Vatra zjarri janë shfaqur në kodrat e Dushkut, në Lushnjë, si pasojë e pastrimit të tokave nga ana e fermerëve.

Një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Dushk. Mendohet se zjarri ka nisur nga pastrimi i tokave nga ana e fermerëve por me pas ka dalë jashtë kontrollit.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Lushnjes për të lokalizuar vatrat e zjarrit që mos të përhapen në sipërfaqe më të madhe.

Ditët e fundit në rrethin e Lushnjes janë shfaqur disa vatra zjarri, ku shkak në shumicën e rasteve kanë qenë nga pakujdesia e fermerëve të cilët pastrojnë tokat e tyre.

Top Channel