Realizimin e një reforme zgjedhore tërësore, jo vetëm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kryeopozitari Lulzim Basha e konsideroi urgjencë kombëtare në një kohë kur Qeveria dështoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Basha shpalosi edhe disa nga pikat themelore që, sipas tij, duhet të përmbajë kjo reformë.

“Një reformë zgjedhore, jo thjesht ndryshime të Kodit Zgjedhor. Një reformë zgjedhore që ta ndajë politikën nga krimi. Një reformë zgjedhore e cila t’i japë fund mundësië për të patur sërish një sistem si ky ku 10 njerëz janë pronarë të institucioneve. Së pari, të garantohet lira e votës për qytetarët. Së dyti, një sistem që garanton përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve. Ndryshime kushtetuese që bëjnë të mundur ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Ndarja e politikës nga krimi është pjesë e pandalshme e kësaj reforme”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së deklaroi hapur edhe mbështetjen për kushtetet e Bundestagut gjerman për krijimin sa më parë të SPAK-ut dhe rifunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

  Negociatat/ Basha: “Po”-në gjermane me kushte e arritëm ne; donim rezultat ndryshe nga ky i sotmi

  Pas kthimit nga Berlini, Basha: Kam informacione të sigurta, mosbesim ndaj raporteve të KE-së

Top Channel