryeministri efektiven Ina Nuka të rikthyer nga Turqia, atje ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagosjes së rëndë që pësoi në njërën dorë gjatë protestës së dhunshme të banorëve të “Astirit” përpara Parlamentit.
Njësia administrative Ballagat nuk është më shumë se 10 kilometra nga qyteti i Lushnjes, por për të udhëtuar përgjatë kësaj distance është një ferr i vërtetë.
Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar paraditen e kësaj të diele, në orën 10:37.
Festat e fundvitit në Berat kanë në kalendar edhe ditën e hapjes së Panairit të Artizanëve.
Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha ka akuzuar këtë të dielë përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për firmën e hedhur në një projekt të dyshimtë.
Një familje nga Vaqarri i Tiranës ka marrë ndoshta dhuratën më të bukur për festat e fundvitit.
Në Shkodër është prag Krishtlindje. Atmosfera e festës ndihet në kisha dhe në vatrat e familjeve të krishtera.
Tri ditë përpara Krishtlindjes, “jelekverdhët” e pakësuar ndjeshëm francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi, duke shënjestruar tashmë pikat kufitare, ndërkohë që një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje “antiMacron” muajin e kaluar.
Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin serb, Beograd, për të tretën javë radhazi kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç kundrejt opozitës dhe medieve.
Një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 persona pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit.
Muzikanti afrikano-jugor, kitaristi i rrymës Jazz, Musa Manzini është operuar në tru për heqjen e një tumori me anestezi lokale, ndërsa i binte kitarës! Manzini, 47 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes, që zgjati gjashtë orë, në spitalin Albert Luthuli të Durban-it.
Julia Roberts do të interpretojë në filmin “Ben is Back” në rolin e një mamaje, Holly-t, djali i të cilës vuan nga varësia prej drogërave, i cili mbërrin befasisht në shtëpi në prag Krishtlindjesh, duke sjellë me vete një mori tronditjesh në familje.
Pas dhjetë vitesh pritjeje kthehet në ekranin e madh Hellboy, heroi demoniak më i famshëm i kinemasë. Protagonisti i filmit vizatimor kult, i krijuar nga Mike Mignola, do të vijë në kinematë europiane duke filluar që nga Prilli i vitit që vjen.
Nuk është më habi që “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca të na surprizojë në çdo puntatë. Edhe këtë të shtunë argëtimi ishte kryefjala e emisionit.
Si çdo të shtunë, edhe në këtë punatë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot surpriza dhe argëtim. Kjo dhe falë të ftuarëve mjaft të zgjedhur.
2018-a ka qenë viti i Ed Sheeran, të paktën përsa i përket koncerteve. Në turneun e tij të fundit botëror janë porositur 4.8 milionë bileta, të barasvlefshme me 432 milion dollarë!
Një nga të ftuarat e Luana Vjollcës në mbrëmjen e së shtunës në “Shiko kush luan” ishte moderatorja e Digitalb, Vilma Masha.
Të shtunat në mbrëmje janë të rezervuara në emisionin më argëtues në Top Channel “Shiko Kush Luan” nën moderimin e Luana Vjollcës. Lojërat me të ftuarit përcjellin shumë argëtim, por dhe disa të vërteta “thumbuese”.
Loja është një shtypje pulsanti, një përgjigje dhe këto janë pikë për atë që e thotë përgjigjen.
Sonte, për “Shiko kush luan”, në një rrëfim krejt ndryshe do të jetë një aktor, regjisor dhe skenarist mjaft i njohur si Enver Petrovscki.
Në këtë puntatë të vecantë të “Shiko Kush Luan” përvec të ftuarve që na argëtuan me lojërat e ndryshme, kishim mundësin të mësonim më shumë rreth të ftuarit special të mbrëmjes.
Vëmendja është te Cristiano Ronaldo, por ndeshjet e mëdha te Juventusi i vendos një tjetër futbollist, “ylli i heshtur”, Mario Mandzukic.
Këngëtari i njohur Meda ishte një nga të ftuarit e kësaj puntate në “Shiko kush luan”. Veç zërit fantastik dhe atmosferës së festës që solli në program ai pati mundësinë të gjendej në skenë me bashkëshorten e tij.
Sfida e tanishme kishte nevojë për këmbë të forta, por duhet të kesh edhe etje të madhe.
Reali i Madridit i shtoi palmaresit të tij një tjetër trofe të Botërorit për Klube, i kakërti i fituar nga klubi “meregues” pas sukseseve të arritura në vitet 2014, 2016 dhe 2017.
Loja “O pas, o plas” një lojë traditë e emisionit “Shiko kush LUAN”, duket se edhe këtë të shtunë nuk mund të ngelej pas, duke kthyer skenën në një moment ankthi dhe të qeshurash tek personazhet e ftuar sonte.
NRG Band është një grup artistësh shumë i njohur dhe këngët e këtij grupi muzikor dëgjohen anembanë Shqipërisë e përtej kufijve shqiptarë.
Ndërsa dikush mendon të të nis një katrolinë këtë herë në “Shiko kush LUAN”, Erisa Xhixho është ajo e cila u “shkroi” nga një kartolinë disa personave.
Puntata e Krishtlindjes në “Shiko Kush Luan” përcolli dashuri, pozitivitet, dhe shumë mesazhe nga të ftuarit në studio.
37-vjeçari Bledi Shkurtaj, shqiptari që u arratis pak ditë më parë prej rajonit të policisë në Menidhi të Athinës, është arrestuar prej policisë greke gjatë orëve të para të mbrëmjes të së shtunës.
Në prag të Krishtëlindjeve Luana Vjollca startoi këtë të shtunë me ngjyrat e ngrohta dhe buzëqeshjet e çiltra të fëmijëve të vegjël të ftuar në “Shiko kush LUAN”.
Një tjetër vlerë muzeale, e cila ka në qendër fotografin e njohur korçar Gjon Mili, i është shtuar qytetit të Korçës. E pozicionuar në zonën këmbësore të qytetit, ndërtesa simbol e ish shtëpisë rumune është kthyer në një aset për vlerat kulturore të këtij qyteti.
Çfarë fshihet pas vendimit më të fundit të UNESCOS-s? Cila është historia e vërtetë e lahutës?
Për të katërmbëdhjetin vit radhazi, Top Channel organizon votimin për Personazhin e Vitit.
Futbolli amerikan ka një armik të ri; LeBron James. Ylli i Los Angeles Lakers në NBA, gjatë programit “The shop” në platformën televizive HBO, i kritikoi me forcë drejtuesit e National Football League, duke i përkufizuar si një grup pleqsh të bardhë me mentalitetin skllaverues.
Projektligji i ri i ardhjes së fuqisë punëtore nuk do ta shmangë nevojën e aplikimit për vizë pune. Lind pyetja se a do të shkurtohet apo do të zgjatet koha e pritjes për vizë në ambasada?
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Shënkoll-Tale, në qarkun e Lezhës.
Drama “Jugori” me regji të Dino Mustafiq ishte premiera e radhës e vënë në skenë nga trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” në këtë fundvit.
Teuta dhe Laçi janë ndarë në barazim 1-1, në sfidën e fundit të tyre për vitin 2018, të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.
Periudha e krishtlindjeve shënon për Filipinet edhe pikun e kërkesave për derrkucët e pjekur në hell, të njohur si “lechoneros”. Zona e La Loma-s, në Manila është e famshme për prodhimin e atij që konsiderohet si ushqimi i preferuar i kombit, me mishin që piqet mbi prush shumë e rrotullohet, derisa të marrë një ngjyrë të bukur karameli.
Manchester City dhe Chelsea duket se i kishin marrë pushimet e Krishtlindjes më herët sesa duhet, pasi panë të mposhten në shtëpi, në ndeshjet e vlefshme për javën e 18 të Premier Leagues.
Me largimin e studentëve nga Tirana për shkak të pushimeve të fundvitit, kryeministri ndërpreu takimet nëpër fakultete, por jo mesazhet për studentët…
Deputetja e Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet miratimit të përgjysmimit të dividentit, ose fitimit që pronarët marrin nga kompanitë e tyre.
Qendra e Taipeit është shndërruar për krishtlindje në një “bombë të vërtetë dritash”. Kryeqyteti i Tajvanit po shijon festivalin më të madh të dritave, të organizuar ndonjëherë për festat e fundvitit.
Ka mjaftuar një supergol i shënuar nga frederico Chiesa, që Fiorentina të mposhtë Milanin në “San Siro” dhe të largohet me 3 pikë të plota nga kjo transfertë.
Pulat apo gjelat e detit janë një përbërës kryesor i tryezës së Vitit të Ri. Fshati Baldushk rreth 15 km larg Tiranes, prej disa vitesh është shndërruar në një treg të rëndësishëm të këtyre shpendëve.
Të sëmuresh në zonat veriore shpëtimin e gjen vetëm në Tiranë, gjithmonë nëse problemi shëndetësor të premton të arrish deri në QSUT.
Juventus dhe Adidas do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Skuadra italiane dhe kompania gjermane e veshjeve sportive, rinovuan kontratën mes tyre deri në vitin 2027, që do të thotë se Adidas do të jetë sponsori teknik i Zonjës së vjetër edhe për 8 vitet e ardhshme.
Partia Demokratike publikoi një material video të marrë nga sistemi i Agjencisë Kombëtarë të Planikimit të Territorit, ku sipas saj vërtetohet miratimi i fazës së parë të pajisjes me leje ndërtimi për Edmond Bego për të rrëzuar pretendimet e Bashkisë së Tiranës se nuk ka dhënë leje ndërtimi për biznesmenin Bego.
Rrëzimi i Vettingut të politikanëve nga ana e mazhorancës i ka krijuar bindjen Monika Kryemadhit se njerëzit e saj janë të pastër.
Partizani përgatitet për ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarik dhe të fundit për fazën e dytë të kampionatit, që do të luaj në Gjirokastër përball Luftëtarit ditën e diel.
Në tenderin për dhënien me koncesion të aeroportit në kukës është paraqitur vetëm një ofertë. Ministria e infrastrukturës njoftoi se dy shoqëri shqiptare, Bami shpk dhe Global Tehcnical Mechanics kanë ofruar të investojnë rreth 8 milionë euro për vënien në funksionim të aeroportit.
Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit ka hyre në fazën e fundit të zbatimit, sidomos në Maqedoni.
Historia e Lahutës, të vërtetat e saj.., Si u la te flinte për vite Eposi i Kreshnikëve?
Qeveria amerikane u mbyll pjesërisht pas mesnatës pasi ligjvenësit nuk ia dhanë dritën jeshile projektligjit të shpenzimeve, i cili do t’i jepte Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej 5 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.
Një shqiptare rezulton e zhdukur që prej datës 17 dhjetor dhe që prej asaj kohë nuk ka asnjë informacion rreth saj.
Rrëshqitja e tokës në Bulqizë, ka sjellë dëmtime serioze në aksin rrugor Qafë e Buallit-Vajkal.
Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale.
Sot, në disa gjykata të vendit, trupa gjyqësore e tyre, ka filluar procesin e zgjedhjes së zëvendëskryetarëve në Gjykata. Ky proces ka filluar në gjykatat e rretheve gjyqësore Pukë, Berat dhe Korçë, por do të pasojë menjëherë edhe në të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit.
Pas dy humbjeve radhazi, Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja, pasi mposhtën New Orleans Pelicans me rezultatin 112-104, në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”.
Të drejtat e njeriut në Shqipëri, jo gjithmonë janë njohur. Komunizmi për 50 vite i shkeli ato brutalisht.
Nëse do të flasim për një numër pacientësh me probleme në organet e shikimit, do të ishte e pamundur. Në Shqipëri por kudo edhe në Europë e më gjerë çdo person ka shanse reale të preket nga sëmundjet e shikimit.
Ndërkohë që në këto ditë të fundit të vitit të gjithë përgatiten të festojnë, fermerët e Dumresë edhe këtë vit nuk do të festojnë. E vetmja mënyrë e tyre jetesë që gjeneron të ardhura, duhani, edhe këtë vit ka mbetur i pashitur.
Tashmë që po mbushet një vit nga hapja e seancave publike të vettingut çfarë mendojnë institucionet që po vëzhgojnë këtë proces? Avokatja e Popullit Erida Ballanca shikon me shqetësim funksionimin e KED që do të mbushë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa drejtuesja e Komitetit shqiptar të Helsinkit thotë se KLGJ dhe KLP nuk mund të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë madje as për SPAK sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa dispozita.
Luka Modriç është padyshim lojtari i momentit, e më i vlerësuari nga kolegët e trajnerët, e jo më kot u shpall fituesi i Top-it të Artë 2018.
Prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre kikirikë që nga mosha 4 muajshe, sipas një rekomandimi të ri. Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja të mbushë 1 vjeç për të përdorur ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.
U raportua se dy grupe rivale në Lazarat janë përplasur me armë zjarri, Policia e Gjirokastrës zbarkoi në Lazarat. Mbrëmjen e djeshme në sallën operative të policisë, ka mbërritur një telefonatë anonme, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Familja Kanani nga Fushë Peshtani në Poliçan jeton në skamje të plotë. 9 anëtarë të kësaj familjeje jetojnë në një dhome dhe ushqehen me vetëm një pension prej 55 mije lekesh të nënë Vaidesë.
Kampionati italian do të vijë sot me të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 17 të tij, teksa gjithçka do të startojë me Lazio-Cagliari në orën 12:30, për t’u mbyllur në mbrëmje me kryesfidën Juventus-Roma.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon deklaratë mbi telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një vizitë të tij në Beograd ka deklaruar në prani të presidentit Aleksandar Vuçiç se për Athinën zyrtare zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.
Kuvendi i Kosovës, me 62 vota pro, e ka kaluar në parim projektligjin për buxhetin e e vitit 2019 i cili është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro.
Dhoma e Përfaqësuesve nën drejtimin e republikanëve, miratoi mbrëmë një projektligj të përkohshëm shpenzimesh, i cili do t’i jepte Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej 5 miliardë dollarësh për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën. Presidenti Trump thotë se muri është i nevojshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë, teksa një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.