Solskjaer: Pogba shumë i rëndësishëm për ne, fotoja për mua nuk ka asnjë problem

18/10/2019 20:00

Një foto e cila është bërë virale nëpër rrjete sociale ku shihet Paul Pogba së bashku me teknikun francez Zindine Zidan, ka shkaktuar jo pak polemika.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe trajneri i Manchester United, Solskjaer, i cili ka deklaruar: Nuk kam degjuar nga Pogba që dëshiron të largohet nga Manchester. Dëshira e Paul është të qëndroj me ne dhe të luajë mirë. Ai është pjesë e planit tonë për të shkuar përpara. Ka luajtur mes shumë dhimbjesh dhe kritikash. Ndaj Rochdale dhe Arsenal ai mund të mos luante, por kishte dëshirë të luante dhe të rikthehej, por u dëmtua. Tani dëshiron të rikthehet dhe po punon shumë për ta arritur këtë gjë. Nuk e kuptoj, del një foto dhe menjëherë ka spekulime, për mua nuk ka asnjë problem”.

Top Channel