Reali në kërkim të një mesfushori, por Napoli i mbyll dyert e një transferimi të mundshëm

18/10/2019 19:42

Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori për të zëvëndësuar kroatin Luka Modriç. Los Blancos i kanë hedhur sytë nga kampionati italian dhe janë vënë në ndjekje të lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas mediave në Itali, presidenti Aurelio De Laurentiis i ka bërë të qarta kërkesat e tij duke deklaruar që nuk ulet në tavolinën e bisedimeve nëse klubi i interesuar për lojtarin të mos ofroj shifrën e 180 milionë eurove.

Kujtojmë që Napoli e bleu lojtarin verën e vitit 2018 për shifrën e 35 milionë eurove, ndërsa sot iberiku konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim.

Top Channel