E shtunë, 22 Dhjetor 2018
11:21
Përplasje me armë? Policia zbarkon në Lazarat

U raportua se dy grupe rivale në Lazarat janë përplasur me armë zjarri, Policia e Gjirokastrës zbarkoi në Lazarat. Mbrëmjen e djeshme në sallën operative të policisë, ka mbërritur një telefonatë anonme, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

10:59
Në Poliçan, 9 anëtarë të një familje jetojnë në kushte ekstreme

Familja Kanani nga Fushë Peshtani në Poliçan jeton në skamje të plotë. 9 anëtarë të kësaj familjeje jetojnë në një dhome dhe ushqehen me vetëm një pension prej 55 mije lekesh të nënë Vaidesë.

10:37
Milan “gjysmak” përballë Fiorentinës

Kampionati italian do të vijë sot me të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 17 të tij, teksa gjithçka do të startojë me Lazio-Cagliari në orën 12:30, për t’u mbyllur në mbrëmje me kryesfidën Juventus-Roma.

10:28
Biseda Pompeo-Bushati, DASH: Sekretari i shtetit përgëzoi ministrin e Jashtëm

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon deklaratë mbi telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

10:22
Tsipras kritikon Kosovën; Kundër taksës 100% për Serbinë dhe themelimit të ushtrisë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një vizitë të tij në Beograd ka deklaruar në prani të presidentit Aleksandar Vuçiç se për Athinën zyrtare zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.

10:16
Kosova miraton buxhetin; E voton edhe partia që u shkëput nga “Vetëvendosja”

Kuvendi i Kosovës, me 62 vota pro, e ka kaluar në parim projektligjin për buxhetin e e vitit 2019 i cili është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro.

10:12
SHBA: Fondet për murin në kufi kushtëzojnë financimin e qeverisë

Dhoma e Përfaqësuesve nën drejtimin e republikanëve, miratoi mbrëmë një projektligj të përkohshëm shpenzimesh, i cili do t’i jepte Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej 5 miliardë dollarësh për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën. Presidenti Trump thotë se muri është i nevojshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

09:53
Gjermani, një i vdekur dhe nëntë të plagosur, dyshohet për sulm terrorist

Një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë, teksa një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.

09:40
Studentët e arkitekturës, analizojnë godinat historike në Gjirokastër

Një grup prej 27 studentësh arkitekture nga Tirana dhe Firence prej një jave gjenden në Gjirokastër dhe rrethinat e saj për një analizë shkencore që do të bëjë dokumentimin e matjeve të disa prej shtëpive karakteristike gjirokastrite.

09:23
OKB-Shqipërisë: Njeriu vendos vetë për identitetin e tij

Komiteti i OKB-së për eliminimin e diskriminimit racial është marrë në muajin dhjetor me Shqipërinë. Ai ka vlerësuar adaptimin vitin e kaluar të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve si dhe njohjen me ligj të nëntë grupeve minoritare, greke, maqedonase, aromune, roma, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.

09:09
Maqedoni, hyn në fuqi ligji për amnistinë

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka firmosur ligjin për amnistinë të miratuar para tre ditësh nga parlamenti. Ligji do të amnistojë një numër të madh të të akuzuarve lidhur me ngjarjet e dhunshme të prillit të vitit të kaluar në Parlament.

08:27
Aleatët e NATO-s, të shqetësuar për largimin e sekretarit Mattis

Gjatë dy viteve të fundit, sekretari i mbrojtjes i SHBA Jim Mattis u ka bërë thirrje homologëve të tij të shqetësuar në NATO që ta gjykojnë administratën Trump nga veprimet e saj dhe jo nga ato që shkruan Presidenti në Tweeter, apo nga komentet e tij të befta.

05:37
“Jelekët e verdhë” paralajmërojnë marshim drejt Versajës

Protestuesit e quajtur “jelekët e verdhë”, të cilët kanë bllokuar rrugët në të gjithë Francën dhe janë përleshur me policinë që nga mesi i nëntorit, do të marshojnë në ish qytetin mbretëror të Versajës, të shtunën, në luftën e tyre kundër reformave të qeverisë.

03:55
Rikthehet “Beverly Hills”, seriali i famshëm mbledh aktorët për vazhdimin

Seriali Beverly Hills po rikthehet dhe praktikisht do t’i ketë të mbledhur të gjithë personazhet e dikurshëm: Kelly-n, Donna-n, Brandon-in, Steve-in, David dhe Andrea.

03:13
Boeing ekzekuton porosi miliarda-dollarëshe, mposht konkurrencën me Airbus

Boeing duket gati të mposhtë rivalin european Airbus, për porositë e avionëve në vitin 2018, me një diferencë shumë të madhe, pasi përfundoi dy marrëveshje miliarda-dollarëshe Nigeria’s Green Africa Airways dhe Saudi Arabia.

02:42
Protesta e përjavshme në Gaza, vriten 3 palestinezë dhe plagosen mbi 40 të tjerë

Mijëra palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

01:56
Një i vdekur dhe 9 të plagosur në Gjermani, dyshohet për sulm kamikaz

Një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë, teksa një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.

00:48
SHBA-të lejojnë Irakun të importojë energji elektrike nga Teherani

Shtetet e Bashkuara i kanë garantuar Irakut edhe një lehtësim 90-ditor, duke i lejuar kështu të importojë energji elektrike nga Teherani, transmeton AP. Sektori i energjisë në Irak është duke u përballur me probleme të shumta dhe nuk i përmbush kërkesat e brendshme.

00:48
Papa mesazh të fortë për priftërinjtë abuzues: Dorëzohuni ndaj drejtësisë njerëzore dhe hyjnore

Papa Françesku i cilësoi të premten si “grabitqarë”, priftërinjtë që kanë abuzuar seksualisht me të miturit, duke bërë një nga komentet e tij më të forta ndonjëherë, gjatë krizës që ka kapur Kishën Katolike Romake.

00:15
Shpërthim në një minierë në Çeki, humbin jetën 13 persona

Plot 13 të vdekur kanë mbetur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, të ndodhur në një minierë në Republikën Çeke gjatë ditës së premte.

E premte, 21 Dhjetor 2018
23:45
Dortmundi mposht rivalin direkt, kryeson me +9

Borusia e Dortmundit forcoi pozitat në krye të renditjes së Bundesligës pasi mundi rivalin direkt Gladbahun në “Siglan Iduna Park”. Një fitore 2-1 për verdhezinjtë, që krijojnë më tepër shkëputje nga ndjekësit më të afërt në përfundim të një 90-minutëshi që dhuroi 3 gola, por dhe shumë raste të tjera për shënim.

23:22
Homeland 5 – Episodi 8

Shërbimi Sekret Izraelit vazhdon ta mbajë Saulin të burgosur dhe negocion me CIA-n për lirimin. Keri i kërkon ndihmë Alisonës, ndërkohë që Sauli arrin të arratiset. Një rrjedhë e papritur e ngjarjeve bën që Keri të kuptojë se kush i nxjerr dokumentet sekrete.

23:20
Liverpool mposht Wolvesin dhe feston Krishtlindjen si kryesues

Liverpooli do të festojë Krishtlindjen si kryesues i kampionatit anglez, pasi arriti të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën e mbrëmjes së sotme ndaj Wolverhemptonit.

23:03
Hell’s Kitchen/ Limone largohet nga kuzhina më e njohur në Shqipëri

Për 10 javë Limone ka dhënë një kontribut në “Hell’s Kitchen”, por mbrëmjen e sotme ajo gaboi më shumë nga konkurrentët e tjerë.

22:52
Hell’s Kitchen/ Debat i ashpër mes Shef Renatos dhe Sileones

Nën qeshjet me shaka të Sileones pas diskutimeve të shefit me Ervinit, gjeneron një debat të ashpër dhe ofensiv gjatë shërbimit të darkës mes shefit dhe Sileones.

22:30
Si portretizohej SHBA nga propaganda e Bashkimit Sovjetik

Artistët në kohën e regjimeve diktatoriale urdhëroheshin të bënin karikatura e ta paraqitnin Amerikën si vendi i shëmtuar kapitalist ku çdo gjë shkonte ters.

22:30
Ina Nuka, përlotet nga kolegët: Nuk kam mëri me 18-vjeçarin

1 muaj pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ju nënshtruar para një jave një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.

22:28
Hell’s Kitchen/ Brunilda godet me shuplakë Shef Renaton

Shefi i ka kërkuar Brunildës sikundër edhe konkurrentëve të tjerë se si do të sillej ajo nëse për një çast do të vendosej në rolin e tij!

22:23
Hell’s Kitchen/ Elvana në rolin e Shef Renatos?! Tepër e ashpër

Shefi i ka kërkuar Elvanës se si do të sillej ai nëse për një çast do të vendosej në rolin e tij!

22:22
Dëbimi i ambasadorit iranian, Bushati bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një postim në twitter ka bërë me dije se ai ka pasur një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

22:06
Hell’s Kitchen/ Si sillet Sileone në rolin e Shef Renatos

Shefi i ka kërkuar Sileones se si do të sillej ai nëse për një çast do të vendosej në rolin e tij!

21:57
Hell’s Kitchen/ Brunilda prek gjysmëfinalen, ja si reagon ajo

Pasi shef Renato ka shpallur pjatën e Brunildës si me të mirën e sfidës, dhe e njofton atë, që do të jetë imune gjatë darkës, duke kaluar kështu direkt në gjysmë finale!

21:44
Pema artificiale që pastron ajrin funksionon vërtet

Shkencëtarët thonë se projekti më i fundit eksperimental, ai i krijimit të një kulle që pastron ajrin, duket se ka nisur të funksionojë në Kinë.

21:39
Veliaj e akuzon për leje ndërtimi, reagon Tabaku

leje ndërtimi vetes së saj. Në njoftimin e dhënë nga Bashkia, thuhej, se jo vetëm Lulzim Basha i ka dhënë vetes me firmën e tij një leje për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon, duke shtuar 4 dhoma e madje pa paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë, por edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.

21:35
Hell’s Kitchen/ Çfarë ndodhi?! Elvana qesh në “Kuzhinën e Djallit”

Pasi shefi ka derdhur salcën e Elvanës, ajo ka nisur ta përgatisë prej fillimit.

21:35
Agjencia Europiane, foto nga liqeni i akullt në Mars

Agjencia Hapsinore Europiane, ESA, ka shpërndarë fotot e një krateri në Mars që është i mbushur me akull gjatë gjithë vitit.

21:33
Hell’s Kitchen/ Shef Renatos s’i pëlqen salca e Elvanës, ja si reagon ai

Salca e portokallit, që ka përgatitur Elvana nuk është në cilësinë që kërkon Shefi!

21:15
Hell’s Kitchen/ Brunilda përlotet pas eliminimit të Erionit

Brunilda pas eliminimit të Erionit, që ndodhi javën e shkuar nuk i përmbajti lotët!

20:58
PD: Basha s’ ka ndërtuar kat shtesë, leja skadoi

Selia e Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me katin shtesë që thuhet se ka ndërtuar Lulzim Basha.

20:45
Falë Fiks Fare, ALUIZNI i kthen 113 milionët qytetarit

Arben Myzeqari iu drejtua redaksisë së Fiksit me shqetësimin se nuk po gjente zgjidhje në asnjë institucion shtetëror. Madje shteti i kishte marrë 113 milionë lekë për t’i legalizuar një ndërtesë në tokë shtet, por që bashkia ja prish gjatë procesit të legalizimit.

20:24
Presidenti Meta përuron hapjen e “Festës së Verërave 2018”, në Pogradec

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit, ku u mikprit nga Kryetari i Bashkisë, Eduard Kapri, përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe qytetarë të shumtë pogradecarë.

20:19
Tirana miraton buxhetin; PD dhe LSI nuk marrin pjesë, PDIU voton “pro”

Tirana miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Këshilltarët e PD dhe LSI nuk morrin pjesë, ndërsa votoi pro PDIU.

19:47
Veliaj: 1104 familje përfitojnë kredi të butë, mes përfituesve edhe familje të Astirit

1104 familje dhe çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre.

19:36
Editorial/ Rama do të ndryshojë kabinetin. Socialistët thërrasin forumet për “gjyqin” e qeverisë

“E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë. E dyta, protesta i dha një grusht opozitës dhe e treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë. Shoqëria kërkon dialog”, do të shprehej Rama më 13 dhjetor.

19:32
Tirana thyen Flamurtarin, 3 pikët e nxjerrin jashtë “zonës së ftohtë”

Një fitore shumë të rëndësishme arriti Tirana këtë të premte, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve.

19:22
Një vit pas “pavarësisë”, protesta në Barcelonë kundër qeverisë “madrilene”

Demonstruesit janë përleshur me policinë në Barcelonë, gjatë protestës së organizuar kundër vendimit të qeverisë spanjolle për të mbajtur një mbledhje kabineti në kryeqytetin katalanas, në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u zhvilluan pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

19:14
Si u prit largimi i James Mattis nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes?

Ligjvënës republikanë e demokratë në Shtetet e Bashkuara janë shqetësuar nga lajmi i papritur i largimit të Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, i parë gjerësisht si një prej anëtarëve më të respektuar të kabinetit të Donald Trumpit.

19:07
Nëse nuk financohet muri me Meksikën, Trump kërcënon me pezullim të qeverisë

Donald Trump ka kërcënuar me një pezullim të gjatë të punës së qeverisë, nëse demokratët nuk pranojnë financimin e zotimit të tij për ngritjen e murit në kufi me Meksikën.

18:38
Veliaj: Jo vetëm Luli, por edhe Jorida Tabaku i dha leje ndërtimi vetes

Në administratën e kaluar të Bashkisë së Tiranës duket se ka qenë praktikë e të gjithë drejtuesve të saj që t’i jepnin vetes leje ndërtimi.

18:00
Aromë Krishtindjesh dhe shumë dashuri të shtunën në “Shiko kush Luan”

Përgjatë gjithë këtyre javëve, të ftuarit në “Shiko kush Luan” në Top Channel kanë sjellë pozitivitet dhe energji të mirë për publikun ndaj edhe këtë herë s’mund të ndodhë ndryshe.

17:59
Shtesa që Basha i dha lejen vetes, Veliaj: Të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.

17:49
Balla: Basha me makinën e pronarit të “Victoria Invest”; Reagon kreu i PD: T’i meriton një grusht…

Kreu i PD, Lulzlim Basha ka reaguar ashpër pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij, e cila quhet Viktoria dhe se pronari i projektit të Unazës është kumbari i familjes së Bashës. Basha tha se duhet t’i fusë një grusht.

17:44
Skënderbeu “harron” të fitojë, e mund edhe Kamza

Skënderbeu zhytet edhe më thellë në krizën e tij. Skuadra e Orges Shehit pësoi një tjetër humbje, këtë radhë 1-0 përballë Kamzës, duke regjistruar disfatën e katërt radhazi, për ta mbyllur vitin 2018 dhe fazën e dytë të kampionatit në mënyrën më të keqe të mundshme.

17:42
Kupat e Europës, FSHF trajnim klubeve për licencimin

U zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Workshop-i me përfaqësuesit e klubeve kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020.

17:26
Berber Azemi u vë zjarrin flokëve në studion e “Ftesë në 5”

Berberi i talentuar Azem Sheshi ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të na njohur me disa nga teknikat e tij të veçanta të qethjes.

17:15
Rrëzohet vettingu në politikë, mazhoranca voton kundër

Rrezohet nga mazhoranca drafti për Vettingun në politikë, i propozuar nga opozita. Nisma u rrëzua me 74 vota kundër, ndërsa 52 votat e opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate.

16:24
Trim flet për “La La” dhe planet për vitin 2019

Trimi, reperi nga Prishtina, është i vendosur të ketë një rol të rëndësishëm në muzikën shqiptare dhe këtë e tregojnë projektet e njëpasnjëshme që ai publikon. Vetëm pak ditë më parë, ai ka nxjerrë në treg projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “La La”.

16:14
KLP-ja, ende pa shtëpi. Ibrahimi: Së shpejti SPAK-u, BKH-ja dhe Kryeprokurori i ri

Reforma në Drejtësi ka zënë vendin kyç të diskutimeve në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja për këtë të premte. Më konkretisht është folur për një zhvillim shumë të rëndësishëm, që lidhet me një prej hallkave më kyçe të Reformës në Drejtësi, sikurse është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo strukturë sapo është krijuar dhe ka zgjedhur si kryetar të saj zotin Gent Ibrahimi, i ftuari i radhës në emisionin e Top Channel.

15:57
Lamtumira për mësuesen Luiza Dule. I mbijetoi tumorit, u vra në aksident

Luiza Dule humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë.

15:49
Krishtlindje pa reshje, mot i kthjellët e temperatura deri në 16 gradë

Festa e Krishtlindjes, këtë vit në territorin e Shqipërisë nuk do të jetë “e bardhë”. Sipas meteorologëve, viti 2018 do të mbyllet me një mot të qëndrueshëm, ku temperatura më e ulët do të shënohet në ekstremin verior.

15:45
Alkool në ekskursion, pushohet nga puna mësuesja e denoncuar në “Fiks Fare”

Pas videos së shfaqur në emisionin “Fiks Fare”, prindërit e nxënësve të shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë denoncuan rastin kur të mitur 13 dhe 14 vjeç konsumonin alkool në prani të mësueses së tyre, gjatë një ekskursioni në të cilin fëmijët kishin ikur pa lejen e prindërve.

15:39
Debat për Boden. PD: Nuk është i yni, por kandidat i Ramës

Një ditë pasi Parlamenti miratoi 5 nga 6 kandidaturat për Bordin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, opozita kërkoi që të kishte edhe ajo një përfaqësues, duke theksuar se këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta dhe ligji.

15:29
Interi vihet në lëvizje për Aaron Ramsey

Aaron Ramsey vihet në shënjestrën e Interit dhe ai që e bën këtë është pikërisht Beppe Marotta.

15:24
Vettingu “qetëson” Kuvendin. Debati për nismën e PD, palët s’kanë konsensus

Diskutimi parlamentar për vettingun e politikës nuk solli asnjë ndryshim në qëndrimet e palëve. Juristët e mazhorancës dhe të opozitës vijuan të lexojnë në mënyra të ndryshme opinionin e Komisionit të Venecias.

15:18
Bullgarët blejnë Telekomin. Aksionerët e rinj janë…

Telekom Albania është në mbyllje të negociatave për shitjen e kompanisë tek aksioneri kryesor i shoqërisë bullgare të telekomunikacioneve Vivacom, Spas Roussev.

15:06
Ekskluzive; Rama rrëzon kërkesën serbe: Kosova, shtet sovran! Vendos vetë

Serbia i kërkon Shqipërisë të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Pavarësisë së Kosovës. Vet kryeministrja serbe i ka dërguar dy letra homologut shqiptar, Edi Rama, ku i kërkon që të përdorë atë që ajo e quan “ndikimin e tij në Prishtinë”, në mënyrë që Kosova të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, ndër të cilat të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.

15:04
Pakti, 100 milionë euro. Projektvendimi për dyfishimin e buxhetit të Universiteteve

Qeveria ka përgatitur një projektvendim që ndryshon buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm duke dyfishuar fondet për arsimin universitar dhe kërkimin shkencor.

15:02
Protesta mbyllet për festa. Studentët: Rikthehemi në janar nëse Rama nuk reflekton

21 dhjetori, dita e fundit e mësimit në universitete para festave të fundvitit, shënoi njëkohësisht ditën e fundit të protestës për studentët.

14:56
Socialistët kërkojnë dënimin e Berishës me 10 ditë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Byrosë së Kuvendit përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti për 10 ditë, pas thirrjeve të ish-kryeministrit për të marrë armët.

14:54
Madrid, CR7 del “virtualisht” para gjykatës më 21 janar

Më 21 janar të vitit 2019 di të zhvillohet në Gjykatën e Madridit, seanca dëgjimore për Cristiano Ronaldon e akuzuar për evazion fiskal, të kryer gjatë periudhës kur ai ishte pjesë e Realit të Madridit.

14:15
Vjenë, dy të plagosur nga të shtënat me armë

Të paktën dy persona janë plagosur gjatë të shtënave në një restorant tejet popullor për turistët në qendrën historike të kryeqytetit austriak, Vjenë.

14:09
Turi i Spanjës, prezantohet itinerari i vitit 2019

Edicioni i Turit të Spanjës për vitin 2019 do të jetë shumë sfidues për çiklistët që do të marrin pjesë në të, e kjo për faktin se do të ketë një sërë etapash malore gjatë tij.

14:00
“O djem, rrëmbeni armët”. PS kërkon përjashtimin e Berishës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, i cili bëri thirrje për rrëmbim armësh.

13:56
“Protestë” te Man. Utd., Mourinhon e larguan lojtarët

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Manchester United vazhdon të jetë lajmi i ditës në medien britanike. Së fundi, tabloidët e vendit ishullor zbuluan prapaskenat e këtij shkarkimi, duke theksuar se ishin futbollistët ata që ndikuan në vendimin e drejtuesve të “djajve të kuq” për trajnerin portugez.

13:31
Zgjedhjet vendore, Lleshaj takon krerët e bashkive dhe ata të policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një mbledhje me Prefektët, Kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

13:14
Euronews Gjermani: Momente shoku, kryeministri goditet me vezë

Euronews Gjermani ka pasqyruar seancën e djeshme parlamentare në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama u godit me vezë nga deputeti i PD-së, Endri Hasa.

13:08
Milan dhe Chelsea mendojnë shkëmbimin e bujshëm

Alvaro Morata dhe Gonzalo Higuain po bëhen protagonistë të merkatos ditët e fundit.

13:00
Berisha bën thirrjen e fortë: Djem, rrëmbeni armët!

Në një fjalim me tone shumë të ashpra, Sali Berisha i bëri apel mazhorancës që të miratojë amendamentet për vetting-un në politikë, ndryshe, u shpreh ai, në rrugët e qytetit do të ushtojë thirrja: O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

12:57
“Skllav dhe ndrikull”, Berisha replikon me Manjën dhe Gjylametin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur sesionin parlamentar të këtij viti me akuza dhe replika, ku erdhën para së gjithash pas fjalës së deputetit socialist Ulsi Manja, teksa ishte duke u diskutuar Vetting-u në politikë.

12:38
Wake Up/ Revolt Klan: “Nuk do të këndojmë më bashkë”

Në vitin 2000 Grupi Revolt Klan ka nisur hapat e tij me shumë anëtarë dhe më pas u shpërbë si grup, duke mbetur vetëm dy prej tyre, Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati.

12:33
Berisha: “Minjtë” duan të mbrohen pas thinjave të Majkos

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kuvend se “përfaqësuesit e krimit janë zhdukur si minjtë”, duke iu referuar mazhorancës dhe shtoi se “po kërkojnë të mbrohen me thinjat e Majkos”.

12:33
Wake Up/ Bekim Fetahu, “lajmëtari” që lobon nga Kosova në Shqipëri

Ai vrapon gjatë gjithë vitit, në të 365 ditët e tij. Dhe nuk vrapon kot , pa asnjë qëllim.

12:27
Kickbox, titulli botëror në Tiranë. Adriatik Cami-Ayoub Zerouali, për brezin e artë

Këtë të shtunë, në ambientet e “Feti Borovës”, në Parkun Olimpik të Tiranës, do të zhvillohet dueli i “kickbox”-it për titullin botëror për peshën deri në 75 kg, mes sportistit shqiptar Adriatik Cami dhe marokenit Ayoub Zerouali.

12:22
Wake Up/ Një kartolinë e veçantë për festat. Nisma e piktorëve të vegjël të fshatit SOS

Fëmijët e fshatit SOS kanë portretizuar botën e tyre të pasur artistike në disa kartolina për të uruar festat e fundvitit.

12:21
SHBA, tërheqje edhe nga Afganistani?

Pas planeve për tërheqje nga Siria, nga Uashingtoni mbërrijnë lajmet se trupat amerikane do të tërhiqen në një numër të konsiderueshëm edhe nga Afganistani.

12:15
Punimet për Portin e Durrësit, pritet thellimi i basenit vitin tjetër

15 vjet pas nisjes së projektit të parë, që dështoi dhe përfshiu në një konflikt gjyqësor e financiar firmën daneze të zbatimit dhe qeverinë shqiptare, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Afrim Bakaj, deklaron se projekti për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës në portin më të madh të vendit do të realizohet brenda vitit 2019.

12:09
Durrës, PS-LSI bashkojnë votat

Me shumicë votash, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi mbrëmjen e së enjtes buxhetin për vitin 2019.

11:52
Treni ndan më dysh autobusin, 3 viktima e 22 të plagosur në Serbi

Tre të vdekur, mes tyre një fëmijë, dhe 22 të plagosur, është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur paraditen e së premtes në afërsi të qytetit të Nishit, në Serbi.

11:46
Llullaku, supergol dhe asist ndaj gjigandëve rumunë! (Video)

Viti 2018 i Azdren Llullakut u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

11:41
Kapiteni i Romës parashikon të ardhmen…

Kapiteni dhe legjenda e Romës, Daniele De Rossi nuk do të udhëtojë me verdhekuqtë drejt Torinos, për t’u përballur me Juventusin kryesues, për shkak të një dëmtimi që po e mban prej javësh larg fushave të blerta.

11:36
Policia hap dyert për studentët me rezultate të larta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Twitter se Policia e Shtetit ka hapur dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta.

11:22
Tiranë, merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm në dy lagje

Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.

11:18
Kryemadhi: Vetting-ut politik t’i shtojmë analizat e drogës

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në Kuvend se vetting-u politik duhet të përfshijë edhe analizat e drogës.

11:08
Tension për ishujt e Egjeut, Greqia kërcënon Turqinë

Krerët më të lartë ushtarak të Greqisë janë shprehur me ashpërsi duke dërguar një sërë paralajmërimesh jashtëzakonisht të forta ndaj Turqisë, duke kërcënuar se “do të shtypin trupat e saj ushtarake nëse ata guxojnë të vendosen në ndonjë ishull të diskutueshëm në Detin Egje”.

11:07
Hungari, presidenti miraton “ligjin e skllavërisë”

Presidenti hungarez, Janos Ader, nënshkroi ligjin e punës, subjekt i protestave masive kundër qeverisë, i cili u pagëzua si “ligji i skllavërisë” nga sindikatat dhe punëtorët.

11:00
Kategoria Superiore, drejt mbylljes së dy fazave të para

Java e 18 e Kategorisë Superiore dhe ajo që do të ulë siparin e gjysmës së parë të kampionatit nis këtë të premte me dy sfida shumë interesante, në dy orare të ndryshme.

10:41
Lezhë, makina përplas mësuesen dhe nxënësen pranë shkollës

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Lezhës.

10:37
Rifillojnë fluturimet në “Gatwick”. Analisti Judah: E çuditshme që nuk mbrohemi dot nga dronët

Aeroporti “Gatwick” i Londrës njoftoi se do të rifillojnë fluturimet pas mbylljes 24-orëshe, për shkak të fluturimit të dy “drone”-ve mbi aeroport, gjë që detyroi policinë të anulojë të gjitha fluturimet e parashikuara.

10:28
PD: Bode është i Ramës, nuk na përfaqëson!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi në Kuvend se Ridvan Bode, i zgjedhur mbrëmë në orët e vona si anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson PD-në, por Edi Ramën.

10:27
Porta e Kuqe – Episodi 3 dhe 4

Episodi 3 – Kaliostros i kthehet makthi më i keq në realitet. Ai merr pjesë në funeralin e tij, ku dëshmon dhimbjen e atyre që e donin, por në të njëjtën kohë habitet nga prania e një djali misterioz, Jonasi. Ky njeri duket se është në të njëjtat kushte si Kaliostro, por fjalët që i thotë nuk janë aspak ngushëlluese. Ana, ndërkohë, mezi pret të zbulojë sekretet e të shoqit, para se të vritej.
Episodi 4 – Lajmet e këqija sa vijnë e shtohen për Kaliostron. Kolegët që i shihte me sy të mirë, të gjithë e kanë nga një sekret. Për më keq, secili prej tyre mund të jetë vrasësi i tij. Dyshimet më të mëdha janë mbi Paoleton, me të cilin nuk shkonte aspak mirë, e që tani po shoqërohet me persona të dyshimtë.